BE angazhohet të ndalojë vërshimin e refugjatëve nga Lindja “me të gjitha masat e nevojshme”

March 4, 2020 14:59

BE angazhohet të ndalojë vërshimin e refugjatëve nga Lindja “me të gjitha masat e nevojshme”

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian pritet të miratojnë sot një draft për masat që duhet të merren për ndalimin e fluksit të refughatëve të paligjshëm në hapësirën europiane.

“Kalimi ilegal nuk do të tolerohet. BE-ja dhe anëtarët e saj do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar këtë të ndodhë dhe u kërkon migrantëve të mos rrezikojnë jetët e tyre duke tentuar kalimin illegal përmes tokës apo detit”, citon gazeta greke “Kathimerini” draftin.

Dokumenti parashikon edhe dislokimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë të FRONTEX teksa bën thirrje që çdo subjekt që vepron në terren të mos lejojë përhapjen e lajmeve të rreme.

Përmes këtij dokumenti Këshilli i kërkon Turqisë që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2016 dhe të mos ndërmarrë veprime që rrezikojnë jetët njerëzore.

Situata ka hyrë në fazën e emergjencës pasi Turqia hapi kufijtë për të lejuar kalimin e refugjatëve drejt Europës.

j.l./ dita

March 4, 2020 14:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim