BE rrit presionin për Reformën në Drejtësi

June 5, 2016 15:36

BE rrit presionin për Reformën në Drejtësi

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Evropian, Frederica Mogherini ka lëshuar një deklaratë në lidhje me reformën në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar se duhet një reformë tërësore dhe e thellë në sistemin gjyqësor.

Reagimi vjen ndërkohë që të hënën (6 qershor) është paralajmëruar një takim midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ajo thekson se kjo reformë është thelbësore për hapin e ardhshëm të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shefja e diplomacisës evropiane thekson se reforma duhet të miratohet me 2/3-t e votave, duke shtuar se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për votën e tyre.

Kjo është një votë për të cilin çdo anëtar i Parlamentit të çdo grupi politik mban përgjegjësi të veçantë.

Siç kam theksuar në Parlament, kur isha në Tiranë kohët e fundit, ajo mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri të historisë sonë të përbashkët. Ajo mund të hapë rrugën për një fillim të ri, dhe kjo është arsyeja pse ne presim nga të gjitha forcat politike të përdorin raundin përfundimtar të konsultimeve nesër, që të miratojnë propozimin”, thekson ajo në reagim.

“Të gjithë partnerët tanë shqiptarë të demonstrojnë përkushtimin e tyre për këtë reformë duke e miratuar atë dhe duke e vënë të gjitha përpjekjet e tyre në zbatimin e tij. Qytetarët e Shqipërisë presin që udhëheqja e tyre politike ta ofrojë këtë”, thuhet më tej.

June 5, 2016 15:36
Komento

7 Komente

  1. niki June 5, 16:30

    O popull shqiptar ,ne qe e duam Shqiperine i bejme nje analize te qarte gjendjes ne vend dhe pretendojme ta kurojme ,por qysh :1) duke vendosur para drejtesise te gjithe shkaketaret e kesaj gjendjeje tumorale ,por me kete drejtesi nuk eshte e mundur si dhe me keto palo politikane si Berisha me shoke.Nuk mbetet tjeter vetem te organizojme ne populli nje Miting madheshtor se perndryshe nuk frikesohen kurre horrat.

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza June 5, 16:49

    DITA-HAPI DYERT INFORMACIONIT!Thano hiqi çensuren informacionit po do te rilindi shteti!
    ———————-
    Perkthehuni shqipetareve dyshkronjeshin ‘BE’!?
    B=’Hollandezi’ b.q Basha?
    E=’Francezi’q.b Rama?—Keta prisni ta ‘rilindin’ shtetin qe ka 25 vjet qe ua ka futur koqet ne dare kujslingu Sali Neroni qe i kane bere fresk 25 vjet Arvizinjte Stefanaqet e Fevzinjte!Takimi i dy ‘udheheqesve’ neser ne pranine e fotografise se NALTMADHENISE!?

    Reply to this comment
  3. Ilia June 5, 16:59

    Fjala miting ngjall irritim se me te eshte abuzuar nga te gjitha partite. Po mê rendesi se fjala, ajo qe lipset eshte shprehja e vullnetit popullor ose e shumicës sê shqiptareve, permes nje tubimi jopartiak sa me bindes per nga pjesemerrja, per t’i detyryar pergjegjesit e katrahures ku ndodhemi t’i japin fund lojes se tyre te neveritshme me reformen ne drejtesi. Duhet gjetur nje mënyre organizimi, permes rrjeteve sociale, te ketij tubimi sa me masiv kesaj jave. Le te vihemi te gjithe ne prove dhe te tregojme se jemi qytetare te pergjegjshem per te ardhmen europiane te vendit tone.

    Reply to this comment
  4. Treviso June 5, 17:05

    Populli pseduhet te vazhdoje te degjoje mroçkullat e politikaneve mafjoze? Amerika dhe Europa nuk e njihnin situaten politike te Shqiperise qe i varen melçite e qingjit ketyre mafjozeve? Amerika dhe Europa pse nuk kerkuan qe reforma te kalonte me referendum popullore dhe politikanet mafjoze do te dilnin jashte loje? Pse u zgjodh rruga e gabuar? Apo keshtu do tu vinte ne levizje Pentagoni dhe Brukseli?

    Reply to this comment
  5. A.GRAMSH June 5, 18:24

    PAS 25 VJETESH E VETEMJA ALTERNATIVE PER BE dhe SHBA:
    ——————
    EMBARGO
    -Ngrirja e tere pasurive te tundeshme e te pa tundeshme oligarkeve 25 vjet nga ‘politikane’ tek gjyqtare e prokurore deri ne BREZIN E TRETE!
    -Ndalimi i levizjes se lire ne SHBA dhe zonen ‘Shengen’ per tere ‘politikanet’ prokuroret dhe gjyqtaret pa perjashtim ne keto 25 vjet -deri ne brezin e trete deri ne gjykim e marjen e deshmise se penalitetit njesoj si eshte vepruar per dinastine E SADAM HUSEINAVE DHE GEDAFEVE NE IRAK E LIBI—Ne te kunderten ambasadori i SHBA dhe BE te veshin kepucet se prapthi e te marin leckat si pergjegjesit kryesore ne mbeshtetje te sadameve e gedafeve antishqipetare!

    Reply to this comment
  6. Arben June 5, 20:25

    NUK E MARR VESH RAMEN, PERSE NUK E HEDH NE REFERENDUM APO TA COJE VENDIN NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME.

    VETEM KESHTU VENDOSIN NJEREZIT.

    SA TE JETE SALUSHI E ILIR METUSHI, AS NUK KA SHANCE TE KETE DREJTESI NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*