BE kërcënon me vendosjen e vizave për qytetarët amerikanë dhe kanadezë

April 8, 2016 14:19

BE kërcënon me vendosjen e vizave për qytetarët amerikanë dhe kanadezë

Në takimin e ardhshëm të Këshillit të Komisionerëve, i parashikuar për t’u zhvilluar të martën në Strasburg, pritet që Komisioni Evropian të diskutojë mungesën e reciprocitetit për regjimin e liberalizimit të vizave nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë ndaj pesë vendeve evropiane, për më tepër nga pjesa lindore e të ashtuquajturit Kontinenti i Vjetër.

Pritet gjithashtu që si kundërmasë, Bashkimi Evropian të ushtrojë presion ndaj Uashingtonit dhe Otavës duke kërkuar vizë hyrjeje për në union për qytetarët amerikanë dhe kanadezë.

Kjo çështje, e ngritur nga gazeta amerikane ”New York Times”, u konfirmua nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andreeva, e cila saktësoi se më 12 prill skadon afati njëvjeçar i parashikuar për hyrjen në fuqi të direktivës evropiane për reciprocitretin e vizave, sipas së cilës nuk mund të ketë dallim në trajtimin e qytetarëve të BE-së për udhëtimet e tyre pa viza drejt SHBA-së dhe Kanadasë.

Aktualisht, Uashingtoni dhe Otava kërkojne ende viza për qytetarët bullgarë, rumunë, qipriotë, kroatë dhe polakë për të vizituar Amerikën dhe Kanadanë

April 8, 2016 14:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*