BE: Marrëveshja për “Brexit” në fillim të nëntorit

September 10, 2018 21:51

BE: Marrëveshja për “Brexit” në fillim të nëntorit

Michel Barnier, negociatori i Bashkimit Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje me Britaninë brenda 6-8 javësh.

Duhet të arrijmë një marrëveshje para fillimit të nëntorit, mendoj se është e mundur”, tha Barnier në një konferencë për mediat.

Brukseli dhe Londra po punojnë për të arritur marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Dy palët kanë caktuar mesin e tetorit si afat për finalizimin e marrëveshjes.

“Për rreth 85% të marrëveshjes së Brexit-it është rënë dakord”, tha Barnier.

Sipas tij, mbeten ende çështje të mëdha për t’u negociuar, përfshirë këtu çështjen e kufirit irlandez, indikacionet gjeografike, të cilat specifikojnë origjinën e mallrave të caktuara bujqësore dhe rolin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

l.h/ dita

September 10, 2018 21:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*