BE: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis

August 25, 2017 15:27

BE: Qeveria “Rama 2”, fokus tek vetingu dhe lufta antikanabis

 

48 orë para se kryeministri Edi Rama të shpallë kabinetin me të cilin do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme, Brukseli deklaron se qeveria e re duhet të fokusohet tek zbatimi i reformës ne drejtësi e ne mënyrë specifike tek vetingu.

E kontaktuar nga Vizion Plus, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç, thekson se BE pret nga qeveria Rama 2, përveç zbatimit të reformës në drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes se azilkërkuesve.

“Tani ne presim një qeveri të angazhuar fort për të çuar vendin përpara në rrugën e integrimit përmes përpjekjeve të qëndrueshme për reforma.

Qeveria e re, veçanërisht, duhet të përqendrohet tek zbatimi i reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, i cili është thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria e re duhet gjithashtu të fokusohet në mënyrë më efektive në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit dhe përtej kuadrit të 5 prioriteteve kyçe, të trajtojë edhe çështjen e aplikimeve dukshëm të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet anëtare të BE dhe në vendet që janë pjesë e Shengenit.”

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn mbërrin mbrëmjen e të premtes në Tiranë, për t’u bërë pjesë e takimit të së shtunës mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, një takim qe për Brukselin do të shërbejë për të diskutuar hapat e mëtejshëm pas Samitit te Triestes.

August 25, 2017 15:27
Komento

4 Komente

  1. Lili August 25, 16:24

    Po ju jeni fajtoret kryesore per situaten ne shqiperi me bekimin qe i dhate ligjit per pronen, edhe me perkrahjen tuaj per te keqen tone deri sot…
    Tash eshte shume vone se edhe gjithe evropa me 9uhe ne kemb nuk arrin me shparrtalluar kriminalitetin qe keni instaluar ne Shqiperi.
    Sa per fillim: ndihmoni pak Shqiptaret: deklaroni pasurine qe politikanete tone kane vu ne bankat tuaja.
    Ky eshte Vettingu qe ne kerkojme nga ju ne vendete e juaja,si ndihme e vertete per Shqiperine
    JUST DO IT!

    Reply to this comment
  2. Adih August 25, 21:23

    Akoma nuk e ke kuptuar moj zonje e BE se,se ne, nuk duam te integrohemi ne BE . Ne nuk na pelqen diktati i LIGJIT te BE se ,ne nuk duam transparencen e ligjit te BEse.E ti na llomotit VETTINGUN ,prandaj kerkohet azil ne BE nga fukarenjte e derrmuar dhe te pa shprese.Kurse per drogen do e stabilizojme ,jo me ne rrang republike , por tip LAZARATI:

    Reply to this comment
  3. shushica August 26, 08:29

    NE VEND TE NJE LETRE KRYEREDAKTORIT….
    Ne Shqiperi diskutohet per gjithecka….por per çudi …diskutohet shume pak per ekonomine Politika,…Media dhe institucionet e specializuara jane jashte realitetit…nuk njohin ceshtjet themelore qe pengojne zhvillimin ekonomik dhe nuk ndjekin pervojat pozitive ne bote…Nderkohe qe e vetmja rruge per te arritur nje standart normal modern te vendit eshte zhvillimi ekonomik ,sidomos ai industrial….
    Portugalia qe nga 2007 kaloi ne nje krize te thelle ,deri ne falimentim te shtetit….Natyrisht BE dha para per te shpetuar falimentimin e plote dhe daljen nga BE…Por Portugalia beri diçka tjeter…nuk mori gjithmone parasysh kerkesat e BE per masa shternguese…Porugalia hapi plotesisht tregun ,jo vetem per vendet e BE..Klasa politike me guxim ftoi kapitalin e huaj ,sidomos ate kinez per investime ..duke garantuar dhe ndihmuar …Natyrisht kinezet ,por edhe te tjere nuk menduan dy here ,,,nje vend anetar i BE me porta te hapura jepte mundesine per hyrjen ne tregun gjigand prej mbi 500 milione banoresh te BE..Dhe vershuan miliarda ,ne te gjithe sektoret e ekonomise ,ne infrastrukture ,turizem ,banke….Shtypi perendimor akuzoi per blerje te Portugalise nga Kina ,por pervoja tregoi se nuk ndodhi asnje blerje ,perkundrazi pati nje ngritje ekonomike te shpejte ,duke bere qe vendi ne nje kohe te shkurter te dilte nga kriza ,,,,Dhe per çudi edhe vete vendet e medha te BE ,gjermanet ,francezet i rriten investimet jo vetem ne industrite tradicionale por edhe ne high tech…duke krijuar qindra mijra vende pune per te rinjte..Vete
    portugezet…deklarojne se kinezet kane bere investime fitimprurese per te dy palet…nderkohe qe kishte mjaft kritika nga qarqet e BE…Por portugezet theksuan se vetem hapja ekonomike ,dhe jo mbyllja ,munden te conin vendin drejt daljes nga kriza …Bile kjo beri te mundur edhe rritjen e gares ekonomike midis konkurenteve nderkombetare…
    Atehere perse nuk e luajme ne karten kineze …cilat jane aresyet qe nuk aktivizojme potencialin e pafund te Kines ,kur per vete historine e marredhenieve ne ishim me te favorizuarit ne Europe …Per çudi lideret kineze vizitoje Beogradin ,Athinen ,mikiarda vershojne ne keto vende ,ndersa ne kufizohemi ne disa investime ne shfrytezimin e lendeve te para apo sherbime…Kjo deshmon mungesen e stategjise ekonomike …Rama ,ne se do te beje dicka serioze per kete vend ,le ti lere shfaqjet ,te marre valixhen ,dhe me ekspertet me te mire ekonomike te trokase ne dyert e gjigandeve kineze te teknologjise se larte..por edhe atyre koreane ,japoneze ,tu garantoje atyre angazhimin direkt tetij per suksesin e mundeshem te investimeve…Dhe te kerkoje qindra djem dhe vajza shqiptare qe punojne me sukses ne shumkombeshet perendimore te cilet mund ta ndihmojne dhe orientojne ne labirinthin gjigand te ekonomise …Vetem industria moderne dhe hapja e vendeve te lunes e nxjerrin vendin nga prapambetja ,te tjerat jane iluzione….

    Reply to this comment
  4. Drejtesi do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit. August 26, 10:25

    Pa u krhye prona tek i zoti nuke mund te kete as zhvillim dhe as punesim.Portugalia e kishte nje gje te tille,pra pronen tek i zoti,prandaj dhe Kina apo kompani te tjera nga vendi dhe bota investuan ne Portugali,ashtu si dje ne Rusine e Kinen e tejvarfer qe investuan kompanite nga USA,BE-ja dhe bota,Ata qe shpresojne se do te sjellin progres nje pozite e dale nga shumica e pakices,pra te dhjere por krenare,gabojne dhe kete e vertetoje pshurrja qe keto ujqer e cakej te bandave roze-blu i bene ligjit te dekriminalizimit,pa harruar ligjet te bera me ngut per te ricikluar boten e krim-korrupsionit-morjozo-imoralo-politik ne presidence dhe ne te tre pushtetet.Vetem shpresa tek vettingu pra reforma ne drejtesi po ben qe vullkani popullore te mos shpertheje dhe ti shkule nga rrenjet e te tre pushteteve keto mije kenetash qe sot krekosen nga fuqia e pushteteve dhe leket e krimit. Duan apo nuke duan ato dhe te perlyerit e ardhurit nga bota me leket e botes se krimit e korrupsionit,si brenda dhe jashte vendit nje fund te turpshem dhe pa kthim shume shpejt do te kene,ku e djeshmja dhe e sotmja do ti duket nje enderr e “bukur “dhe e nese nesermja ne burg ne nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite ne presidence dhe ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi dhe jo avokati per djallin.Mjaft me,MJAFT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*