BE mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar

January 19, 2018 11:59

BE mes pragmatizmit serb dhe idealizmit shqiptar

Artan Xh. Duka

Në një konferencë të fundit, ministri Bushati përmendi se në shkurt prezantohet Strategjia e Zgjerimit nga ana e KE në Bruksel prej së cilës Shqipëria pret propozime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë për proCesin e integrimit.

Po këto ditë, në Sky News, ekonomisti serb Vladimir Krujl theksoi se Serbia, pavarësisht Brexit dhe debateve për të ardhmen e BE, mbetet e angazhuar për integrimin në BE nisur nga arsye pragmatike, tregtia e konsiderueshme me BE, investimet e shumta prej BE, arsye me efekt në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë etj. Sipas tij, Serbia nuk po humb më kohë dhe përmes negociatave synon përmbushjen e kritereve teknike për anëtarësim rreth vitit 2020, pas së cilës vendimi përfundimtar do të jetë politik.

Deri tani BE ka afate vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, duke bërë që qëndrimi i BE do të vlerësohet si subjektiv sepse:

Së pari, duke cituar vetëm Serbinë e Malin e Zi, BE po demostron se nuk i qëndron më idesë së dikurshme për integrimin e rajonit në bllok. E përdori këtë argument mesa duket sa të dilte Serbia nga qorrsokaku i luftërave dhe sot që rajonit i ka vënë kusht reformat, po i hedh një “litar” Serbisë të afrohet e vetme në BE kur Serbia zor se mund të sillet si shembull i standardeve demokratike apo ligjore në rajon.

Së dyti, vendet jashtë BE në rajon duhet të plotësojnë ca kushte politike, demokratike dhe ligjore për anëtarësim të plotë në BE, por ndërsa këto kushte për dikë janë kritere për hapje negociatash apo liberalizim vizash(!) për Serbinë, nuk janë pengesë për vazhdimin e negociatave duke i rezervuar ato për në fund! Serbia, po stimulohet të avancojë me plotësimin e kushteve teknike (procesin e negocimit) pavarësisht problemeve flagrante si ndërhyrja tek të tretë (rasti Malit të Zi, tensioni në Kosovën veriore), refuzimi i ndjesës për genocidin në Kosovë, mosnjohja e Kosovës, politika e hapur pro-ruse deri në kundërshtim të vetë BE-së etj.

BE është në të drejtën e saj të diskriminojë pozitivisht Serbinë. Ajo që faktori shqiptar duhet të theksojë është që më së paku në ekuivalencë me Serbinë, negociatat e BE të hapen pa humbur më kohë edhe me palën shqiptare dhe më pas vendimi final politik të bazohet tek standardat demokratike e ligjore në vend. Për rolin që Shqipëria ka luajtur për paqen në rajon, ajo meriton më shumë se Serbia dhe kurrsesi… më pak se ajo. Dhe nëse e pritëm deri dje Serbinë, tani e ka radhën të presë ajo.

Shqipëria, “basti” i sigurtë i BE në rajon
Përballë pragmatizmit dhe një shoqërie serbe që mbetet e ndarë ndaj integrimit në BE, qëndron aspirata identitare dhe politike mbarëshqiptare pa dallim ndaj BE dhe perëndimit në përgjithësi, ndonëse, prej 1913, Serbia mbetet ende e përkëdhelura e Europës. E zmadhuar me trojet tona, ajo mbeti “konia” e perëndimit edhe gjatë kohës së Titos. Investime, liria e lëvizjes, etj, dhe sot ajo mbetet sërish e privilegjuara e BE, investimet, integrimi “ekspres” në BE.

Nëse në shkurt rajoni diferencohet në rrugëtimin drejt BE, KE rrezikon të provokojë zhgënjim e erozion të konsensusit mbarëshqiptar ndaj BE. I vetmi “ngushëllim” do të mbetet fakti se Serbia, e futur para nesh në BE, do të jetë e detyruar ta njohë Kosovën me kufirin si kufi të BE duke hapur kësisoj rrugën e njësimit të trojeve shqiptare në rajon. Në këtë rast, vonesa ia vlen (nacionalizmi e kufiri janë lajme edhe sot në BE–Rumania e Hungaria, Sllovenia e Kroacia etj)!

Nëse shkurti zhgënjen, simpatia shqiptare ndaj BE si institucion nuk do të jetë më si më parë dhe strategjia kombëtare mund të bëhet më pragmatiste ndaj BE. Vendi nuk mund të pajtohet me një “izolim” të dytë (liri lëvizje e punësimi, investime etj) që nuk po i lë mangët në vite atij të lakuar e të anatemuar prej vetë BE si “monist” dikur.

Shqiptarët janë dhe do mbeten europianë dhe ne duam të besojmë se BE është trashëgimtare e iluminizmit europian dhe jo e segregimit dhe vokacionit arkaik e fanatik fetar që ngjizet heshturazi edhe në politikat shtetërore (p.sh. paragjykimet ndaj azilantëve sirianë). Edhe vetë Serbia ka përqindjen e saj të qytetarëve jo të krishterë ndërkohë që Shqipëria, ishte dhe mbetet vend kryesisht ateist tolerant ku feja respektohet por ka vendin e saj dhe harmonia brenda saj është unike në botë. Dhe sa për krishtërimin, ishte një perandor ilir që i dha shtysën atij dhe Kastrioti me të tjerë më pas.

Me një Serbi lojtar të rusit në BE dhe një Greqi ku presioni i boshtit ortodoks zë vend në politikat e shtetit, për BE dhe perëndimin demokratik është më rëndësi që faktori shqiptar, si dominues në popullsi e hapësirë në rajon të mbetet besimplotë ndaj kauzës së BE. Ne nuk e duam BE vetëm për favore reciproke në “lek” por në radhë të parë për t’u ndjerë mirë si komb e dhënë e marrë vlera në atë komunitet progresiv që rrethanat na e privuan gjatë në histori.

Ndërsa për serbët BE është biznes e pragmatizëm, për ne BE është vlera dhe ideal e pragmatizmi dhe idealizmi nuk janë e njëjta gjë. Nëse Serbia e do BE për “lek”, ne e duam për identitet. Këtë t’u thotë Bushati në shkurt.

January 19, 2018 11:59
Komento

7 Komente

  1. Lili January 19, 15:34

    problemi eshte se si gjithmone keni nje tren vonese: beheni internationaliste kur nuk duhet e nationaliste kur duhet me u ba internationaliste: evropa sot nuk eshte evropa e iluminizmit, a contrario: sot nationalizmi po triumfon ne cdo vend t’evropes edhe ju me luften antinationaliste normal qe nuk ju kupton askkush e sigurisht jo evropa e sotshme!
    Behuni nje here te Zot ne shtepin tuaj, edhe behuni nationalista edhe ju(po po si dikur Enveri) edhe keni ma pa se plaka me ju do ndryshoje e evropa do ju trajtoje ma mire

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 19, 16:05

    “Nëse shkurti zhgënjen, simpatia shqiptare ndaj BE si institucion nuk do të jetë më si më parë dhe strategjia kombëtare mund të bëhet më pragmatiste ndaj BE.”
    një mendim i pa bazuar në fakte,dhe më shumë si një farë “kërcënimthi” foshnjarak për BE!!
    sikur “simpatia shqiptare” të kishte vlerë të barabartë me simpatinë amerikane ose të vetë popujve të BEsë!!
    simpatia shqiptare,e popullit,është thjeshtë një simpati shumë më pragmatike se ajo e shtetit sërb!!
    ndryshe nga shteti shqiptare,politika,që bashimin me BE e ka vetëm si karrem për të gënjyer popullin naiv shqiptar,shteti sërb e përdor për të nxjerr përfitim shtetror!!pra atë që thua ti,hapjen ndaj një tregu gjigant,nxitjen e ekonomisë dhe hapjen e vëndeve të punës!!
    pra atë që se bën shteti shqiptar e ëndërron populli shqiptar!!ësndërrimi është ndryshe nga ai i sërbëve!!popullli shqiptar mendon,shpreson se me pranimin në BE do të ketë më shumë mundësi për të emigruar!me hyrjen në BE,prapë nuk ka shpresë të gjejë punë,të krijohen vënde pune në shqipër!jo ai shpreson të gjejë punë në BE!!
    për sa kohë shqipëria do të jetë e drejtuar nga kjo klasë politike,më e ndyra dhe më shpresë vrasësja e të gjithë historisë së shqipërisë,nuk ka për ta humbur “simpatinë për BE”!!një i uritur nuk e “humb simpatinë”për krodhen e bukës,asnjëherë!!ndryshe nga zvicerianët që nuk e simpatizojnë BE sepse janë e kundërta e shqiptarëve!!nuk duan tiu paksohet “buka që kanë në tavolinë”!!

    Reply to this comment
  3. Stela January 19, 19:37

    Shqiperia do shkoj ne anadoll se atje po’ e con edi rama e myti shqiprine me turq dhe arab dhe pretendon europen harrojeni

    Reply to this comment
  4. idealizma January 20, 01:59

    njerezit ne pergjithesi parapelqejne te behen me ata pragmatiste me shume se me idealiste. Keta te fundit ka gjasa te mos njohin qarte cfare duan nga vetja e te tjeret.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 January 20, 03:06

    BE eshte nje bashkim kombesh per interesa ekonomike ,pa force te perbashket,pa diplomaci ,politike e krenari te perbashket.Aty gjermani,francezi italiani krenohen me kombesine e tyre dhe jo me qenien antar te BE(qendres se biznesit europian)Nje shporte me karavidhe ku cthote njeri nuk e pranon tjetri.
    Ndryshe eshte amerika ku cdo qytetar i 50 shteteve ndjehet krenar qe eshte amerikan.Politika jone kerkon qe ne te hyjme ne BE e nacionaliteteve pa identitet.Kush hyn pa identitet dihet qe dhe po u pranua do fshije kepucet e te medhenjve.
    Investimet qe ka bere e ben BE tregojne qarte kush e ka rradhen.Ne shkurt Vendet antare te BE do te shkrihen se gajasuri me batutat qe u vine nga vendi i shqiponjave te paqes

    Reply to this comment
  6. ELIOT January 20, 11:31

    ALBANIA EUROPA …….? ??? CFARE DO TE NDRYSHOJE SIPAS JUSH NE SHQIPERI ..????? ASGJE …… VETEM I ZOTI NXJERRE GOMARN NGA BALTA ….PO SE LUFTUAM NE KORRUPSIONIN PAPUNESINE PISELLIQET E QEVERISE …. SI KUJTONI JU BRUKSELI DO TA FUSI NE BURG RAMEN BERISHEN BASHEN NANON ..PER VJEDHJET QE BEJNE ….. JO JU I KENI ZGJEGJUR NE SHQPERI .. DHE MOS PRISNI NGA EUROPA TE MIRA ..SE CDO VEND MBRON BIFTEKUN E VET … THOTE NJE FJALE E URTE ..ISHA NE KROACIE . DHE KUR U FUTEN NE EUROPE …. CFARE NDRYSHOI PER JETEN E POPULLIT KROATE …. ASGJE … VETEM ME SHUME KONTROLLE PER TAKSAT … POR RROGAT JETA NUK NDRYSHOI …PRANDAJ MOS ENDERRONI EUROPEN POR BENI NDRYSHIMET NE VEND QERONI HAJDUTET DROGEN NE SHQIPERI PASATJ DHE VENI NJE NJERI TE PA KORRUPTUAR ..PASTAJ ENDERRONI EUROPEN …. POR MOS KUJTONI SE EUROPA DO TJU HAPI VENDE PUNE … SE EUROPA DO TE BEJE REFORMA PER TE PERMIRESUAR JETEN E SHQIPTARIT .. JO …. VENI NJE GOMAR NE KRYE TE QEVERISE DHE PRISNI NGA EUROPA QE TJU BEJE DHURATA PER KRISHTLINDJET ….. JENI NAIVE APO BENI SI …..

    Reply to this comment
    • Epo kjo pune! January 20, 14:15

      I nderuar, Kroacia qe ne kohen e titos ishte europe se gjithe ai turizem etj. Po te hapen negociatat, fillojne planet dhe investimet se nuk ka kthim dhe europa e do kete vend qe te kur te vije te mos kete gropa rruga dhe te kete sherbime normale, prandaj ka rendesi hapja e negociatave, serbia i ka hapur dhe po thith investime dhe po rrit punesimin po rrit ekonomine, keshtu u be greqia, u be irlanda, u be spanja, po behet lindja etj, po u beme zvicer ne vete, nuk kemi nevoje per europen pastaj se problemi eshte qe sot bota eshte e nderlidhur dhe nuk eshte thjesht puno vete se ku i do shesesh prodhimet, se serbi ne be nuk do paguaje taksa ndersa ne po keshtu qe malli yne nuk konkurron. nje gje po qe jemi mavri si popull, qe nuk dalim ne shesh per veten por per maskarenjte si tani qe vrane, prene, shiten det dhe ftojne miletin me 27 janar nje jave pas krimit te 21 janarit, per te mbrojtur pislleqet e tyre. nese be nuk ia vlen, atehere hajde te lidhemi me partnere te tjere se ne bote nuk rrihet vetem. gjithe te mirat

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*