BE paralajmëron kompanitë ajrore të Britanisë për udhëtimet pas Brexit-it

December 13, 2017 10:20

BE paralajmëron kompanitë ajrore të Britanisë për udhëtimet pas Brexit-it

Kompanitë ajrore britanike do të humbin të gjitha të drejtat për të fluturuar në Bashkimin Evropian në rast se nuk do të ketë një marrëveshje tranzitore pas Brextit, kanë thënë përfaqësues të BE-së, duke rikujtuar rreziqet me të cilat mund të përballet sektori i aviacionit.

Në një lajmërim për të gjitha kompanitë ajrore, Komisioni Evropian ka thënë se kompanitë britanike nuk do të mund të zbatojnë asnjë marrëveshje në të cilën është pjesë edhe BE-ja, duke bërë të ditur se ky vend nuk do të ketë të drejtë për të fluturuar në dhe përmes vendeve të Bashkimit Evropian.

Kompanitë ajrore me bazë në BE kanë të drejtë të kryejnë fluturime nga dhe prej çdo shteti të bllokut falë një tregu të aviacionit të krijuar më 1990, mirëpo tani britanikët kanë më pak se dy vite për të rinegociuar qasjen apo të dërgojnë një alternativë të re.

Kompanitë ajrore britanike përfshijnë, easyJet, British Airways , Flybe, Jet2 dhe Virgin Atlantic.

Kompanitë si “easyjet” tashmë janë bartur në Austri për të themeluar një kompani të re, në mënyrë që të ruajnë të drejtat e udhëtimit në BE, sapo Britania të largohet nga blloku.

December 13, 2017 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*