BE kundër SHBA-ve: Do ndihmojmë Iranin me 18 milionë euro

August 23, 2018 17:10

BE kundër SHBA-ve: Do ndihmojmë Iranin me 18 milionë euro

Bashkimi Evropian pranoi të akordojë 18 milionë euro për Iranin.

Kjo shumë parash do ta ndihmojë Iranin që të kompesojë ndikimin e sanksioneve të SHBA-së në sektorin privat.

Ndihma është parë edhe si një përpjekje e profilit të lartë të bllokut për të mbështetur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që presidenti Donald Trump braktisi në maj.

Pra, thënë ndryshe; BE po punon për të ruajtur tregtinë me Iranin, pasi ky i fundit ka kërcënuar se do të ndalojë përmbushjen e marrëveshjes bërthamore, nëse nuk arrin të shohë përfitimet ekonomike të lehtësimit nga sanksionet.

Shefja e Politikës së Jashtme të bllokut, Federica Mogherini tha në një deklaratë se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar për bashkëpunim me Iranin.

“Kjo paketë e re do të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike dhe sektoriale në fushat që janë të dobishme për qytetarët tanë”, tha ajo.

Shpërndarja e 18 milionë eurove

8 milionë euro do të shkojnë për sektorin privat të Republikës Islamike, ku përfshihen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe Organizata e Promovimit të Tregtisë së Iranit.

Një tjetër shifër prej 8 milionë eurosh do të shkojë në projektet mjedisore dhe 2 milionë euro për të luftuar dëmet e shkaktuara nga droga.

s.a/dita

August 23, 2018 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*