BE e përçarë për emigrantët, 12 vende bojkotojnë Samitin e Brukselit

June 24, 2018 22:49

BE e përçarë për emigrantët, 12 vende bojkotojnë Samitin e Brukselit

Liderët europianë janë mbledhur në Bruksel për të gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit të emigrantëve të jashtëligjshëm.

Projekti i kancelarit austriak për kampe emigrantësh në Shqipëri ka mbështetjen e një pjese të qeverive europiane dhe kualicioneve ku janë të përfshirë nacionalistët. Vendimtar do të jetë qëndrimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka presionin e aleatit në qeveri social-kristianit Horst Xehofer që kërcënon të zhysë në destabilitet politik Gjermaninë nëse nuk gjendet një zgjidhje për emigrantët.

Ngritjen e kampeve jashtë kufijve europianë e mbështet edhe Italia, e cila përkrah variantin e Afrikës Veriore më tepër se Ballkanin. Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron kërkon që kërkesat për azil të shqyrtohen në Itali e Greqi dhe të dëbohen menjëherë emigrantët ekonomikë. Makron propozon sanksione për vendet që mbyllin kufijtë.

“Eshte e papranueshme  që vende të ndryshme të përfitojnë nga solidariteti i Bashkimit Europian, ndërkohë që për çështje si ajo e emigrantëve shpallin interesat e veta kombëtare”, tha Makron.

Shpresat për marrëveshje megjithatë janë të pakta. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar pak më shumë se gjysma e udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 16 prej tyre kryesisht nga shtetet perëndimore. Ndërsa vendet lindore si Hungaria, Polonia, Çekia e Sllovakia e kanë bojkotuar./klan

l.h/ dita

June 24, 2018 22:49
Komento

3 Komente

  1. qitja e kokes se Monstra -s ne BE , zgjon revolten ne vendet e UNIONIT June 24, 23:01

    macroni ben shejtan budallain Filozof ,

    “pa kuptuar” se ne Thelb Tregetia e Skelleverve

    qe Sekti i BE-s kerkon ta ktheje ne kte shekull

    perseri ne Ligje ,bie ndesh me vet ndjenjat e Kulturen njerezore te ksaj Bote dhe eshte nji shkelje Flagrante e te Drejtave Njerezore !

    Nuk funxionon sepse jovetem nuk perfaqson interesat
    e kohes dhe vendeve te Unionit , por eshte nji Politike
    ne thelb kriminale cnjerezore ,qe nuk
    perben aspak problemet e hqetesimet e momentit
    te vet Kontinentit .

    Ndoshta kjo eshte nji Revolt e Heshtur e vendeve te Unionit ne mbrojtje te Demokratise nga Monstra qe ka lindur papritur e qe nuk i ishte premtuar …

    Reply to this comment
  2. Lesh arapi June 24, 23:55

    Shume mire kane bere qe e bojkotojne, apo te shkojne dhe te marrin kuota per emigrantet klandestine nga gungacja Merkel, dhe gay Macron.

    Reply to this comment
  3. Pellazgos June 25, 14:54

    Mirepo Angloamerikanet edhe Francezet zoti me comentin Lesh arapi u ndertuan me zezake,me bombardime te Libyse,te Irakut,te Sirise.
    Kolonite dhe interesat e tyre globale jane ne dem te Evropes dhe sidomos te shteteve te vogla.
    Po mos te qene keto qellime koloniale nuk do ishte krijuar as Albanistani tend.
    Prandaj kete gjelle te thartuar ta hame ne me shume se ata qe e gatuan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*