BE vendos viza për Ballkanin, por i merr online brenda 72 orësh

October 22, 2017 16:28

BE vendos viza për Ballkanin, por i merr online brenda 72 orësh

 

Bashkimi Europian do të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së lirë brenda hapësirës Shengen vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Parlamenti Europian ka miratuar një propozim të ri të Komisionit sipas të cilit, qytetarët e Ballkanit përpara se të udhëtojnë në vendet e hapësirës Shengen do të duhet të plotësojnë online një formular të posaçëm, përgjigja e të cilit duhet të kthehet jo më vonë se 72 orë.

Ky formular do të jetë edhe vula kufitare për të hyrë në vendet që kanë të njëjtin kontroll kufitar dhe doganor.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Ballkanit dhe shteteve të tjera që nuk kanë nevojë për viza do të duhet të paguajnë 10 euro, tarifë që është e vlefshme për gjithë kohën kur pasaporta është e vlefshme.

Ndërkohë, qytetarët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të mëdhenj se 60 vjeç nuk do të paguajnë.

Ky sistem i ri ka gjasa që të futet në zbatim pas janarit të vitit 2020, ndërkohë që mund të ketë prova teknike vetëm përkohësisht gjatë kësaj periudhe.

October 22, 2017 16:28
Komento

6 Komente

  1. KATHARSIS October 22, 17:36

    KESAJ I THONE PIRDH SE LIROHESH.DERI NE 2020 BE ME SHUME GJASE ESHTE SHKERMOQUR E TERA.

    Reply to this comment
  2. lora October 22, 18:07

    Po ne themi qe ne 2020 te jemi antare para se Europa te shperbehet, ç’esht ky lajm?!

    Reply to this comment
  3. Ladi October 22, 20:33

    Ballkani perendimor duhet te vendose te njejtin sistem per te gjithe qytetaret e BEse ne baze te parimit te reciprocitetit.

    Reply to this comment
  4. Ballkaniku :) October 22, 23:03

    Nuk i marr vesh ca gazetar l….i. Vendos vizat per Balkanin. Ma specifik nuk mund te jene? Vizat per Balkan perendimor por se kush ska rendesi. Ah mjer ju qe beheni gazetar.

    Reply to this comment
  5. Eduard Leka October 23, 04:27

    Kjo është cmenduri le të pirdhet Europa mashtruse kurva plakë gjithmon na kan trajtuar si mall tregu kan bër pazare me kufijtë e Shqipërisë dhe me Shqiptarët..ne duhet të duam atdheun tonë dhe ta ndërtojmë jetën këtu.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 October 23, 08:39

    “Ndërkohë, qytetarët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të mëdhenj se 60 vjeç nuk do të paguajnë.”
    Ndërkohë, qytetarët më të RINJ se 18 vjeç dhe më të VJETËR se 60 vjeç nuk do të paguajnë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*