BE financon 1.8 milionë euro. Ekspertët francezë dhe italianët mbërrijnë për reformën në administratë

July 9, 2015 13:04

BE financon 1.8 milionë euro. Ekspertët francezë dhe italianët mbërrijnë për reformën në administratë

Departamenti i Administratës Publike do të mbështetet nga ekspertë francezë dhe italianë në reformën që ka nisur për të zbatuar në praktikë ligjin e ri për  Shërbimin Civil dhe ligjin për procedurat administrative.

Në një aktivitet të zhvilluar sot paradite është prezantuar projekti i binjakëzimit të DAP me Shkollat Kombëtare të Francës dhe Italisë. Ky projekt, i cili synon ta afrojë vendin me standardet europiane do të mbështete nga BE, e cila ka akorduar një shumë prej 1.8 milionë eurosh.

Ministrja Harito duke marrë fjalën në takim theksoi rëndësinë e veçantë që i ka kushtuar Qeveria Shqiptare reformimit të administratës publike, si një nga pesë prioritetet kyçe për integrimin e vendit në BE, por edhe si e vetmja mundësi për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e punës së administratës publike në shërbim të qytetarëve.

Sipas ministres Harito ndryshimet legjislative dhe ato të mënyrës së rekrutimeve në administratën publike shumë shpejt do të japin rezultatet e tyre edhe në drejtim të luftës kundërr korrupsionit.

Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit të BE, Yngve Engstrom tha se ky projekt binjakëzimi kontribuon në konsolidimin e një administrate profesionale dhe mirëfunksionuese dhe, nëpërmjet ekspertizës mbi praktikat më të mira europiane, krijon bazën për investime të ardhshme në shërbimet publike në përfitim të qytetarëve shqiptarë

Burime zyrtare nga MIAP thanë se ekspertë francezë dhe italianë, me një përvojë mjaft të madhe në këtë fushë pritet të vijnë në Shqipëri për të ndihmuar homologët shqiptarë në zbatimin e ligjit të ri për Shërbimin Civil dhe ligjit për procedurat administrative. I gjithë projekti do të zbatohet për një periudhë prej 2 vitesh.

July 9, 2015 13:04
Komento

3 Komente

  1. yy le July 10, 15:23

    me pak fjale italianet dhe francezet do te paguhen 1.8 milion euro nga be, ndersa ne do te marrim pupin. po kaq te trashe jemi sa na terheqin prej hunde e behemi kavie per eksperimentet eketyre karagjozeve. italianet nuk po reformojne dot administraten e tyre publike qe e kane hipertrofike e skandaloze (mgjths ne nivele te larta goxha kompetente por jo eficente). keto lojra jane te llojit keni ca pare per te marre por mqs nuk ua jap dot ne kuadrin e be, shkoni se po ua le canten ne shqiperi. te cfare rangu jane ekspertet qe do reformojne per te saten here administraten publike shqiptare dhe nuk ka ne shqiperi djem e vajza qofte edhe te diplomuar ne france itali gjermani e gjetke aq ne gjendje sa te reformojne administraten publike shqiptare per gjysmen e cmimit qe marrin italiane e franceze? mos tallni me karin me ate popull se nuk i ha njeri keto brrockulla apo mjafton te jene te huaj e i ulni breket vet ju pa pyetur kush jane e sa ja vlejne ose mos kemi ne vend burime qe ta bejne nje gje te tille me me leverdi? mos i nxirrni keshtu apriori idiote patologjike shqiptaret se nuk jane te gjithe te tille, ka edhe qe dine, po jepuni nje mundesi mos i lini te zvarriten rrugeve e keta palloret e huaj, (te tille jane se nuk vijne eliatat te humbasin kohen ne shqiperi per 1,8 milion euro) tallin karin e ju hipin ne kurris. po kini pak respekt per veten o u qifsha ato motrat ku ti keni se po tall karin bota me ju. po thone hajde vemi marrim ca pare ne shqiperi. po na felliqet ore ordinera na nxorret bojen, po na vjen tur te themi jemi shqiptare se kane filluar na marrin per komb budalla, sa po qajme diten kur na merrnin per komb kriminel.

    Reply to this comment
  2. yy le July 10, 15:26

    po kesaj zonjes ende nuk ja kane dhene rezultatet puna qe ka bere. atehere s’ka bere gje. apo pret vjeshtren te piqen rrushte.

    Reply to this comment
  3. yy le July 10, 15:33

    botoni emrat dhe cv e eksperteve italiane e franceze qe tu shohim pervojen. ama botoni cv e atyre qe efektivisht do te punojne, jo cv e profesoreve prane te cileve mund te jene asistente (sa per italine e dime mire si emerohen e sa vlen pjesa me e madhe e asistenteve, sidomos universitetet e jugut) as cv e eproreve te tyre nese jane punonjes te administrates publike. por cv personale, punen qe do te bejne ne shqiperi, per sa kohe do ta bejne, kur parashikojne ti marrin rezultatet, cilat do te jene pikat e dobeta per tu permirsuar (s’ka perfeksion ne keto lojra), dhe sa kohe parashikojne te mbaje kjo reforme pa patur nevoje per nderhyrje te reja. dhe ne fund mos harroni te na thoni edhe sa mexhite do te marre secili nga keta xhentelmene per punen qe do te beje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*