BE, paketë ndihme për Shqipërinë, dhuron 103.3 milionë euro në mbështetje të integrimit europian, rimëkëmbjes ekonomike dhe menaxhimit të Covid-19

November 12, 2020 16:18

BE, paketë ndihme për Shqipërinë, dhuron 103.3 milionë euro në mbështetje të integrimit europian, rimëkëmbjes ekonomike dhe menaxhimit të Covid-19

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë euro në mbështetje të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe rimëkëmbjes ekonomike. Programi i miratuar përqëndrohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë.

Për më tepër, ofrohet ndihmë për të adresuar më tej pasojat e krizës së koronavirusit. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan se kjo ndihmë ka për qëllim që të mbështesë Shqipërinë në plotësimin e reformave që kanë ndërmarrë si dhe për të hapur rrugën drejt integrimit europian.

Gjithashtu, Soreca shkruan se ky fond i miratuar për vendin tonë ka për qëllim të ndihmojë për të amortizuar sadopak ndikimin e koronavirusit në vend.

Programi përfshin veprime për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Financimet janë dhënë gjithashtu për zhvillimin e një tregu dinamik të tokës në Shqipëri, përmes krijimit të një kornize të qartë të të drejtave të pronës. Paketa gjithashtu vazhdon të mbështesë përmirësimin e kapacitetit të sektorit publik për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Programi do të funksionojë si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Së fundmi, paketa aktuale plotëson masat e tjera të lidhura me COVID-19 të vendosura për Shqipërinë nga BE, duke zgjeruar mbështetjen për bizneset dhe ekonominë e përgjithshme.

Pas shpërthimit të COVID-19, fondet ekzistuese të BE-së u riorientuan me objektivin e dyfishtë për të ndihmuar Shqipërinë të sigurojë pajisje shëndetësore dhe për të adresuar pasojat sociale dhe ekonomike të krizës. Paketa COVID-19 për Shqipërinë arrin në 50.65 milion €. Programi 103.3 milion € IPA 2020 kontribuon në paketën COVID-19 me 26 milion € BE për veprimin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Përveç kësaj, paketa COVID-19 përfshin

4 milion € për të adresuar nevojat e menjëhershme për pajisje mjekësore. Financimi vjen nga programi IPA 2017. 20.65 milion € për të plotësuar një Program ekzistues 50 milion EUR të Përfshirjes Sociale nën IPA 2019. Ky program përfshin një alokim shtesë prej 28 milion €, dhënë për të shpërblyer përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave.

O.J/DITA

November 12, 2020 16:18
Komento

8 Komente

  1. kasem gahinji November 12, 16:24

    pranoni njehere serbine,pastaj kur te marre presidencen serbia te diskutohet per hapje e bisedimeve me shqiperine dhe maqedonine.

    Reply to this comment
    • Tutkuno November 12, 17:34

      Endrra e nje nate as vere as pranvere, po serbia nuk do vete te hyje ne BE o anjshtanj, per shkak te lidhjes ushtarake qe ka me rusine. Te kjo endrra jote i bie qe ne europe do na fusi serbia.

      Reply to this comment
  2. R.Baxho November 12, 17:36

    Plasen miljonat, por pakete qindarksh per popullin varfanjak nuk ka.

    Reply to this comment
  3. Anda November 12, 17:36

    Miliona kane hyre ne ate vend por ku shkojne…ne gropa..njerez hajdute e te papergjegjshem…nje trilion tu japin prape grope do jete…

    Reply to this comment
  4. Ekonomist November 12, 18:00

    103 milion Euro nuk mundet kurrsesi te rimekembin Ekonomine ne vdekje klinike nga Adhamudh Ahmetaj, por ama per Mbeshtetje per ato qe do vijne te flasin per Integrimin dhe per keto qe do bejne Menaxhimin (Vjedhjen) e Covid del e teprojne

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 12, 18:19

    Besoj se nuk behet fjale per ndihma falas, por per kredi te dhena me pare dhe qe tani kalojne si pakete drejt, ose ne favor, te Shqiperise! Shumica e tyre jane percaktuar me pare ne Bruksel se ku do te perdoren, qe do te thote se do te perdoren vetem neper sektore jo prodhues, per t’mos qene kurre konkurrent me mallrat e EU-s!

    Reply to this comment
  6. xxx November 12, 19:31

    Cfare thote BE kur vendet antare perdorin milionat e ndihmave per ti shantazhuar marresit qe keta tu dhurojne territor nga deti toka ajri?
    Se Tradhtaret Ramutqire per keto miljona, nen presion diplomatik grek po ju falin ketyre kufij shqiptare
    Si kontrollon BE qe qeverite marrese jashte BE mos shantazhohen nga antaret e sajb ne rastin shqiptar Greqia

    Pak a shume sic beri Trump me Ukrainen mbi fondet e aprovuara nga Kongresi amerikan per mbrojtje aniruse.

    Reply to this comment
  7. ?!! November 13, 09:22

    Kush mund të thoj, shumicën e këtyre miljonave do ti xhvasin sorekët e BE apo kusarët që qeverisin Shqipërinë? More po përse duhen para për për gjërat thelbësore si “sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe mirë qeverisja”. Ka ndonjë kompentent të më sqaroj mua injorantin si me miljona para do të realizohet sundimi i ligjit,të drejtat themelore dhe mirë qeverisja? Ja i dhatë ca miljona Edi Ramës për mirë qeverisjen e vëndit , si do ta bëj i nerumi Rama mirqeverisjen me parat e Sorekës? Po atyre të sundimit të ligjit u kanë munguar miljonat e BE që nuk e kanë bër ligjin të sundoj? Mos është nga Sicilija ky ambasadori Soreka dhe ka ndonjë gen të veçantë siciljani? Janë qindra miljona të BE sjell si subvencione për Shqipërinë, ka ndonjë kompetent të na jap ndonjë shëmbull, vetëm një shëmbull ku kanë vajtur dhe çfar efekti pozitiv kanë bërë dhe mua edhe të tjerë si unë të mos na vej mëndja për të keq tek poshtërsia që fshihet në këto miljona? Ka ndojnë të na sqaroj në se ka organizëm BE për të verifikuar ku shkojnë miljardat e taksapaguesvë të BE për vënde si Shqipëria apo janë miqë të kusarve tanë ata të BE që tundin miljonat si ndihmë për Shqipërinë dhe vënde të tjera? Mos kusaria po bëhet ndërkombëtare në demokaracitë europiane?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim