BE nuk lejon korrigjimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd

May 11, 2016 10:58

BE nuk lejon korrigjimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd

Zëdhënësja e shefes për Politika të Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic ka thënë se BE-ja në mënyrë konstante kërkon që marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të zbatohen në tërësi.

“Çdo sugjerim se marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit po korrigjohen është jashtë realitetit dhe një pjesëz e fabrikuar e keqinformimit”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Beta, transmeton KosovaPress.

Kocijancic është pyetur rreth qëndrimit të BE-së lidhur me deklaratën e drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç se Serbia do ta konsideronte ndërrimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, në mënyrë të njëanshme, si tërësisht të papranueshme.

Gjuriçi ka dhënë këtë deklaratë si reagim ndaj një deklarate të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini rreth Asociacionit të Komunave Serbe, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Ajo për këtë marrëveshje tha se “Asociacioni nuk do të jetë një strukturë paralele qeveritare, e as që do ta vë në mëdyshje integritetin territorial të Kosovës

May 11, 2016 10:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*