BE në Shqipëri: Të pastrojmë plazhet në 15 shtator

September 7, 2018 18:46

BE në Shqipëri: Të pastrojmë plazhet në 15 shtator

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në Ditën Botërore të Pastrimit të Plazheve ka organizuar një tur pastrimi në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Nëpërmjet një njoftimi publik, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri apelon për t’ju bashkuar thirrjes për pastrimin e plazheve nga mbeturinat.

“A je gati të kontribuosh për të pasur plazhe më të pastra? Të shtunën, në 15 shtator 2018, në Ditën Botërore të Pastrimit të Plazheve, ne do të jemi në Spille së bashku me Green Line Albania për të pastruar plazhin nga mbeturinat! Bashkohu dhe ti! Ta Pastrojmë Shqipërinë!”, shprehet Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri./atsh

l.h/ dita

September 7, 2018 18:46
Komento

1 Koment

  1. Bravo .Nji nisme e mrekullushme ,per nji Ambjent Plazhi sa me te paster ! September 7, 19:28

    Sa me pak plehra ,plazheve ,rrugeve ,pran apartamenteve ,
    me pak semundje .
    Nji e mete, qe njerezit s’e kuptojne rrezikun
    qe perbejn plehrat ne ambjentet e populluara .

    Organizoni shkollat e gjithe Shqiperise
    qe edhe nxensit ,te rinjte te ndergjegjesohen ,
    rriten me ate Kulture e te mbajtur paster Ambjentin
    ku jetojne ,qe te rriten te shendetshem .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*