Bedelizmi

January 22, 2018 00:53

Bedelizmi

Artan Xh.Duka

Prapë protesta në Rumani. Vënd i BE. Dhe prapë korrupsioni, ai “gogoli” që neve BE na i ka vënë si para-kusht për hapje negociatash, pale anëtarësim! Po, a ja vlen të mbajmë veten me garjet duke kritikuar BE për standarte pranimi për gjëra që hasen në gjirin e saj? Se fundja, edhe në BE, korrupsioni është pashmangshmëri. Natyrë njerëzore.

Por ajo që dallon një vënd të BE nga ne është qasja ndaj tij. Ndërsa rumuni, italiani, greku apo francezi, del në protestë për veten e vet dhe të mirën e përbashkët, ne, që kemi shumë herë më tepër arsye se ta, nuk dalim ose kur dalim, dalim në kohën e gabuar, kauzat e gabuara dhe nën hyqmin e gabuar. Siç pritet të ndodhë edhe më 27 janar.

Qytetari rumun në protestë, sesa justifikim për problemet tona, është sfidë që nxjerr “lakuriq” sedrën qytetare në vënd. Ndoshta, prandaj dhe nuk jemi ende në BE. Ku opozita më së pari fillon tek qytetari.

Kriza e qytetarisë

Apatia qytetare ndaj abuzimit politik tek ne është historike. Ende nuk jemi shkëputur nga tribalizmi ku lideri admirohet dhe ndiqet pas apriori, për keq a për mirë. Prej vitesh si qytetar luftën kundër korrupsionit e kemi “deleguar” ironikisht tek protagonistët e tij por për fatin tonë të mirë, së fundi “stafetën”e kanë marrë miqtë e huaj që me sa duket, qoftë dhe për interesat etyre, do ia dalin mbanë.

Ndaj qeverisjes që nuk është e imunizuar nga problemet, reagimi qytetar tek ne është ose apatia (tipike), ose protesta dinjitoze ku opozita nuk i fton por ftohet në shesh (shumë e rrallë), ose ndjekja pas e opozitës sa herë bën ftesë ajo (tipike).

Demokracia fiton kur ndaj qeverisë që abuzon, sheshet mbushen plot. E mira e do që qytetari të mos priste për ftesë në të por tek ne ende mbetet ende luks (përjashto revoltën ndaj piramidave).

Demokracia ndërkohë humbet nëse qeveria abuzon dhe sheshet mbeten bosh! Por demokracia humbet edhe kur sheshet mbushen me qytetarë që thjesht i përgjigjen thirrjes së partisë pavarësisht mungesës së kauzave demokratike dhe cënimit të interesit kombëtar (sikurse sot hapja e negociatave). Jo vetëm dëshmon opozitë të paprinciptë por dhe qytetari në krizë.

Të dyja bashkë, qoftë apatia apo “bedelizmi” qytetar, njësoj na mbajnë larg standartit demokratik sa kohë politika ose nuk të llogarit ose të ka në “xhep” në çdo kohë. Po ndërsa qytetari nuk ka pse kritikohet kur nuk del në shesh për veten e tij, ai i prish punë jo vetëm vetes por gjithë shoqërisë, kur del në shesh si bedel për hallin “pas meje, qameti” të liderave që shpresojnë se me tensionimin e situatës e “martirizimin” grotesk politik do të mund të fitojnë ca kohë.

Protesta e 27 janarit nuk është protesta e qytetarit shqiptar, qoftë votues i PD apo PS, që kërkon jetë me të mirë dhe integrim në BE. Është thjesht tentativë në panik për dalje frike nga ata që shohin se drejtësia po u vjen rrotull për ato që bënë dje në qeveri brënda “kornizave” ligjore të kohës.

Takëmi në krye të opozitës e di që protesta do i izolojë dhe diskretitojë më shumë në sytë e publikut dhe partnerëve të huaj. Po aq u bën. Dëshpërimi ekstrem pjell reagime ekstreme. Mbi të gjitha shpresojnë se, sesa vetë “jehona” e protestës, do të ketë më shumë efekt zhurma mediatike dhe politike në ditët që i paraprijnë asaj! Në atë gjëndje që është sot lidershipi opozitar, beson gjithshka!

Protestë që vetëm prish punë për të gjithë!

Për fat të mirë, ndryshe nga herët e tjera, përballë opozitës të pashpresë dhe provokuese, nuk është vetëm një qeveria punëtore e liberale si kurrë më parë, një publik që nuk kandiset e kuturiset aq kollaj nga “fletërrufetë” opozitare të stinës por dhe një dyshe që nuk kanë ç’i bëjnë – BE/SHBA, që janë të vendosura për reforma për shtet ligjor dhe standarte reale demokratike në vënd. Është prania e të huajve që shpjegon dëshpërimin e madh opozitar.

Ndaj as 27 janari e as data të tjera më pas nuk i bëjnë më fajde takëmit në krye të opozitës që nuk ka kë fajëson tjetër për panikun sot nga drejtësia, përveçse veten për abuzimin e paskrupullt të djeshëm në qeveri. E kur nuk i bën fajde politikës së përfolur për abuzim, nuk i bën, jo e jo, qytetarit të thjeshtë simpatizant të PD e LSI. Përveçse dëm.

27 janari është një sfidë e shans për të dëshmuar qytetarinë demokratike të përkrahësve të PD e LSI. Nëse e duan partinë e tyre, t’a lënë sheshin bosh që të shtohet presioni për rotacion në drejtim të partisë. Jo vetëm nuk fitojnë gjë duke bërë “bedelin” për interesa të tjetërkujt, por rrezikojnë të humbasin vetë dhe të gjithë me ta me komplikimin e negociatave me BE.

Perëndimi po na sheh dhe, më shumë se abuzimi politik i PS sot dhe PD e LSI dje, e preokupon reagimi ynë si qytetar ndaj tij. Po ndodh në Rumani! As duke e harruar, as duke e falur dhe për më tepër, as duke e përkrahur duke iu bërë dekor bedelash në shesh si deri më tani! Janari do mbahet mënd për datën 21. Data 27, as nuk ka as paralele me Rumaninë, as do të mundet të sfumojë tragjedinë për të cilën janari do mbahet mënd gjithmonë.

January 22, 2018 00:53
Komento

17 Komente

  1. Socialisti i Ndershem January 22, 01:12

    Dmth. kur protestonim ne te premte per te premte ne Tirane dhe dite per dite ne qytetet tona dhe neper kryqezime rrugesh nuk ishim Bedele por Heronj?
    Sikur nuk shkon, apo jo ?

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune! January 22, 09:01

    bedela nga te dyja krahet megjthese socialistet me pare kishin te drejte te dilnin ne shesh qofte kur u vodhe voten, u dogjen kutite, dolen videot etj maskaralleqe, prape nuk justifikon futjen ne greve urie nderkohe qe lideri rrinte jashte, po tani mileti sikur jane ftilluar dhe biznesi, hallet personale etj i kane bere me realist dhe nese vepron drejtesia, do bien nga fiku te gjithe perendite, se ne i adhuorjme si me qene shenjtora keta politikanet tane, amin gjithe diten. E megjithate, ne mos gaboj, edhe veteliderat e socialistve anulluan protestat kur behej fjale per hyrjen ne nato megjithse kishte ndodhur dhe gerdeci. as nuk kane krahasim

    Reply to this comment
    • Stela January 22, 10:19

      Po jo mor jo. Greva e urise e socialisteve u hap diten qe Shqiperise i hiqeshin vizat.
      Me fal per shprehjen, po Mut eshte e gjithe politika e te dy kraheve dhe ne si popull jemi thjesht Qorra te mjere.

      Reply to this comment
      • babuci January 23, 00:32

        Shqiperise i jane hequr vizat ne 25 dhjetor 2010 o pallosh. greva e urise u zhvillua mbas zgjedhjeve te vjedhura te 2009 . kutite qe nuk u hapen dhe u dogjen me vone. mos shkruaj hajdarlliqe se merr pamje hajdari pastaj o pallosh !!

        Reply to this comment
  3. info analitike January 22, 10:46

    A ka me gazetare bedele si ky Artan Xh. Duka qe i druhet protestave dhe perpiqet ti dali ne
    mbrojtje pushtetit. Keto harrojne kur i benin jehone koalicionit te qelbesirave per te permbysur Saliun per hater te Edit qe donte kolltukun me cdo kusht duke shkelur ideale, moral etj. A u perdoren njesoj si bedele protestuesit e 21 janarit? A u valeviten ata te vraret e mjere si trofe e gjakosur lufte ne te gjitha mediat? A ju kujtohen lotet e Anes? A ju kujtohen skenografite e regjizorit lryepsikopat? Ku jane sot Tom Doshi, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Edi Rama qe shitnin moral me oke? Protesta eshte shpirti o demokracise dhe ti o shoku gazetar permende vec ate te 27 janarit por harrove qellimisht qe edhe naftetaret dp te vijne te protestojne e keta e kane thene qarte qe kane votuar PS ne e kane mbetur te mashtruar. A thua jane bedele edhe keta o shoku sherbetor i pushteti?

    Reply to this comment
  4. Ylli January 22, 11:06

    Hahahahahahaha……per nje gje me pelqen Sali Berisha shume.E ka kthyer antiberishizmin ne profesionin me te paguar ne Shqiperi.U kenaq Mero ,Bedriu ,Viktori ,Ben Duka e plot te tjere duke marre honorare.Ketu e 26 vjet shkruajne te njejtat gjera me durim autiku.
    Pra o gazetar me 27 Janar po doli populli ne proteste eshte bedel ???Sinqerisht keshtu besoj dhe une.Po nuk na the nje fjale te vetme per 21 Janarin ….ishte popull bedel ai qe doli app nuk ishte.Apo akoma shkruani pacavure qe populli doli kunder korrupsionit ???Ne fakt duke bere aleance me mbretin e korrupsionit Ilir Meten ,populli i majte doli kunder korrupsionit ne 21 Janar.Hahahahahaha ,ju jeni estrade e qendrave te punes te kohes se Dulles.
    Pikerisht prandaj me pelqen Berisha ,se ju ka katandisur karagjoza ,por me honorare ama.

    Reply to this comment
    • lili January 22, 15:01

      Ylli,
      best comment of this article!

      Reply to this comment
    • Olti January 22, 17:31

      Nje koment i shkelqyer Ylli .Te lumte .
      Cdo qeveri ka bythlepirsat e vet, por kur keta bythlepires mbajne titull prof.dr . kjo eshte kuje e madhe per kete popull.O zot cfare elitash ke krijuar.elita leshi.

      Reply to this comment
  5. Une,Lubonja January 22, 11:09

    Shqiptaret nuk duan shtet! Jane popull i pa edukuar qe te zbatojne dhe jetojne me ligjet e shtetit! Shqiptaret jane Tribale, ju pelqen Sala se i le te behen edhe kriminele mjafton qe Kryetari i Fisit Shqiptar te jete Ai, i madhi Sal! Shikoni sa parti ka Shqiperia ? Eshte treguesi i fisit tribal! Sepse ,si eshte e mundur te dale njeri ne proteste per te mbrojtur Salen Floririn dhe Lulen?! Do te dalin vetem militantet hajdute qe kane vjedhur dhe vrare!

    Reply to this comment
  6. Tap Topi January 22, 11:40

    Nderkohe qe VOA ka publikuar nje artikull me titull “Valë e re dhe e heshtur emigrimi nga Shqipëria”, ku behet fjale rreth shtimit te frikshem te emigracionit aktual te shqiptarëve, i cili po kap shifrat e 2015-es, “shurdhmemecja Dita”, edhe pse eshte ne dijeni te plote te ketij vezhgimi te bere nga revista MONITOR, ajo vazhon ta mbaje gojen e qepur me spango te kalbur rilindjote.

    Ne vend qe te publikoje, dhe te angazhoje ekspete per analizimin e shkaqeve te kesaj dukurie pikante te aktualitetit, shurdhmemecja nuk nguron te publikoje hamendesimet e nje super-bedeli, i cili pa piken e turpit guxon te beje krahasime midis protestes se nje populli euro-rumun qe s’e ka problem te reshtohet serisht trupbashkuar ne krah te mbrojtjes se vlerave te demokracise se fituar me gjakun e derdhur lume ne Timoshuare pergjate revolucionit te 1989-es, me pseudo-protestat e nje tufe amorfe, debila qe vihen per nje kothere buke ne resht si mercenare, qe mashtrohen lehtazi, e me pas perdoren si mish per top nga tutoret e radhes.

    “Protestë që vetëm prish punë për të gjithë!” – shkruan pa piken e turpit super-bedeli, a thua se e ka autorizuar njeri te flase ne emrin tim, ne emrin e socialistit te ndershem, ne emrin e steles, ne emrin e info’s analitike, ne emrin e te gjithe lexusve.

    Na mbyten bedelat! Bedela ne politike, bedela ne gazetari, bedela dhe ne forume!

    Reply to this comment
  7. Censure bedelash... January 22, 12:21

    Nderkohe qe VOA ka publikuar nje artikull me titull “Valë e re dhe e heshtur emigrimi nga Shqipëria”, ku behet fjale rreth shtimit te frikshem te emigracionit aktual te shqiptarëve, i cili po kap shifrat e 2015-es, “shurdhmemecja Dita”, edhe pse eshte ne dijeni te plote te ketij vezhgimi te bere nga revista MONITOR, ajo vazhon ta mbaje gojen e qepur me spango te kalbur rilindjote.

    Ne vend qe te publikoje, dhe te angazhoje eksperte per analizimin e shkaqeve te kesaj dukurie pikante te aktualitetit, shurdhmemecja nuk nguron te publikoje hamendesimet e nje super-bedeli, i cili pa piken e turpit guxon te beje krahasime midis protestes se nje populli euro-rumun qe s’e ka problem te reshtohet serisht trupbashkuar ne krah te mbrojtjes se vlerave te demokracise se fituar me gjakun e derdhur lume ne Timoshuare pergjate revolucionit te 1989-es, me pseudo-protestat e nje tufe amorfe, debila qe vihen per nje kothere buke ne resht si mercenare, qe mashtrohen lehtazi, e me pas perdoren si mish per top nga tutoret e radhes.

    “Protestë që vetëm prish punë për të gjithë!” – shkruan pa piken e turpit super-bedeli, a thua se e ka autorizuar njeri te flase ne emrin tim, ne emrin e socialistit te ndershem, ne emrin e steles, ne emrin e info’s analitike, ne emrin e te gjithe lexusve.

    Na mbyten bedelat! Bedela ne politike, bedela ne gazetari, bedela dhe ne forume!

    Reply to this comment
  8. Duplicate comment detected... January 22, 12:23

    Karagjoza me honorare thua ti @Yllo? Po mer po… Sikur te ishte vetem kaq ja beje hallall plako, por si i behet hallit kur bedelat arnaute i zhysin duart si pa te keq ne arken e shtetit, dhe i akordojne shuma marramendese bejtexhinjve, akademikeve, per t’u kuruar jashte vendit.

    E morre vesh lajmin me te ri qe shume nga gazetat mengjarashe kane turp ta publikojne?

    Tirane, 19 janar 2018 / Një vendim i qeverisë së Shqipërisë i botuar në Fletoren Zyrtare, bën me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë përsipër, mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të profesor Moikom Zeqos.

    Reply to this comment
    • Ylli January 22, 13:47

      Sado qe majtizmin ne Shqiperi gjithmone me eshte dukur grotesk dhe sharlatan ,i imponuar kombit tone nga kryeqendrat antishqiptare Moska dhe Beogradi te cilet hodhen faren e urrejtjes dhe vellavrasjes nepermjet komunisteve shqiptare ,besoj se shume figura te majta jane pasuri kombetare.I tille eshte dhe profesor Moikomi.Jo vetem mbulim te pjesshem por teresor te shpenzimeve per kujdesin shendetesor te profesor Moikom Zeqos.
      Mos harro qe urrejtja eshte ves dhe virtyt komunisto-socialist.Keta per 45 vjet kane vrare dhe lene pa varr shoku -shokun pa piken e keqardhjes.Keshtu mos prit llogjik kur komentojne ose shkruajne.
      Thjesht mos u ngjaj atyre dhe je ne rregull.Me fal per keshillen.

      Reply to this comment
      • IDH pa cepa... January 22, 15:32

        Nuk e dinim qe ditke dhe te japesh dhe keshilla o idh pa cepa, bravo, bravo…

        Nja dy-tre pyetje elementare kisha per ty shoku pordhesor

        Me cfare argumenti bindes e hesh poshte ti bindjen shoqerore, se figura te nderuara, te majta apo te djathta qofshin, bejtexhinj, akademike, sportiste, apo eksperte te cfaredo lloj sektori qofshin, duhet te trajtohen pa dallim njelloj?

        Per Moikomin personalisht kam vertet respekt dhe i uroj shendet, por a e di ti se ne nje vend perendimor eshte e pamundur te ushtrohen kollaj praktika te tilla qe kundermojne rende nga era e servilllekut dhe e batacikllekut?

        Perse duhet te marre miliona per kurim jashte shtetit nje x-person, vetem pse mund te jete i aferm apo mund t’u kete sherbyer me besnikeri pushtetareve, dhe jo nje y-person i thjesht, jo partiak, por pak a shume vlera dhe atribute te ngjashme ne sektore?

        Reply to this comment
      • IDH pa cepa... January 22, 15:33

        Nuk e dinim qe ditke te japesh dhe keshilla o idh pa cepa, bravo, bravo…

        Nja dy-tre pyetje elementare kisha per ty shoku pordhesor

        Me cfare argumenti bindes e hesh poshte ti bindjen shoqerore, se figura te nderuara, te majta apo te djathta qofshin, bejtexhinj, akademike, sportiste, apo eksperte te cfaredo lloj sektori qofshin, duhet te trajtohen pa dallim njelloj?

        Per Moikomin personalisht kam vertet respekt dhe i uroj shendet, por a e di ti se ne nje vend perendimor eshte e pamundur te ushtrohen kollaj praktika te tilla qe kundermojne rende nga era e servilllekut dhe e batacikllekut?

        Perse duhet te marre miliona per kurim jashte shtetit nje x-person, vetem pse mund te jete i aferm apo mund t’u kete sherbyer me besnikeri pushtetareve, dhe jo nje y-person i thjesht, jo partiak, por pak a shume vlera dhe atribute te ngjashme?

        Reply to this comment
  9. Reshit Collaku January 22, 18:35

    Edhe ne Danimarke apo Zelande,qe jane shtetet me te ndershme ne bote,te gjithe,qytetaret,media apo shoqeria,jane kunder qeverise.Ne Shqiperi qe ne Europe nuk diskutohet,po edhe ne Afrike shumica kemi qeverine me kriminale,,media eshte me qeverine.Keta mjerane e kriminele si ky Duka i shkrimit dhe krimit,nuk shohin cfare ben qeveria po cfare ben opozits.E ne presim qe Shqiperia te behet.Po keta si Duka do ta bejne Shqiperine prandaj po zbrazet cdo dite.”Kudo dhe kurdohere problemi eshte qeveria”.R.Regan.

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit January 22, 21:35

    hahhahahahaa,Saliu ka rruar koken, sa i shkon qeroslleku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*