BE, për të hyrë në Shengen do të paguash 13-50 euro

October 1, 2016 09:19

BE, për të hyrë në Shengen do të paguash 13-50 euro

BE-ja do t’i intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufi. Kush do të udhëtojë, duhet të regjistrohet ose të aplikojë për vizë.

Sistemi elektronik për udhëtarët në Europë do të emërtohet “Etias” (European Travel Information and Authorisation System). Komisioni i BE- së ndërkohë po provon në një studim fizibiliteti, se si “Etias” mund të instalohet në qindra aeroporte dhe kalime kufitare të BE-së. Në fund të vitit do të nisë procesi i hartimit të ligjit.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së vitin e kaluar e ripërsëritën kërkesën për një sistem elektronik regjistrimi pas sulmeve terroriste në Paris.

Ashtu si në sistemin amerikan të SHBA-së, udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë në BE, duhet të regjistrohen në internet. Për këtë ashtu si në SHBA do të aplikohet një pagesë, që sipas të dhënave të nëpunësve të BE-së mund të jetë rreth 13 deri në 50 Euro.

Nga rreth 30 milionë udhëtarë nga vendet jo anëtare të BE-së që kanë nevojë për vizë, këto të ardhura do të jenë të konsiderueshme nga 390 milionë deri në 1,5 miliardë Euro në vit.

Numri i njerëzve që nuk kanë nevojë për vizë, por megjithatë duhet të paguajnë tarifën e “hyrjes”, vitin e ardhshëm mund të rritet ndjeshëm.

October 1, 2016 09:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim