BE-ja paralajmëron masa ndaj Turqisë

July 11, 2019 17:31

BE-ja paralajmëron masa ndaj Turqisë

Bashkimi Evropian është i vendosur të kufizojë kontaktet dhe fondet ndaj Ankarasë, si hakmarrje ndaj asaj që BE-ja e quan “shpime të paligjshme” të Turqisë, për gaz dhe naftë jashtë Qipros. Shpimet turke, BE-ja i sheh si ndërhyrje në zonën ekonomike ekskluzive të Qipros.

BE-ja është gati të shtojë më tej masat ndaj Turqisë, thuhet në deklaratën të cilën e ka parë agjencia Reuters.’Pavarësisht nga synimet tona për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë, përshkallëzimi i vazhdueshëm i saj dhe sfidimi ndaj sovranitetit të shtetit tonë anëtar Qipros, në mënyrë të pashmangshme do ta detyrojë BE-në të përgjigjet në solidaritet të plotë”, tha të mërkurën, Donald Tusk, president në largim i Këshillit Evropian.

BE-ja kishte paraparë t’i jepte Turqisë 4.45 miliardë euro për të realizuar reforma politike, dhe në fusha tjera, në mënyrë që të përgatitej për një anëtarësim të mundshëm në bllok. Por, vitin e kaluar, Brukseli tërhoqi 175 milionë euro në shenjë proteste ndaj asaj që e shihte si përkeqësim të drejtave të njeriut në Turqi.

BE-ja ka thënë se Ankaraja nën udhëheqjen e presidentit, Reccep Tayyip Erdogan, po largohet nga blloku evropian. Por, ndërsa blloku ka nevojë për Turqinë në çështje të tilla si siguria dhe migracioni, një diplomat i BE-së i përfshirë në diskutimet e fundit, tha për Reuters, se çdo sanksion i ardhshëm do të ishte i kufizuar.

“Mos prisni ndonjë sanksion të gjerë ekonomik”, theksoi ai. Ankaraja, të mërkurën kundërshtoi kritikat e Greqisë dhe BE-së se shpimet turke jashtë Qipros ishin të paligjshme.

 

b.b/dita

July 11, 2019 17:31
Komento

3 Komente

  1. Arben July 11, 18:30

    I gjithe deti mesdhe eshte territor Osman, jo vetem pjesa lindore.

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane July 11, 20:20

      Turkoshak vazhdo te mbrosh osmanet. Ku e gjeten Mesdheun osmanet apo nga shkretetirat e Mongolose qe i podhen? E pe Erdoganin si komplotonte kunder Kosoves ne bashkepunim me ruset. Ashtu sic kane bere dikur dhe osmanet kur jepnin toka shqiptare te shpetonin Anadollin. Pttuuu race e poshter turkoshanesh antishqiptare.

      Reply to this comment
  2. Pellazgos July 11, 23:01

    Po Anglezet qe krijuan Ameriken ku e gjeten ate te drejte te vrasin vendasit,te sjellin zezake me zingire nga Afrika zoti Perandoria.
    Aq re drejte sa ka Anglia ne Amerike kaq edhe Turqia,apo Cifutet.
    Ku ka drejtesi dot,ka vetem muskuj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*