BE mision civil në Ukrainë

November 17, 2014 14:23

BE mision civil në Ukrainë

Këshilli i Punëve të Jashtme, i mbledhur sot në Bruksel, ka vendosur nisjen e Misionit Konsultativ mbi Reformën në Sektorin e Sigurisë Civile në Ukrainë (EUAM), mandati i të cilit parashikohet të zgjasë fillimisht dy vjet. Misioni do të kontribuojë me dhënien e ndihmës autoriteteve ukrainase në fushën e reformës së sektorit të sigurisë civile, veçanërisht në lidhje me policinë dhe sundimin e ligjit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Pavlo Klimkine, nënshkruan gjithashtu një marrëveshje mbi statusin e misionit, që do te mundësojë operimin sipas nevojave në Ukrainë dhe të përgatisë gjithashtu lançimin, tashmë i parashikuar  për në 1 dhjetor.

Në vijim të kërkesës së Ukrainës, Misioni Këshillimor i BE-së do të sjellë ndihmën e tij në fushën e reformës së sektorit të sigurisë civile, veçanërisht përsa i përket shërbimeve policore dhe të sigurisë civile, ministrisë publike dhe juridiksioneve. Ekspertët e BE-së, do të punojnë në favor të institucioneve për një sigurie efikase, të besueshme dhe të vendosur nën kontroll demokratik. Po ashtu si Marrëveshja e Asocimit, marrëveshja mbi statusin e misionit dëshmon edhe një herë përpjekjet, që ne po ndërmarrim së bashku, për të venë në jetë një proces të vërtetë reforme në vend”,- deklaroi Mogherini.

Misioni do të shërbejë në kuadrin këshillimor, mbi vënien në jetë të strategjisë së reformës, të kuadrit planifikues të masave konkrete dhe të një strukture të ngarkuar me mbikëqyrjen konkrete të zbatimit.

Nëpërmjet fushave të ndryshme të veprimit, misioni do të fokusohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, lufta ndaj korrupsionit dhe barazia gjinore. Ekspertët e EUAM do të punojnë ngushtësisht me homologët e tyre në Ukrainë. Shefi i Misionit të EUAM, do të jetë hungarezi Kalman Mizsei dhe për dymbëdhjetë muaj e parë, buxheti i akorduar kap shifrën prej 13,1 milion euro.

Këshilli i Punëve të Jashtme, do të diskutojë gjithashtu edhe mbi mundësitë për të rifilluar dhe për t’u riangazhuar në një dialog me Rusinë, me synim gjetjen e një zgjidhje të përbashkët në interes të gjithë palëve./im.ta/

 

 

November 17, 2014 14:23
Komento

1 Koment

  1. dorela November 17, 16:18

    Mision civil si ne Bosnje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*