Bebe në kuti kartoni, praktika finlandeze që po ul ndjeshëm vdekshmërinë foshnjore

July 8, 2017 14:20

Bebe në kuti kartoni, praktika finlandeze që po ul ndjeshëm vdekshmërinë foshnjore

Quhet “baby box” dhe me saktësi mund ta përcaktojmë si një kuti kartoni e cila fillimisht merret apo i dhurohet nënës e mbushur me sende të tjera për beben, por pas lindjes mund të përdoret edhe si një formë djepi.

Kjo praktikë filloi të përdorej në Finlandë dhe tani edhe në shumë vende të tjera të botës.

Rëndësia e kutisë në lidhje me vdekshmërinë foshnjore

Në Finlandë ka rreth 75 vjet që përdoret pothuajse tek të gjitha bebet pavarësisht rangut ekonomik. Duket se ul ndjeshëm rrezikun e SIDS dhe këtë e aprovon edhe Karima Ladhani, një profesore në Universitetin e Harvard, e cila ka themeluar një organizatë pikërisht për analizimin e këtij efekti në zonën e Azisë.

Ajo konsiderohet si mjaft e sigurt dhe është provuar se në Finlandë ka një ulje të numrit të vdekjeve, sigurisht e ndikuar edhe nga kushtet më të mira sanitare. Kjo kuti ka përmirësuar ndjeshëm perspektivat e jetës së fëmjës.

E gjithë siguria vjen nga fakti se kutia ka 4 anët të cilat e kufizojnë hapësirën rreth fëmijës.

Brenda kutisë fillimisht ndodhen sendet e fëmijës (një xhup i trashë, një thes gjumi, peshqir, veshje prej leshi, kapele, çorape dhe geta, trupore te ndryshme, aksesoret e gjumit, pajisjet e higjenës, set bebelinash që mund të lahen, një libër dhe më pas ato hiqen prej atje duke lënë vetëm dyshekun e vogël.

Ideja lindi si pasojë e një numri shumë të madh vdekjesh të foshnjave në vitin 1930 në Finlandë (65 në 1000 fëmijë ndërronin jetë në gjumë), dhe tashmë mjekët në këtë vend këshillojnë që fëmija të flejë në kutinë e kartonit duke evituar shtratin e prindërve. Në vitin 2010 vdekjet e ulën në 7 për 1000 fëmijë./Pernenat/

July 8, 2017 14:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*