BE është krijuar nga nazistët? Brukseli i shqetësuar

March 14, 2019 22:00

BE është krijuar nga nazistët? Brukseli i shqetësuar

Dy muaj para zgjedhjeve europiane, paritë ekstremiste të djathta kanë shpërndarë teorinë se Bashkimi Europian është krijuar nga nazistët. Këto hamendësime kanë shqetësuar Brukselin, i cili kërkon ndihmën e vendeve anëtare për të luftuar këtë dezinformim.

Bashkimi Europian është i shqetësuar nga rritja e shpejtë e teorive konspirative dhe komplotiste mbi origjinën e Unionit në disa shtete anëtare, por kryesisht në Francë. Sipas këtyre teorive, Bashkimi Europian është krijuar nga nazistët dhe financuar nga CIA. Këto teori paraqitet nga politikanë të ekstremeve të djathta vetëm dy muaj para zgjedhjeve europiane të 26 Majit.

Margaritis Schinas, kryezëdhënës i BE-së: “Ashtu si dhe ju, edhe ne pyesim veten nga vijnë këto teori konspirative apo lunatike në Francë, sipas të cilave Bashkimi Europian qenka krijuar nga nazistët dhe pse ato vijnë tani? Ajo që duam të them, është që në vend që të ketë interesim mbi ata që supozohen në thonjëza të kenë financuar themelimin e Bashkimit Europian, duhet që interesimi të shkojë te financimet e atyre që duan ta shkatërrojnë Bashkimin Europian aktualisht”.

Komisioni Europian ndjehet i vetmuar në këtë betejë kundër dezinformimit dhe i bënë thirrje shteteve anëtare, shoqërisë civile dhe mediave që të luftojnë kundër dezinformimit.

Margaritis Schinas:Dua të theksoj, se disa herë kemi përshtypjen që jemi  shumë të vetmuar në këtë betejë. Kur sulmohet Brukseli, krijohet përshtypja, se shtete anëtare nuk preken nga ky sulm. Ndaj them, që ndihemi të vetmuar. Në fakt, sa herë që sulmohet Brukseli dhe Bashkimi Europian sulmohen gjithashtu kryeqytetet e shteteve anëtare dhe shpirti i bashkëpunimit të 27 vendeve. Kjo nuk është një betejë që nuk mund të fitohet nga Brukseli”.

Zëdhënësi i Unionit kërkoi marrëveshje dhe mbështetje të institucioneve të tjera europiane, të shteteve anëtare, shoqërisë civile pasi sipas tij, kjo është një betejë komplekse dhe shumë e komplikuar.

v.l/ Dita

March 14, 2019 22:00
Komento

5 Komente

  1. lalai March 15, 00:19

    Kur ka budallenj ka dhe dizinformime…!!!
    Kur eshte formuar BE apo Union epo veri çfarë emri të duash CIA ishte akoma 1 foshnje e sapolindur nga SS Gjermanë që dërguan Spermën Europiane në in Vitro në Usa dhe mbas pllenimit artificial u formua CIA.
    Kur djali nuk ka lindur apo eshte foshnje si u bë BABA për BABANË që e nxori nga bilja!?!?!?!

    Reply to this comment
  2. Hani pak mos hani shume m.... March 15, 00:30

    Kerkoni ndihme nga Siria, Iraku, Afganistani, Erittra Senegali, Filipinet, India, Kina, Vietmami e me rradhe se me popullsine e ketyre shteteve i keni shperfytyruar shtetet tuaja, Evropen e bashke me te edhe BE.
    Nashi hani mus, sa te doni nuk u ben gje, keni fituar imunitet.

    Reply to this comment
  3. fteri March 15, 06:34

    Mos u trembni, nga vepra e nazistve ,sdhe në rast se është e vërtet ,siç mori emrin Maçedonia e veriut dhe u zgjidh problemi edhe ju emroeni ” BASHKIMI RI EUROPIAN ! “

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 March 15, 10:11

    “BE është krijuar nga nazistët? Brukseli i shqetësuar”
    plotësisht e vërtetë!!
    ku qëndron problemi??
    bota është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët
    austarlia nuk egziston
    fluturimet në hapsirë janë një gënjeshtër
    bota është vetëm ajo që kemi parë ne personalisht
    e kështu me radhë!!
    lind pyetja!?
    a ja vlen të bindësh idiotin??
    jo!!
    ai ka mndimin e tij dhe ka të drejtë!!po të mos kishte të drejtë!?do ti kishte plasur neuroni i vetëm që ka në kokë!!
    POR edhe nëse e paskan krijuar nazistët!?
    atëherë mund të themi se paskan bërë të paktën një vepër të mirë!!
    mos vallë nuk thoshin të njëjtat gomarllëqe shtete e konfederatës së jugut gjat luftës civile në amerikë!
    mos vallë krijimi dhe forcimi i amerikës ishte një gabim??

    Reply to this comment
  5. bart72 March 15, 12:29

    Sa te keni te koruptuarit e pijanec tju drejtojne keshtu do perfindoni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?