“BE, më aktiv në Ballkan”; Gabriel: Të bëjë hapa konkretë për rajonin

May 31, 2017 22:16

“BE, më aktiv në Ballkan”; Gabriel: Të bëjë hapa konkretë për rajonin

Bashkimi Europian duhet të tregohet më aktiv në mbështetje të Ballkanit. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel gjatë një konference për Evropën Juglindore të mbajtur në ambasadën çeke në Berlin.

Sipas tij, BE duhet të bëjë hapa konkrete, në mënyrë që mbështetja të bëhet më e dukshme. Kjo, thotë Gabriel, do të shmangte që vendet e Ballkanit Perëndimor të humbasin interesimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Në Serbi, për shembull, një pjesë e madhe e popullsisë sipas sondazheve ende beson se Rusia është mbështetësja më e madhe e vendit, e kjo nuk duhet të ndodhë”-citon Zëri i Amerikës, ministrin e Jashtëm gjerman.

Gabriel shtoi se nuk është çudi që interesimi në Ballkanin Perëndimor për procesin e anëtarësimit është i kufizuar. Arsyeja, tha ai, është se shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të veprimeve të Bashkimit Evropian.

“Kur i hedh një vështrim Ballkanit, rajonin tonë fqinj, që është kaq i rëndësishëm për ne, shqetësohem për disa zhvillime atje. Prandaj jam i bindur se të gjithë ne, veçanërisht vendet e rajonit, duhet të punojnë më shumë për një të ardhme paqësore, të begatë dhe evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe Europën në tërësi,” tha ministri i Jashtëm gjerman.

May 31, 2017 22:16
Komento

2 Komente

  1. Adih June 1, 00:58

    Ne zoti min i jashtem i Gjermanise ,nuk e duam integrimin ne BE . Ne i frigohemi ,transparences dhe diktatit te ligjit perendimor .Na i lini shqiperine keshtu sic eshte ,neve pashallareve te rinj .Dje pa breke ne by…the e sot milionere ,deri sa na votojne KOKPALARET ,mos na cani koken .
    Akoma nuk i keni kuptuar triblat tona ,qe po ju bejme juve sot e mot zbor? Sa budallenj keni qene ,o te mjere??!! .

    Reply to this comment
  2. Adih June 1, 12:49

    Ju lutem jepeni komentin tim ,ku duhet ndihmuar shqiptaret nga m ??11

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*