BE e përçarë mbi vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Moskës

April 16, 2014 21:25

BE e përçarë mbi vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Moskës

Situata në Ukrainë dhe mos kalimi i vizës së kuqe nga ana e Rusisë, duket se ka theksuar ndarjen midis shteteve anëtare të BE-së, mbi vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë. Edhe pse Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve ranë dakord më 24 prill të zgjeronin listën me 33 anëtarë të tjerë, përplasje më të thella janë shfaqur për aplikimin e një faze të tretë sanksionesh.

Ministri francez i Punëve të Jashtme Laurent Fabius, ka deklaruar se drejtuesit e BE-së mund të mblidhen javën e ardhshme për të adoptuar fazë e tretë të sanksioneve. Diplomatët europianë e gjykojnë pak të mundshme mbajtjen e një Samiti të jashtëzakonshëm, pasi pozicionet e tyre janë ende larg njëri tjetrit.

Gjermanët nuk janë shfaqur shumë aktiv gjatë mbledhjes së fundit duke mbajtur një profil të ulët, ndërkohë që zv.kancelari gjerman Gabriel ka ftuar Rusinë të shfaqë se dëshiron vërtet të ulë tensionin, gjatë diskutimeve që priten të zhvillohen të enjten në Gjenevë ndërmjet rusëve, ukrainasve, europianëve dhe amerikanëve.

Britanikët nuk pranojnë bllokimin e flukseve financiare me Moskën, francezët kanë një kontratë shitjesh anijesh lufte me Rusinë, që nuk duan ta prishin, Lituania e varur tërësisht nga gazi rus, kërkon sanksione mbi sektorin bankar dhe shitjen e armëve. Të pavendosura janë shfaqur edhe vendet e tjera si Belgjika, Holanda, Finlanda, Rumania, Sllovenia, Sllovakia dhe Kroacia.

 

April 16, 2014 21:25
Komento

2 Komente

  1. MALUKATI April 17, 07:37

    ME KE E KRUANI ME PUTININ O KOK PA LARE ME ATE SE HA DOTE AMERIKA

    Reply to this comment
  2. P.A.B April 18, 06:40

    “Gjithe keto burra te merzitur” po si eshte puna me “demokracine” e kur eshte kaq e thjeshte, pse nuk bien dakort? 1) hegjemonia Amerikane e $ – dollarit 2) marredheniet financiare me Rusine. Ky konflikt sjell pyetjen: “po kostot?”

    Alain de Lille,nga shek. e 12-te deklaron: “Paraja eshte gjithshka”. Teolog e filozof, qe ne te gjalle eshte i pari qe u quajt “Doctor Universalis” per njohurite ne disa fusha. (nga ai ka ngelur shprehja: jo cdo gje qe shkelqen eshte flori) 7 shekuj me vone Marksi thote te njejten gje. Paraja dhe Ekonomia, Rusia kushtezon marredheniet ne shume fusha me burimet qe ka.

    Ne politike fuqite rajonale kane disa ndryshime. Kina shkon drejte “forces se bute e graduale” Jane interesante vezhgimet e Kisingerit, bazuar ne politiken e saj dotore ne historine 5.000 vjecare. Ndersa ne Rusi ka nje konfuzion [tek elitat e populli] duken shenja padurimi dhe nervozizmi te ri-vendosin fuqine qe kane pasur, shpesh ne menyre agresive. Shembujt jane ne Ceceni, Gjeorgji, e tashme ne Ukraine; ku Rusia ka favorizuar forcen. Ndikuar dyfish nga opinioni i brendshem qe s’pret asgje me pak; e ai i huaj… ndaj te cilit do i ulen piket po s’veproi fare, Rusia shpesh mbi-reagon. Problemi eshte se “kur tregon dhembet” pikerisht ne ate kohe humb Miq. Dhe ato kane “opinione publike ne vendet e origjines” qe…dhe kur s’ju interesojne aq veprimet e Rusise duhet te shihen sikur po bejne dicka.

    Rusia ka forme ne konflikte; qe nga 1945 eshte perfshire ne 52 te tilla (ne mos gaboj) e megjithese ka pare se “dhuna nuk e eradikon shkakun” prape rikthehet ne ate qe di. Por ne favor te tyre duhet thene, se kur ka probleme ne regjionin e saj eshte me mire te kuptohet e te mbahet prane sesa te antagonizohet. Te gjithe e kuptojne se Rusine duhet ta kesh ne krahun tend, nga ana tjeter “eventet ju forcojne doren” Nga ky ngerc askush nuk fiton. Problemi s’qendron tek bisedat, denoncimet e sanksionet; me teper tek fakti se kush do dale jashte-proporcionit e ” te ngreje doren” i pari ne Lojen e Pokerit Politik, me pas … si do pergjigjet pala tjeter. Shpesh ne situata te nxehta, shume ane gati te padukshme kushtezojne te Teren, fare mire presione te tilla rezultojne kunder-produktive ne ekonomi (te pakten) e kjo na ndikon te gjitheve ne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*