BE: Rruga e Shqipërisë drejt Brukselit nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm

March 20, 2015 12:28

BE: Rruga e Shqipërisë drejt Brukselit nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, gjatë vizitës së punës në Bruksel zhvilloi një takim me Komisionerin e Bashkimit Europian për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Bashkëbiseduesit u ndalën tek procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjosha e informoi në lidhje me planin e masave të ndërmarra  për përmbushjen e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Europian.

Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, përgjegjësia dhe puna është bërë akoma edhe më e madhe, pasi me bashkëpunimin dhe mbështetjen e gjithë aktorëve, ne dëshirojmë dhe shpresojmë që të përmbushim të gjitha prioritetet në mënyrë që të kalojmë në fazën e re dhe më të rëndësishme të procesit: hapjen e negociatave. Kjo faze do të mundësonte vlerësimin e procesit më specifikisht duke ofruar një panoramë edhe më të qartë të ecurisë të Shqipërisë në të gjitha fushat”, tha Gjosha.

Komisioneri për Politikat e fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, theksoi se në rastin e Shqipërisë, rruga e integrimit është e qartë dhe nuk ka ndikim nga faktorë të jashtëm, apo problematika direkte me vende të tjera.

Prandaj përqendrimi duhet të jetë në reformat që duhen realizuar brenda vendit në mënyrë që të avancohet me procesin. Ne jemi këtu për t’ju mbëshetur që Shqipëria të ecë përpara në këtë rrugë që ka nisur. Shpjetësia me të cilën do të avancohet,  varet nga aftësia e Shqipërisë për ti realizuar këto reforma të cilat ne do t’i shohim me kujdes”, tha Komisioneri Hahn.

Komisioneri nënvizoi se rezultatet konkrete që duhet të ketë Shqipëria në konsolidimin e shtetit të së drejtës, janë thelbësore për të avancuar me procesin e integrimit.

Gjithashtu është më shumë rëndësi që të ecet përpara me inplementimin e legjislacionit, pasi procesi i integrimit për çdo vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian nuk ka të bëjë vetëm me përshtatjen e legjislaçionit të një vendi me atë të BE-së, por me zbatimin e tij në praktikë”, u shpreh Komisioneri Hahn.

March 20, 2015 12:28
Komento

2 Komente

  1. naimi March 20, 13:41

    EDHE JU JENI RRENAXHIJE TE MEDHEJE DHE SNA DONI FARE.JU MA PARE DONI SERBET KRYEMINELAT E BALLKANIT,SE SHQIPETARET.

    Reply to this comment
  2. plakumarre March 23, 12:28

    Nese brukseli do te ndihmoje shqiperine athere le ta filloje me korrigjimin e ktimit me te rende ne 1913,pra te riparoje copetimin e trungut shqiperi. Nese e ben keta athere jam dakort qe vendi duhet te ece drejt europes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*