BE paralajmëron Francën dhe Italinë

March 27, 2016 11:14

BE paralajmëron Francën dhe Italinë

Komisioni Europian paralajmëroi Francën dhe Italinë se dobësitë në ekonomitë e tyre rrezikojnë të shkaktojnë një valë të re të prekjes ndaj vendeve të tjera teksa i ka pozicionuar të dy vendet në kategorinë e saj më të rëndë për pabarazitë ekonomike.

Ekonomia e dytë dhe e tretë më e madhe në bllokun e euros, si dhe Portugalia dhe dy vende jashtë euros – Bullgaria dhe Hungaria – shfaqin “pabarazi të tepruara”, deklaroi krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian.

BE-ja tha se do të rrisë mbikëqyrjen e saj ndaj politikave të shpenzimeve të këtyre vendeve, teksa paralajmëroi për rritjen e nivelit të borxhit publik.

“Arsyet kryesore për shqetësim janë vijueshmëria e niveleve të larta të borxhit, qoftë publike, private apo të jashtme, dobësitë në sektorin financiar dhe/ose përkeqësimi i konkurrencës”, tha nënpresidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, për gazetarët në Strasburg, Francë.

Me BE-në që parashikon një rritje prej 1.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij viti dhe papunësi në 9% në 28 vendet e saj anëtare, politikëbërësit ende po përpiqen të gjejnë mënyrat se si të eliminojnë dobësitë nga ekonomitë më të mëdha të rajonit të euros./E.T

March 27, 2016 11:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*