BE: Pas 13 majit do flasim për të inkriminuarit

May 8, 2015 01:21

BE: Pas 13 majit do flasim për të inkriminuarit

Romana Vllahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, në një intervistë për “Top Channel”, lë të kuptohet se, ajo gjatë mandatit të saj do të jetë e drejtpërdrejtë dhe nuk do të flasë më një gjuhë të rrumbullakosur e diplomatike.

Zonja Vllahutin, fillimisht i përgjigjet pyetjes për prioritetin kryesor vendosur Shqipërisë nga BE-ja: Shtetin ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit.

Ndërsa kur u pyet se cili do të jetë pozicioni i saj për çështjen e kandidatëve me probleme, pasi delegacioni i BE-së në Tiranë është një prej mbështetësve të dekriminalizimit, ajo u përgjigj:

Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne jemi duke parë. Afati i fundit është 13 Maji dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri më 13 Maj ka kohë për t’i ndryshuar gjërat. Pas kësaj date, ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë”.

May 8, 2015 01:21
Komento

1 Koment

  1. Goni me May 8, 13:18

    Zj.Vllahutin!Nese keni per te folur flisni tani,sepse po u vendosen kandidatet dhe u votuan fjala juaj nuk ka asnje vlere,pervec asaj te ngaterrimtarit.Nese doni ta ndihmoni politiken shqiptare jini pra e drejteperdrejte sic thoni,por ne kohen e duhur dhe koha e duhur eshte tani!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*