BE për dëbimin e mësuesit turk: Shqipëria duhet t’i përmbahej ligjeve

January 14, 2020 10:38

BE për dëbimin e mësuesit turk: Shqipëria duhet t’i përmbahej ligjeve

Delegacioni i BE-së në Tiranë pohoi se qeveria shqiptare duhet të ndjekë procedurat ligjore dhe detyrimet ndërkombëtare në lidhje me dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik.

Degacioni i BE-së në Tiranë deklaroi se nuk komentojnë procedurat ligjore individuale, por se Shqipëria duhet të këtë në vemendje se është nënshkruese e Konventës së  Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951.

“Ne presim që Shqipëria t’i qëndrojë parimeve të procesit gjyqësor dhe detyrimeve ndërkombëtare, të theksuara në Konventën e Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951”, pohoi një zëdhënës i Delegacionit për Exit News.

Konventa, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar, përkufizon termat “refugjat” dhe “azil” dhe detajon detyrimet ligjore për t’i mbrojtur ato.

Ndër konceptet thelbësore të saj është ndalimi i dëbimit, i cili specifikon se një person nuk duhet të kthehet në një vend ku i kërcënohet seriozisht jeta dhe liria.

Konventa qëndron në hierarki më lart se ligjet e një vendi dhe është e detyrueshme për shtetin.

Konventa përcakton se:

“Refugjatët nuk duhet të penalizohen për hyrjen ose qëndrimin e tyre të paligjshëm. Kjo mban parasysh se kërkimi i azilit mund të kërkojë që refugjatët të kryejnë shkelje penale apo të ligjin të imigracionit përgjatë kërkesësë për azil, ose të mbahen të ndaluar vetëm në bazë të kërkesës së tyre për azil.”

Gjithashtu, Konventa parashikon masa mbrojtëse kundër dëbimit të personave të tillë, duke theksuar se askush nuk duhet të dëbohet ose kthehet në një vend “kundër vullnetit të tij ose të saj, në çfarëdo mënyre, në një territor ku ai ose ajo kërcënohet për jetën ose lirinë.”

Shtetasi turk Harun Çelik u dënua me 5 muaj burg për hyrjen në Shqipëri me dokumenta false dhe pasi kreu dënimin u dëbua nga vendi. Avokati i tij shprehet se shtetasi turk ka kërkuar azil, por kërkesa e tij u refuzua.

Atij nuk iu dha mundësia të apelonte vendimin e refuzimit në gjykatën administrative.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se Çeliku u përpoq të kërkonte azil me gojë, por kjo nuk është në përputhje me ligjin.

Kjo nuk është e vërtetë, pasi Neni 3/b i Ligjit 121/2014 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” përcakton se kërkesa për azil mund të bëhet në çfarëdo mënyre, me gojë ose me shkrim.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar.”

Dëbimi i Çelikut është kritikuar nga disa eurodeputetë dhe nga Këshilli i Evropës.

j.l./ dita

January 14, 2020 10:38
Komento

6 Komente

  1. Filoeuropiani January 14, 11:12

    Katoliku Llesh ne sherbim te islamikut Erdogan. Kerkese me goje thote Leshi!!! Mos e do nga emigranti te printuar me leter orizi, te shkruar me germa floriri dhe lidhur me fjongo te kuqe?!

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 14, 12:12

    Gazet DITA:

    Cfare ka per t’u cuditur ketu me veprimet e cunit te Kristaq Rames, killerit dhe vrastarit te Enver Hoxhes?

    EDI RAMA ME LLESHAJT E TIJ ESHTE VENE NE SHERBIM TE PLOTE TE ERDOGANIT NJESOJ SI ENVERI NE SHERBIM TE TITOS NE KOHEN E QEPES TE PARTISE4 SE PUNES KUR KTHENTE KOSOVARET TE KASAPET E JUGOSLLAVISE KOMUNISTE.

    Keshtu jane enveristat me pushtet qe mbajne peng integrimin e vendit ne strukturat e Botes Demokratike ketu e 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit, me Piramiden e Enverit ne mes te Tiranes duke ngritur ne majat e Shtetit Gerdallat kriminale te Enverit me lukunine e Venusave te Sigurimit nga pas dhe duke publikuar ne media papushim kujtimet sadistike te Nexhmije Fashistes qe bashke me burrin e vet, pederast mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem, falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere, e izoloi Shqypnine nga Bota duke e rrethuar anembane me tela me gjemba si nje Kamp Perqendrimi Auschwitz te Hitlerit dhe i detyroi shqyptaret te punonin si skllever me pune te detyruar duke i transformuar si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu,

    SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

    dhe:

    QE LA PAS NJE KLASE TE DEGJENERUAR POLITIKE SI RILINDJA SOCIALISTE E EDVIN DROGES.

    Reply to this comment
  3. sorosianet January 14, 13:10

    Derisa PS-ja e nderrroi kryetarin e partise , duke hequr nje bixhozxhi dhe duke vendosur nje njeri qe nuk ka asnje lloj edukate njerezore, cfare mund te presim tjeter?!

    Reply to this comment
  4. xxx January 14, 13:11

    ju naivet e BE-se qe i kujtoni Rames dhe Llesh vegles, ligjet
    vertet besoni se ky horr nuk i di ligjet s’mban mend procedurat, apo s’njeh azilin qe shqiptari ne demokraci e ka mjetin nr. 1 te emigrimit….

    ju FRIKACAKET e BE-se mesoni se me Ramen kini te beni me horrin qe rehabilitoi bashkepunetoret e nazizmit ne L2B ne Shqiperi. Rama rehabilitoi Kryekuislingun me duart e lyera me gjak komunistesh – te vetmit qe luftuan nazizmin ne Shqiperi, se i gjykon te parendesisme krimet e tij.

    Rama nuk ka princip dhe si i tille urren te majten
    Mjere ju qe po ju hyn ne rrethin tuaj, do t’jua bej BEne me keq se c’eshte, sic e beri PS e Shqiperise.

    Reply to this comment
  5. BLEDARI January 14, 13:28

    Kriminelet me pushtet qe e dorezuan mesuesin Harun tek diktatori dhe terroristi Erdogani duhet me cdo kushte te denohen me burg se vendi jone po kthehet nje vend terrorist shtetrore, pa asnje siguri jete e prone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim