Si e njoha Lulzimin. Dhe një histori me Sigurimin

Bedri Blloshmi - Intervistë August 4, 2013 13:38

Si e njoha Lulzimin. Dhe një histori me Sigurimin

 Ish-i përndjekuri politik i kohës së diktaturës, Bedri Blloshmi, vëllai i Vilson Blloshmit, poetit të pushkatuar në vitin 1977, flet për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Ja si e ka njohur ai katër vjet më parë pasardhësin e Sali Berishës, raportet e tij me ish të përndjekurit dhe ç’mendim ka për Ridvan Boden, Berishën, Topallin etj.

 

Zoti Blloshmi, si e pritët zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike?

Duhet të bëjmë një sqarim këtu. Lulzim Basha nuk u zgjodh kryetar i PD-së, por nënkryetar i saj. Kryetar ka qenë dhe do të mbetet Sali Berisha. Kështu që nuk kam ç’të them për Bashën. Ai është një i komanduar në atë detyrë, por zgjedhja e tij tregon se Partia Demokratike është një parti enveristësh dhe e meritonte humbjen më 23 qershor.

 

Kjo duket si një akuzë shumë e rëndë që i bëni Partisë Demokratike. Kini fakte për këtë?

Shikoni, më 23 Qershor, për herë të parë që Partia Demokratike nuk mundi të grabisë vota, mori dhe përgjigjen e votuesve të cilët i siguruan një humbje katastrofike. Pse? Sepse ajo parti nuk ka asgjë demokratike. Tani për tani ata janë krejtësisht të çoroditur dhe nuk mund të bëjnë dot asnjë analizë për të nxjerrë pëgjegjësitë e kësaj fundosje të merituar. Sepse po të bëhet analiza do të dali se shkaktarët e vetëm të humbjes janë vetëm ata, që nga Saliu, Lulzimi, Jozefina Topalli, Ridvan Baçi e të tjerë.

 

Këtë Ridvan Baçin nuk e njohin shqiptarët. Kush është ky?

E njohin shqiptarët dhe e njohin shumë mirë. Ky është Ridvan Bode, por në Librazhd e njohin si Ridvan Baçi, pasi ai ka qenë dhe është fiksuar te librazhdasit si kryetar i shoqatës së Enverit.

 

Po Lulzim Bashën a e njihni?

E njoh aq sa të mos kem asnjë dëshirë për ta takuar kurrë. E kam njohur katër vjet më parë kur do të zgjidhej kryetari i PD-së së Librazhdit. Lulzim Basha erdhi bashkë me Ridvan Baçin. Personi që do caktohej kryetar partie i emëruar nga lart dhe më vonë z/v Prefekt, pra Aranit Leka, vinte nga një familje me lidhje të forta me sigurimin e shtetit, tradicionalisht familje hajdute, natyrisht dhe vrasëse. Në atë garë konkurronte dhe një kushëriri im. Lul Basha u vu në dijeni se Aranit Leka dhe familja e tij kishte probleme me familjen Blloshmi, se veç përgjimeve në vite, sigurimi për ta djegur si bashkëpunëtor sigurimi e nxori dëshmitar kundër kësaj familjeje. Babai i tij, Aqif Leka ka dalë dëshmitar xhaxhait të Vilson Blloshmit, poetit që u pushkatua nga diktatura në vitin 1977. Pasi i mori të gjitha informacionet se kush ishin dy kandidatët për kryetar të PD-së në Librazhd, Lul Basha i tha kushëririt tim: Ti kushëriri i Bedri Blloshmit tërhiqu nga gara për kryetar.

 

A janë të mjaftueshme këto që thoni për të vënë në dyshim zgjedhjen e tij në krye të PD-së, kur ai u zgjodh me 80 për qind të votave të demokratëve?

E kini gabim. Ai u zgjodh me 80 për qind të votave të atyre që morën pjesë në votim, pasi më shumë se 60 përqind e bojkotuan votimin, pasi morën vesh se do zgjidhej Lul Basha. Në PD vazhdojnë të zbatohen mësime e Enverit se komunistët asnjëherë nuk zëvendësohen, as dalin në pension. Pastaj demokratët ia dinë bëmat Bashës, si kur ishte ministër i Brendshëm dhe vrau katër veta në 21 janar; kur ishte ministër i Jashtëm ua shiti detin grekëve; kur ishte ministër i rrugëve thonë se ka vjedhur 240 milionë euro… Por ai ka edhe një raport jo të mirë me ish-të përndjekurit politikë…

 

Mund të na e tregoni këtë raport?

Patjetër. Para ndonjë viti u bë greva e të përndjekurve politikë. Bëhej në Tiranë. Por kryetari i Bashkisë as u interesua fare për ta. Pse u sakrifikuan Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca? Për bukën e gojës. Po Lul Basha, ashtu si Jozefina Topalli, kur e pyesnin për këtë grevë, përgjigjej: No koment! Dhe të burgosurit politikë i kanë mbështetur vazhdimisht këta demokratë hipokritë sa herë vinin zgjedhjet. Dhe të mendosh se ne ish-të përndjekurit nuk jemi 11.8 përqind sa thonë demokratët e Saliu, por mbi 33 përqind e votuesve. Pa përfshirë këtu ish-pronarët. Po ata i ka qënë haka jonë. Tani ka filluar lufta brenda llojit të tyre. Unë do t’i thosha Lulzim Bashës: Ju as njëri- tjetrin nuk e doni, dua të them brënda llojit por dhe brenda llojit të llojit. Megjithatë do presim se çfarë reagimi do bëjnë ata që fituan zgjedhjet, a do ju çojnë para drejtësisë, ashtu siç kanë premtuar? Prokurori i Përgjithshëm do heshtë, apo do vëri në zbatim deklaratat që bëri kur hypi në atë karrike? Dëshiroj të mos ketë ndonjë marrëveshje të heshtur, të pa shkruar, se dhe Berisha, gjatë viteve 1997-2005 thërriste e bërtiste se do t’i fuste në burg të gjithë hajdutët e PS-së porsa të vinte në pushtet. Kjo jo që nuk ndodhi, por as që i zuri në gojë fare hajdutët socialistë me Fatosin në krye.

 

Kush është Bedri Blloshmi

Bedri Blloshi, nga Librazhdi, ish-i burgosur politik është një dëshmitar i krimeve të komunizmit me pasoja tragjike për familjen Blloshmi. Ai ka folur shumë herë për këtë gjë, më shumë për të mbajtur gjallë kujtimin e të vëllait të pushkatuar, Vilson Blloshmi, portreti i të cilit, përkrah të të pushkatuarve të tjerë poetë, Trifon Xhagjikan e Genc Leka, është përfshirë në një kënd të Pavijonit të Terrorit Komunist. Bedri Blloshmi ka botuar librin “Rrëfime nga ferri komunist” etj.

Bedri Blloshmi - Intervistë August 4, 2013 13:38
Komento

42 Komente

  1. LORA August 4, 17:56

    Falnderim per kenveshtrimin realist,ne kete interviste,te Bedri Blloshmit.
    Ja keta jane te persekutuarit e vertete te luftes cmendarake te klasave;qe dine te gjykojne me kthjelltesi dhe qe i thone te bardhes-e bardhe,te zezes-e zeze.
    Me vjen mire qe z.B.Blloshmi rikujton Lirak Bejkon dhe Gjergj Ndrecen ,duke bere njekohesisht apel Qeverise se Re per premtimet qe i beri shtreses se te persekutuarve politike te vertete.
    Per mua cdo fjale,e kesaj interviste,eshte e vertete dhe e pergjegjshme.

    Reply to this comment
  2. BUSH August 4, 19:51

    Bravo zoti Blloshmi, interviste me e realiste mendoj se nuk ka patur ndonjeher nga nje i burgosur politik.

    Reply to this comment
    • Islami Pe Pogradeci May 14, 10:54

      Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit.

      Reply to this comment
  3. Vojo August 4, 21:06

    Bedri si mendon ti ta marin pushtetin shtresa e perbusur pronaret, te burgosurit politik?

    Reply to this comment
  4. MARKO August 4, 21:51

    Po mbase Luleza Basheviç ka lidhje me Sherbimin Sekret Jugollav?

    Reply to this comment
  5. lili August 4, 22:06

    Qe te mos kete marreveshje te heshtur,Duhet ne te ngrihemi qe sot edhe ashtu sic ia prem rrugen e perkrahjes nderkombtare Berishes,duhet me ia pré rrugen keqqeverisjes’ sa ma heret.Premtimet per rilindje duhet te behen réalitet edhe kjo Fillon me ndeshkimin e te korruptuareve,abuzueve,keqperdoruesite te Arkes se shtetit ,dmth keqperdoruesit te pareve tona.

    Reply to this comment
  6. shamikuqja August 4, 22:40

    lul smerlapeviç asht agjent serb me berishoviç

    Reply to this comment
  7. L.Itali August 4, 22:53

    I jashtzakonshëm!Ndjej dhimbje për kete njeri trim dhe i drejtë! Demokracia duhet kuptuar si e kupton ky ish i persekutuar qe te emocionon dhe te ve ne mendime,per te bere nje Shqiperi te mirë,të drejtë dhe te besueshme!Mbetem pa fjale!…Nje grusht i drejte ne fytyre te hajduterise se votave,mundit dhe djerses se shqiptareve! Me shume se respekt, keta njerez meritojne ne të ndjejme dhimbjet e tyre!…

    Reply to this comment
  8. petro August 5, 07:19

    neqoftese PDnuk reformohet pergjegjesia do jete e PS pasi kjo duhet tu beje gjygjin te gjithe horrave qe kane pushtuar ate parti .Antaret e ndershem te PD duhet te sensibilizohen se ne krye te saj kane qene dhejane horrat,matrapazet,spiunet,kriminelet,hajdutet,me ne krye Sali Berishen

    Reply to this comment
  9. ILIRET August 5, 07:47

    Po kur te perndjekurit politike ishin burgjeve apo internimeve si dhe hanin plumbin me gjyq e pa gjyq, Sali Ram Berisha, jetonte ne vilat e Enver Hoxhes dhe bendte pushimet me djemte e tij. Dhe te perndjekurit vazhdojne dhe e votojne ende. Atehere ata nuk jane ne gjendje te vleresojne seren e tyre dhe seren e persekutoreve te tyre…

    Reply to this comment
  10. Beni August 5, 09:00

    Prape Bedri Blloshmi??!! Mashtruesi ordiner qe vetem di te mallkoje, shaje, pergojoje dhe shpife. Ne fillim eshte mik me te gjithe e pastaj behet armik e hasem me kedo. Berisha e emeroi ne garden e Republikes, e kur e hoqen per dallavere dhe intriga, shpifje dhe pislliqe u be armik me te.

    Reply to this comment
  11. Vali August 5, 10:29

    Zoti Blloshmi te greva e urise ishte dhe ambasadori amerikan po asnje fjal nuk e tha per ju.
    E ke pare kush jane te punesuar ne ambasaden Amerikane i gjith sigurimi i shtetit dhe komunistet.Pse ambasada nuk puneson disa te burgosur apo fenijet e tyre?

    Reply to this comment
  12. Asim Vrenozi August 5, 10:39

    Bedriun e njeh une shume mire mund te rrahur ne burg nga policia per 15 vjet mbi 1000 here une them se per cdo gje qe shkrun ka shume te drejt.

    Reply to this comment
  13. tradita August 5, 12:38

    zotria nuk ka lidhje me PD. ai militon ne nje parti tjeter ne FRD. te punojn edhe et fitojne zgjedhjet. pushetin e ka PS+LSI atyre t’ua marre pushtetin apo prape po shfrytezohet nga ata qe e burgosen. ai ose eshte i paturp ose i paq tru,

    Reply to this comment
    • Elbasani August 9, 21:23

      Eshte shume i pafytyre turpin nuk e njeh fare nuk i flet asnje shok burgu vetem shan dhe shpif qan kur ja do puna serviloset ne kulm kur ka interes nuk i flet asnje pothuaj nga fisi i tij.

      Reply to this comment
  14. marina August 5, 12:39

    Ju z. Beni nuk e njifni fare z.Blloshmi nisur per sa komentoni. Per te njohur z.Blloshmi studjoni dosjen e tij ne arkiven e shtetit.Me sa duket jeni ndonje JAGO.

    Reply to this comment
  15. Kombi ilirshqiptar, August 5, 15:22

    Ata qe shajn kete te perndjekun politik.jan kopilat e komunistave qe jan zene neper zyrat e regjimit diktatorjal .jan kelysh te spiunve e agjendurave serb si Sali berisha e Luli vocel.e duan te lyejn me balt figura te ndritura .

    Reply to this comment
  16. tirana August 5, 15:55

    Zoti Bedri bene nje analize shume te goditur dhe mjaft realiste.

    Reply to this comment
  17. Gani August 5, 16:09

    Rrnofsh e kjofsh o z. Bedri!
    Keshtu shkruhet e thohet troc e verteta!
    Le te mesojne me shkrue e me fole debilet e sigurimit qe quejne veten te Perndjekun! Ky nuk asht artikulli i pare i Juej qe thoni te verteten. Turp e turp i madh per ata… qe Ju rrejten e Ju mashtruen per sa vjet te gjoja “demokratice”, qe sic e shpjegoni edhe Ju, z.Blloshmi, nuk jane tjeter vec vite hajdutesh dhe vrasesish te vazhdimsise se baballareve te tyne.
    Ju uroj shndet e jete te gjate, prej zemret!

    Reply to this comment
  18. enx August 5, 18:28

    E pershendes z Blloshmi dhe e pergezoj qe ka guximin qytetar te denoncoj hapur bemat e z Basha si hajdut,kriminel dhe tradhetar te kombit.Nje njeri si ky jo qe nuk duhet te perfaqesoj PD,por duhet denuar penalisht.Dhe sa per komunist z Blloshmi ka te drejte,sepse Z Basha eshte student i nje ish sekretari partie komuniste(Sali Berishes) qe mori postin e kryetarit te PD me autorizim te Ramiz Alise.V O! Sali Berisha as qe ka qene ne qytet te studentit kur u themelua PD(kam qene aty ne ate kohe)Pershendetje Z Bloshmi dhe kryeredaktorit te gazetes nga nje emigrant si pasoje e veprave te Zotit Sali ne 1997

    Reply to this comment
  19. Eduart Buzhiqi August 5, 18:52

    Ne shkrimin e Bedriut me beri pershtypje nje fakt qe ai thekson se kryetari i shoqates se vullnetaret e Enverit ka qene Ridvan Bode(Barci) NDOSHTA UNE JAM GABIM POR UNE ME DIJENINE TIME KA QENE NJE ME MBIEMER Jashiku mbiemrin e vertete Ridvani e ka Barci por e kane nderruar per tju larguar luftes se klasave dhe eshte e vertet qe ka punuar ne Librazhd

    Reply to this comment
  20. Sakrat Bida August 5, 19:27

    Zoti Ridvani ka perfituar miljona Euro duke abuzuar me pushtetin qe kishte po ju jap nje raste privatizoj Leshpunuesen e Fierit, i cila ishte ndertuar nga fundi te viteve 1980 e mori me letra me vlere me ndihmen e djalit te xhaxhait, qe ne ate kohe ishte ne Fier ispektor per te perndjekurit politk quhet Shpetim Baçi,aktualishte eshte Drejtor i policis se burgjeve te Shqiperise.Zoti Rama duhet ti hetoni keto vjedhje pa kufi populli eshte ne gjendje shume te veshtire ekonomike.

    Reply to this comment
  21. Gjergji August 5, 20:54

    Po Ritvan Bode ne fund te viteve 90 ishte shef llogarie ne Perrenjas dhe ishte ne ndjekje penale per abuzime. Ndryshimet demokratike i krijuan shansin qe te reshqiste dhe te paraqitej si i perndjekur politik, kur ai ishte ne ndjekje penale per korrupsion dhe jo per politike. PD-ja u be strehe e ketyre hajduteve me cizma. Te perndjekurit rane viktime e tyre duke shpresuar se ata ishin te shkolluar dhe do ti udhehiqnin. Dhe ata vertet i udhehoqen. Vete u bene miliardere dhe te perndjekurit ngelen ne ndershmerine e tyre. Ata duhet te reformojne PD-ne dhe jo PS+LSI.

    Reply to this comment
  22. Elbasani August 9, 18:08

    Bedri Blloshmi ka vetem nje merit dhe nje te vertete te pakundershtueshme ka vuajtur shume ne burg, po te jete per burreri eshte me poshte se zero mashtrues, matrapaz, interesaxhi, te shet kur te duash spiun i ndyre demokracie, e shume e shume te tjera.Me bene shume pershtypje po te jete komentuaesja e vertet zonjusha Enerjeta Blloshmi,do te ulerija me te madhe.

    Reply to this comment
  23. Elbasani August 9, 18:14

    E nderuara zonjusha Enerjeta, po ta dini ju sa pare ka mare ne emrin tuaj ju do te habiteshit ai qe permendni ju mashtruesi matrapazi genjeshtari e them me pasterti qe ka perfituar shume fare duke kerkuar per ju pati hapur dhe numer llogarie, duke perfituar nga fatkeqesia smundja juaj.

    Reply to this comment
  24. Turp per kete njeri te pandershem August 20, 21:32

    Bedri Blloshmi burre me servil dhe zemer ngushte se ty nuk ka shqiperia ti shef vetem interesin ti per interes shet baban je shume mos mirnjohes.Tani po te pyes kush ua beri bustin ne Librazhd Vilsonit dhe Gencit qe ka kushtuar 120 miljon lek te vjeter, pra qeveria Berisha dhe ju flisni ne kete menyre pa pik truri.Kush ta dha pinsioni ty qe mer 33000 mij lek te rinje ne muaj qeveria Berisha Nje shtepi e ke me qira dhe po ju banoni me qira rrini gjith diten duke share partin demokratike turp tju vij hiqesh sikur vetem ti ke bere burg.

    Reply to this comment
  25. USA January 11, 20:12

    Zoti Bedri, shkerimet e ke bërë shumë të bukur por është fatkëqësi për të burgosurit politik që juve ju vendosën në postin e Drejtorit. Ti je servil i pashembull i pafytyre nuk ke shok si vetja por zoti do veproj perseri te familja jote.Ty nuk te flet askushi me goje as vllezerit as fshati se mosmirnjohes. :down:

    Reply to this comment
  26. USA January 11, 20:13

    Zoti Bedri Blloshmi , shkerimet e ke bërë shumë të bukur por është fatkëqësi për të burgosurit politik që juve ju vendosën në postin e Drejtorit. Ti je servil i pashembull i pafytyre nuk ke shok si vetja por zoti do veproj perseri te familja jote.Ty nuk te flet askushi me goje as vllezerit as fshati se mosmirnjohes. :down:

    Reply to this comment
  27. Martini February 19, 21:13

    Enerjeta Vilson Blloshmi jeton ne Itali para disa ditesh shkruan në facebook se Bedriu xhaxhai saj ka çuar drejt pushkatimit baban tim Vlisonin Blloshmin.Uroj mos te jete e vertet.

    Reply to this comment
  28. Iliri March 20, 22:33

    O Bedri, mos or burre se mos te hapet edhe dosja jote. ai vellai yt ka qen vertet trim, por ti ne brug nuk u fute se ishe antikomunist, por sepse ishte vellai antikomunist, madje ti ke kerkuar varjen ne litar te vellait kur te kane tirrur ne degen e brendeshme. dhe sot ti fhsihesh pas moralit dhe heroizmit te vellait, se ne fakt ne burg ishe vecse nje llafazan dhe spiun bashkevuajtesish

    Reply to this comment
  29. mirush April 1, 18:42

    Jezu Krishti, mendohet se ka qene njeriu me perfekt i te gjitha koherave, mos harroni, edhe per ate, njerzit gjeten dicka ta shanin e te detyronin romaket te kryqezonin” njeriun me te paster”
    I lexova me kujdes te gjitha komentet dhe ndjehem i shokuar per dy arsye:
    E para: njerzit te ndare ne dy grupe, dhe ne nje lufte te pakuptimte dhe percarese.
    E dyta:shpifjet, thashethmet dhe mllefet, tregojne nivelin shume te ulet te qytetarit te sotem shqipetar.
    Bedri Blloshmin e kam njohur atje ku njihen burrat e vertete, balleperballe me diktaturen, me martelin ne krah ne zonen me te keqe te Spacit, Zone e dyte, quhej ndryshe: Zona e rehabilitimit, te burgosurit qe nuk i nenshtroheshin operativit te kampit, vendin e kishin atje.
    Nuk e kam pare Z. Blloshmi as te punoje ne guzhine, as ne zyren teknike, as ne sallen e kultures m-l dhe as ne asnje vend pune te privilegjuar per personat qe ndihmonin Partine.
    Kush jua a dha te drejten juve te gjykoni figura heroike?
    Kush jeni Ju, qe as emrin tuaj nuk guxoni t’a permendi, te hidhni balte mbi bashkeluftetaret e mi?

    Reply to this comment
  30. Landi Tola May 2, 20:46

    z. Nazmi Seitaj, i cili i ka njohur mirë dy poetët, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin; madje ka shkruar edhe një libër për kalvarin e tyre, me titullin Ngadhnjimi i shpirtit. Letrën po e përcjell në vijim (me lejen e autorit, të cilin e falënderoj përzemërsisht), së bashku me materialin që i bashkëngjitet. 2Xh]

    Lexova shkrimin Retorika lëndon dhe ndjehem i prekur nga ndjesitë e shkrimit tuaj të sinqertë e të kthjellët, por ndjehem edhe i tronditur nga ajo e vërtetë që ju përmendni : Nëse poetët martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi do t’i rezistojnë apo jo kohës. Meqënëse këta dy poetë kanë qënë miqtë e mi më të dashur ndjehem i përkushtuar t’ju shkruaj me një respekt të thellë për shqetësimin që shprehni. Për këta poetë me fat tragjik është folur shumë por ndonjëherë ngre krye falsiteti dhe hipokrizia. Ndonjë nga politikanët mundohet të fitojë prej tyre kredo politike, ndërsa ndonjë shkrimtar i thekur i monizmit shkruan për ata që të afirmohet si demokrat kur as i regëtinte sado pak zemra ndërsa vriteshin poetët e rinj e të pafajshëm. Ka prej tyre që kanë ngritur kartonat për t’i dënuar dhe sot u thurin lavde. Kësisoj të vjen ndërmend Noli ynë kur shkruan për Franc Shubertin se: na e vranë të gjallë, na e monopolizuan dhe të vdekur.

    E vërteta e hidhur e memorialit të tyre në qytetin e Librazhdit i cili nga dita në ditë rrënohet dhe asgjësohet, rrëfen më së miri edhe harresën ndaj tyre dhe kjo ka të bëjë me kujdesin e shtetit ndaj martirëve por edhe me kulturën njerëzore të një vendi. Por ajo që është edhe më shumë për të ardhur keq, sipas perceptimit tim, forma dhe ideja e memorialit nuk është e realizuar.

    A do të harrohen poetët? Edhe pse ata u ndanë nga jeta të rinj dhe jetuan në kushtet e një skllavërie e tiranie nga më të egrat e më barbaret krijuan shumë por ua asgjësuan dhe i vetasgjësuan ato në kushtet e terrorit gjatë kohës së kontrollit nga hetuesia, para se t’i arrestonin. E megjithëkëtë disa nga krijimet e tyre mbetën. Nga ato rrënoja që mbetën ne mundemi të shohim madhështinë e tyre. Jeta e tyre dhe arti i tyre për ato vlera që kanë mendoj se do të mbeten në kujtesën e njerëzve me ndjesi të veçanta. Ata nuk e meritojnë harresën.
    MBI TË VËRTETËN E PUSHKATIMIT TË POETËVE GENC LEKA DHE VILSON BLLOSHMI
    Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, djem të lindur në fshatin Bërzeshtë të Librazhdit, i pari në mars të vitit 1941 dhe tjetri në mars të vitit 1948 ishin kushërinj të parë. Të dy mundën të kryenin vetëm arsimin e mesëm (shkollën pedagogjike Elbasan). Për më tepër, nuk iu dha mundësia, mbasi ata ishin cilësuar nga partia në pushtet si elementë me “biografi të keqe”.
    E vërteta është se në Bërzeshtë, si fisi i Lekajve ashtu edhe ai i Blloshmëve, kishin qënë veprimtarë të lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Por mbas çlirimit i ati i Genc Lekës, Bardho Leka, financier me arsim të mesëm pedagogjik, u arratis në Jugosllavi në vitin 1951, ndërsa ishte në marrëdhënie pune si shef finance në ndërmarrjen tregtare shtetërore të qytetit të Librazhdit. Arsyeja e arratisjes ishte se Bardho Leka, përpara se të vinte sistemi komunist, për arsye të disa grindjeve e ofezave që i patën bërë nja dy kapadainj, i vrau ata me armën e tij dhe nga meraku i ndonjë dënimi të mundshëm ai zgjodhi alternativën e arratisjes.
    Fill mbas kësaj ndaj gruas së tij Nergjize Leka dhe tre fëmijëve, Gencit dhe dy motrave të tij, filloi një persekutim i egër. Nergjizja, nëna e Gencit, vinte nga një familje nacionaliste nga Mokra e Pogradecit dhe njërin prej vëllezërve e kishte të arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nergjizen e internuan në kampet e Tepelenës e Lushnjes, ndërsa fëmijët i shpërndanë tek të afërmit e tyre, që t’i mbanin për mëshirë.
    Babai i Gencit, Bardhua, edhe pse u arratis, pati ardhur në fshatin e tij të Bërzeshtës me qëllim që të merrte në arrati gruan dhe fëmijët, por nuk mundi ta realizonte këtë për arsye të rezistencës që pati hasur nga e shoqja e cila kishte merakun se mund t’i kapnin dhe kjo do tu shkaktonte atyre pasoja më të rënda. Bardho Leka, duke dashur t’u bënte sfidë forcave të ndjekjes, u linte letra në vende të dukshme ku u shkruante se e kishte shkelur kufirin por ata nuk ishin të zotë që ta zinin. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhte, ata e ndiqnin, e rrethonin por nuk mundën ta vinin në çark. Për këtë arsye pushtetarët patën deklaruar se këpucët që po grisnin duke ndjekur Bardhon do t’i paguante i biri, Genc Leka…
    Një nga strehuesit dhe mbrojtësit e Bardho Lekës kur ai vinte e shkelte kufirin ishte Hasan Blloshmi, xhaxhai i Vilson Blloshmit i cili e kishte Bardhon dajën e tij. Hasan Blloshmi, edhe pse kishte qenë partizan gjatë luftës dhe ndjekës i bandave antikomuniste mbas çlirimit, për shkakun se kishte mbajtur të strehuar Bardho Lekën, u dënua me njëzet vjet burg politik nga regjimi i E. Hoxhës. Vite më vonë u dënua me burg politik edhe babai i Vilsonit për agjitacion e propagandë. Kësisoj fisit të Blloshmëve iu vu damka e kulakut dhe armikut të klasës dhe iu mohua triska e të qenit Anëtar të Frontit Demokratik. Si rrjedhim tashmë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u renditën në kampin e armiqëve të klasës dhe do të luftoheshin sistematikisht nga pushteti në fuqi.
    Genc Lekës iu rëndua edhe më biografia e tij e kur u martua me Zhulieta Robon, një arsimtare dhe kolege e tij, e cila ishte e bija e Koli Robos, ish prefektit të Korçës gjatë regjimit të Mbretit Zogu i Parë. Koli Robo ishte burgosur fill mbas çlirimit dhe vdiq nga torturat në burgun politik të E. Hoxhës.
    Genc Leka punoi arsimtar nëpër fshatrat e thella të Librazhdit nga viti 1960 deri në muajin mars të vitit 1966, ndërsa Vilson Blloshmi edhe pse kishte mbaruar arsimin pedagogjik, nuk punoi as dhe një ditë në mësuesi. Ai provoi vetëm punët më të rënda në kooperativën bujqësore dhe atë të minatorit në galeritë e thella të minierave të Prrenjasit. Ndërsa Genci, si e hoqën nga arsimi punoi në ndërmarrjen bujqësore shtetërore të Librazhdit. Të dy këta poetë i dërguan të kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak në brigada të rëndomta pune, ku punonin punë të rënda krahu pa të drejtën për të mbajtur armë luftarake.
    Gjatë këtyre viteve të rënda të persekutimit të tyre ata me një stoicizëm të pashembullt lexonin, studionin dhe krijonin në mënyrë intensive gjatë orëve të natës duke dëmtuar dukshëm shëndetin e tyre.
    Përralla se ata bënin sabotime ekonomike në kooperativë duke hedhur grurin e sapo shirë në lumin e Shkumbinit e profka të tjera si këto, nuk janë veçse një skenar banal e trashanik për t’i dënuar e asgjësuar ata fizikisht. Vetë gjykatësja të cilës ju ngarkua gjykimi i këtij ‘‘krimi’’ nuk pranoi t’i gjykonte ata djem dhe bëri dorëheqjen nga ai proces i sajuar. Pas kësaj, gjykimi ju ngarkua një gjykatësi tjetër i cili pranoi të ecte në gjurmët e skenarit të realizuar nga një grup pune i Komitetit të Partisë në rrethin e Librazhdit.
    Shkëndijë e parë për arrestimin e poetëve u bë martesa e Vilson Blloshmit me një vajzë nga Tirana. Të braktiste kryeqytetin një vajzë e të shkonte për t’u martuar në një fshat të largët malor me një punëtor krahu të deklasuar ishte e padëgjuar. Pushtetarët e Librazhdit nuk i mbante vendi. Kjo martesë e Vilsonit, talenti i poetëve në fushën e artit dhe studimeve shkencore të tyre i bënte pushtetarët xhelozë dhe ata ishin të gatshëm për t’u shtypur kokat. Partisë në pushtet i duhej ta mbante popullin të nënshtruar e të sundonte ngado në atë epokë kur vendi përjetonte një krizë të thellë ekonomike e politike. Nuk duhet harruar se atëherë vendi ishte në vazhdën e luftës kriminale e absurde që bënte Partia ndaj grupit të ashtuquajtur puçist në ushtri të kryesuar nga ministri i mbrojtjes Beqir Balluku e të tjerë. Jemi në atë kohë kur pati viktima ngado; në kuadrot e ekonomisë, politikës e në fushën e artit. Uragani i së keqes ishte një zjarr që do të digjte me përmasa të mëdha. Po përgatitej prishja e marrëdhënieve me R. P. të Kinës e pas kësaj do të eliminohej kryeministri i vendit. Lufta e klasave po merrte përmasa të papara. Populli duhej të përgatitej për të gjitha këto duke u bashkuar rreth Partisë me një unitet të çeliktë. Vendi ynë i vogël socialist duhej ti bënte sfidë kampit kapitalist e njëkohësisht kampit revizionist. Vetëm duke e parë në këtë këndvështrim do të kuptohet me qartësi eliminimi i grupit armiqësor të Bërzeshtës dhe pushkatimi i poetëve Leka e Blloshmi. Ndërsa duke e parë si një ngjarje të veçantë e të shkëputur do të na duket si diçka gati absurde dhe e pakuptimtë. Ashtu si ata me poste e me pushtet, Partisë i duheshin edhe viktima të tjera qofshin ata pa pushtet por thjesht të deklasuar ashtu siç ishin Genc Leka e Vilson Blloshmi, mjafton që t’i vihej fre popullit e të mbahej i nënshtruar. I ashtuquajturi “ revolucion socialist” ishte i pamëshirshëm.
    Disa herë Instituti i Gjuhësisë dhe i Let:ersisë në Tiranë i pat kërkuar rrethit të Librazhdit që G. Lekës, i cili po linte një krijimtari të madhe e me vlera, t’i krijoheshin kushte për punët studimore në gjuhësi, por kjo refuzohej me egërsi nga kuadrot e larta të rrethit. Genci kërkohej edhe nga Radio Televizioni si folës në ekranin e vogël, mbasi kishte konkurruar dhe komisioni ishte mahnitur nga zëri i tij i jashtëzakonshëm, por përsëri nga rrethi i Librazhdit vinte i njëjti refuzim.
    Para se të arrestoheshin poetët, në mars të vitit 1976 u arrestua dhe iu kalua për pyetje hetuesisë vëllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi reth 24 vjeç në atë kohë. E vërteta është se Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u arrestuan katër muaj mbas arrestimit të Bedri Blloshmit i cili ishte pyetur e shoshitur mirë në hetuesinë e Librazhdit. Gjyqi në fillim vendosi të pushkatohej Bedri Blloshmi e jo Vilsoni, por ndodhi e kundërta. Bedriut ju fal jeta, duke e shkëmbyer me atë të Vilsonit.
    Ajo që është shkruar e shkruhet shpesh se G. Leka e V. Blloshmi u pushkatuan thjesht për poezitë që shkruanin nuk është veçse një pjesëz e së vërtetës. Por le të shpresojmë për më të mirën.
    Përshëndetje të sinqerta, Nazmi Seitaj.

    Reply to this comment
  31. vali June 3, 15:49

    Vajza e Vilson Blloshmit akuzon xhaxhanë: Më vdiq për lekë

    blloshmiEnerjeta Blloshmi, vajza e Vilson Blloshmit, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist, akuzon xhaxhanë e saj, Bedri Blloshmi (Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Integrimit të ish- të Përndekurve Politikë), se ka stisur një histori sikur ajo ishte në prag të vdekjes, për mbledhjen e ndihmave financiare për shërimin e saj, fonde që ajo s’i ka marrë kurrë dhe as që i ka kërkuar ndonjëherë.

    “Në vitin 2010 kam qenë sëmurë, por jo në prag të vdekjes, siç bëri me mua xhaxhai im, Bedri Blloshmi. U diagnostikova me tumor, por nuk kam qenë asnjëherë në rrezik jete. Edhe në vitin 2010 kam shkuar çdo ditë në punë dhe seancat e kimioterapisë i kam bërë pasdite. Pas një viti, gjithçka rezultoi me sukses dhe kam tre vjet që nuk kam asnjë shenjë sëmundjeje. Por pavarësisht se unë jam shumë mirë, xhaxhai im prej 5 vitesh ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh gjoja për kurimin tim, sikur unë do të vdisja nëse nuk do të kisha ndihmë financiare për t’u kuruar në spital privat”, tregon mbesa për Panoramën.

    Ajo rrëfen se është kuruar falas në Itali, pasi ka qenë e siguruar, ndërkohë që shprehet e irrituar nga veprimet e xhahxait, me të cilin thotë se është takuar 2- 3 herë.

    “Unë me Bedriun nuk kam asnjë lloj marrëdhënie! Kur kam lindur unë, Bedriu ka qenë në burg. Kur ka dalë, mbaj mend që e kam takuar njëherë dhe kaq. Në vitin 1995 unë u largova nga Shqipëria dhe aktualisht jetoj e punoj në Itali, ku jam e martuar dhe kam dy fëmijë. Nga viti 1995 deri në vitin 2009 nuk kemi shkëmbyer asnjë telefonatë. As e kam parë. Në vitin 2009 erdha në Shqipëri dhe u takuam. Edhe atëherë kërkonte para në emrin e babait dhe timin. Atëherë sikur u sqaruam, por prapë nuk kam arritur kurrë ta kuptoj. Kjo ishte hera e fundit që e kam takuar, dhe më pas kam pasur vazhdimisht konflikte, por nga telefoni”, rrëfen e bija e poetit Vilson Blloshmi.

    Ja se çfarë shkruajnë mbesë e xhaxha në mesazhet e tyre:

    Eni: Nuk arrij ta kuptoj se pse vazhdon të thuash nëpër shoqata dhe nëpër njerëz që kujdesesh për mbesën e sëmurë. Kam marrë vesh që ke marrë ndihma në emrin tim dhe vazhdon të marrësh lekë për mbesën e sëmurë. Më kanë shkruar shumë njerëz që të njohin shumë mirë se kush je dhe më kanë thënë se ke marrë shumë lekë për mua… Unë ty do të të degjeneroj o njeri i lig, o kafshë me fytyrë njeriu, do të të hedh në gjygj dhe do të të nxjerr bojën nëpër gazeta se ti kështu e do se je maskara, je njeri i pafytyrë!!! Deri më sot kam ndenjur në heshtje dhe s’kam folur, por tani ta rregulloj unë qejfin ty. Do ta marrin vesh të gjithë se kush je ti dhe sa je kujdesur ti për mbesën e sëmurë! Ti je i etur për famë, për lekë!!! Ti n.q.s ha sot, është falë gjakut të Vilson Blloshmit se ty o kafshë nuk ta var njeri se je një copë injoranti që s’di të lidhësh dy fjalë! I dashur xhaxha, përgatitu se së shpejti mbesa jote e dashur do t’i tregojë të gjithëve se sa shumë je kujdesur për mua dhe kush je ti në të vërtetë!

    Bedriu: Eni, më vjen shumë keq që shkruan kështu. Të dish një gjë, se asgjë nuk është e vërtetë që unë kam marrë para. Dy këstet e marra për Vilsonin, t’i kam dërguar bashkë me Dianën ty. Mos u influenco nga shpifjet që të thonë. Nuk është mirë që të bësh ato që thua. Bedriu.

    Eni: Unë nuk po flas për këstet, po flas për lekët e tjera që ke marrë ti dhe ti e di shumë mirë që është e vërtetë, prandaj mos vazhdo të gënjesh! Unë i di të gjitha dhe një gjë tjetër, kur unë isha sëmurë, vetëm nga Quksi ke marrë 4 milionë lekë, plus të tjerat që ke marrë nga shoqata! Unë kam prova për këto që po them dhe do t’i shofin së shpejti të gjithë njerëzit pisllëqet që ke bërë ti në kurrizin tim.

    Bedriu: Që ta dish, unë kam marrë lekë nga Ministria e Kulturës, kam marrë në Qukës dhe i kam marrë se kam marrë librat dhe këngën e Vilsonit dhe të Gencit dhe nuk kam marrë për ty. Do të marr ku të mundem dhe ti nuk ke punë me këto lekë. Për çdo aktivitet që kryej unë, nuk të takon lekë. Bedriu.

    Eni: Mua nuk më intereson aktiviteti jot, nuk më ka interesuar asnjëherë, merr lekë nga të duash, por unë e di shumë mirë që ti ke marrë lekë të tjera në emrin tim për të më ndihmuar mua, por ti mua nuk më ke ndihmuar kurrë, unë kam dhe letra që i ke dërguar Sali Berishës dhe i ke kërkuar lekë për mua që isha sëmurë, apo dhe kjo është gënjeshtër…? Unë nuk kam punë fare me ty, mua më vjen keq për vetëm për një gjë që ha akoma nga emri i babait tim se ti je askushi!!! Këto gjëra do të zgjidhen në gjyq mos ki merak!!! Edhe diçka tjetër, mos harro se Vilsoni la fëmijë nga mbrapa dhe jo vetëm vëllezër dhe motra… Megjithatë lekët që ke marrë, i bëfsh ilaçe, mos i hënksh!!! Ka zot lart, vonon, por nuk harron!!! Përgatitu se me mua do të dalë shumë punë e madhe kësaj radhe.

    Bedriu: Besoj se gabohesh, për faktin që Saliu nuk më ndihmoi për ty. Unë jo vetëm që u prisha, por nuk kam lënë gjë pa i thënë, kjo është e vërtetë, po aq e vërtetë sa gjithë të tjerat që të kam thënë.

    Reply to this comment
  32. Urim NDREGJONI June 17, 19:22

    Zoti Gjelosh Prela Tropoja ish sigurims ne bllok para 1990,para se ta arrestonin ne vitin 1996 informohet nga Bedri Blloshmi,dhe largohet drejte Amerikes ky eshte Bedri Blloshmi shfrytezoj besimin qe kishte Berisha te ky tip i poshter.Zoti Gjelosh Prela a jeni ju aktualisht sot ne Amerike?Ju keni te drejte qe e mbroni se ne prag te arrestimit Bedriu ju njoftoj dhe ju iket ne Amerike kete ka bere Bedriu per ju.Ju Gjelosh i falet shtepin qe kishe te garda e republikes.Shtepin qe mori Bedriu ne emer te Vilsonit e ka aktualisht te dhene me qira.Dokumentat qe ka mare keto dite jane fallco.Nora Blloshmi qe altualist punon ne Kryeministri i ka mare rregullisht 10 vjet mbasi Nadire Sadik Blloshmi kishte vdekur.

    Reply to this comment
  33. USA August 5, 13:37

    Bedri Blloshmi ishte njeriu me i poshter qe kam takuar ne jeten tim, i pafytyre mashtrues imoral kryesorja ishte se Veliaj u detyrua ta largoj se auditi i gjeti shume shkelje ne mes te tjerash kishte vjedhur dhe 15 miljon lek te vjetra.Kishte dhe gruan shume bashkepuntore ne vjedhje keto ja nxorri Mbesa dhe Nipi nga Amerika dhe Itali.

    Reply to this comment
  34. vvvvv August 5, 13:38

    A

    Reply to this comment
  35. Elbasani August 27, 14:13

    Bedri Blloshmi luan bukur qan kur ja do puna, serviloset, shpif, trillon, mashtron, kurveron, spiunon,ne te gjitha menyrat me nje fjale ka te gjitha poshtersit ne trupin e tij.Ndersa gruaj eshte injorante fare e quajtur Nora.

    Reply to this comment
  36. elif matraku August 16, 01:31

    Qe jane fis i larte Blloshmaret, jane,kete e ka provuar historia, e kete asnje prej jush legenash qe komentoni kundra Bedri Blloshmit nuk keni goje te flisni.Ju nuk keni kaluar nepermjet makines komuniste qe bluante djemte e rinj. Ju qe flisni jeni disa njerez koti qe nuk keni fare lidhje me ngjarjen,por vec ja futni ne tym. Nuk flisni asnje per Vilsonin e Gencin- por ju intereson te flisni tevatyrat. Vec do te kisha deshire vetem nje dite te ngallej enveri per juve dhe tua bente sikur ua beri Bedriut e atyre qe i pushkatuan. Atehere do te shihja se u kushtonte lekura, Qelbesira!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*