Dikur, kur donin të blinin një shtëpi, blerësit pyesnin: E ke ndërtuar vetë apo ta ka lënë babai? Një kastë që duhet përmbysur dhe krahasimet qesharake mes LVV dhe ‘opozitës’ në Tiranë

February 18, 2021 12:00

Dikur, kur donin të blinin një shtëpi, blerësit pyesnin: E ke ndërtuar vetë apo ta ka lënë babai? Një kastë që duhet përmbysur dhe krahasimet qesharake mes LVV dhe ‘opozitës’ në Tiranë

Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Ka një entuziazëm të ngutshëm te opozita në Shqipëri për të gjetur veten në fitoren, thuaj plebishitare, të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Kosovë. Ndërlidhja, e asaj që ndodhi më 14 shkurt në Prishtinë dhe çfarë do të mund të ndodhë me 25 prill në Tiranë, po merr përmasa fantaziste, të cilat, edhe pse mund t’u duket se do të jenë vazhdim i njëra tjetrës, më shumë se gjithçka tjetër, do të dëmtojë vetë ata.

Është e vërtetë se Albin Kurti e, sidomos Vjosa Osmani pas vizitës në Shqipëri, janë shumë më afër opozitës se sa shumicës qeverisëse. Kurti është që në krye të herës, kur nga një “dashuri platonike” me Edi Ramën, i cili e quajti një herë politikanin më të kompletuar të Kosovës, u kalua në një ndasi akujsh, e cila erdhi duke u bërë gjithnjë e më therëse, deri sa, disa muaj më Parë, u kthye në një akullnajë, e cila, nga askush në lojën politike, nuk e di se si do të shkrihet.

Kurti, çuditërisht, e ka gjetur veten më pranë Berishës se sa Ramës dhe kjo nuk ka të bëjë asfare me idetë që u hodhën në media për idenë e ndarjes së kufijve, pasi asnjë ide të tillë, veçse mediatiksiht, nuk ka pasur. Më tepër se sa ndodhi ishte një “shpallje lufte” për njeriun që në Tiranë njihej si mentori i Thaçit dhe ky i fundit ishte kundërshtari i përbetuar i Kurtit që në janarin e vitit 1999. Pas 22 viteve, tani, më 14 shkurt, Kurti mori “hakun” e asaj që kishte nisur në ditët e Rambujesë, kur, pas kundërshtimit të Adem Demaçit për Rambujenë dhe propozimit të tij, si një pajtesë e çastit që në vendin e tij të ishte Albin Kurti dhe kundërshtimin e Thaçit, nisi sherrnaja, dhe mirë bëri që nisi, pasi, 22 vite më pas, kemi një përmbysje të detashmentit qeverisës, që më shumë e trajtoi Kosovën si domenin e saj, se sa e të gjithëve në një fillesë të barabartë.

Që Kurti, e pas tij Osmani, janë krah opozitës dhe, që thuajse dy vite më parë, bënin thirrje për pranverën shqiptare, kjo dihet; ajo që përbën ende enigmë është në të fshehtën se çfarë e lidh një forcë politike të së majtës në Kosovë, me një forcë politike që është kundërshtare e saj; çfarë të përbashkët mund të ketë  brezi i vitit 1998 në Kosovë dhe 80 vjeçarët e Tiranës; cila është lidhja mes të rinjve kryengritës në Prishtinë dhe “kryengritësve inatçorë” në Tiranë? Por, politika, aq sa është arti i të mundshmes, aq është edhe arti i paradigmave dhe i enigmave.

Mes Lëvizjes VV dhe Listës Vjosa, në njërën anë dhe forcave opozitare në Tiranë ka përngjasime të pakta, tejet të papërfillshme, ashtu si ka ndasi të mëdha dhe të kundërta të skajshme.

Kurti dhe Lëvizja e tij politike, ku zonja Osmani është shtesë e çastit dhe prakticizëm politik, rrëzuan një tërësi të vjetër politike, e cila, prej 20 viteve, përmes alternimeve dhe tkurrjeve e bashkimeve kishte qeverisur Kosovën, duke humbur shumë nga aspiratat e ngritura nga lufta çlirimtare.

Kjo klasë politike duhej ndëshkuar. Në Kosovë duhej ndryshimi, si domosdoshmëri. Edhe nëse zoti Kurti nuk i realizon dot aspiratat e tij në përmasat e premtuara, përsëri Lëvizja solli dobinë e parë të madhe: rrëzoi një klasë politike, e cila, në më shumë se gjysmën e popullsisë kishte humbur besimin dhe ishte bërë e padurueshme.

Njerëzit, sidomos të rinjtë, e kishin humbur besimin dhe donin të besonin dikë tjetër. Që sillej ndryshe, besonte ndryshe, artikulonte ndryshe dhe rebelohej ndryshe. Një forcë politike, ku shumica janë të rinj dhe aspirues të ndryshimit ishte edhe shenja e parë e besimit. Për më tepër, një vit më parë, ajo mjeshtërisht u paraqit si një forcë politike që heq dorë nga pushteti për të ruajtur parimin dhe vizionin, duke e ditur se nuk mund të qeveriset me vjetërsi politike dhe se kthimi do të ishte në kohën e duhur.

Të gjithë staturat kryesore politike të Lëvizjes VV janë të rinj, aspirues ndryshimi. Edhe figura të njohura të kohës së rezistencës, si Emrush Xhemajli, Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Sabri Kiçmari etj janë shembulltyra të një jete të ndershme.

Në opozitën e tanishme, për fat të keq, megjithëse duket se loja luhet në selinë e Shqup-it të dikurshëm, në fakt fijet tërhiqen nga lideri 80 vjeçar, i cili nuk e ka më as kohën dhe as mendësinë për të sjellë të renë, vizionin dhe përkushtimin. Nëse opozita pret që të fitojë betejën dhe të kthehet në pushtet përmes “qytetarit digital” ajo do të duhet të presë edhe shumë e shumë katër vjeçarë të tjerë.

Të rinjtë e Lëvizjes VV, thuajse të gjithë, janë figura të njohura, por të papërlyera në afera të ndryshme financiare. Megjithëse në qeverinë e parë të Kurtit kishte figura kontestuese, kishte fillimisht shfaqje intolerance, ajo përbëhej nga njerëz që ishin të përkushtuar, si Albulena Haxhiu apo Glauk Konufca.

Me cilët do i shkëmbente opozita e tanishme këto figura: me Nard Ndokën, Dash Shehin apo Vangjel Dulen? Në cilat afera nuk ka qenë e përfshirë opozita kur ishte në pushtet? Cili prej tyre nuk është sot ndër pasunarët e pamerituar dhe cili do të kishte emër të njohur nëse nuk do të kishte qenë në politikë?

Dallimi tjetër, i cili duhet të ftohë entuziazmin dhe të gjenden rrugë të tjera për të ndryshuar gjendjen, është mes vizionit të liderit; nga njëra anë kemi një drejtues partie të komanduar, që edhe kur humbi zgjedhjet e vitit 2017 nuk u tërhoq, por bëri rikthimin përmes mbushjes së kutive dhe ngrirje – shkrirjes, ndërsa, nga ana tjetër, Kurti, megjithë shenjat e autokracisë, është një figurë që e ka ndërtuar vetë godinën e strukturën e partisë së tij.

Dikur, kur donin të blinin një shtëpi, blerësit pyesnin: E ke ndërtuar vetë apo ta ndërtuar babai?

Nëse e kishte ndërtuar vetë, çmimi do të ishte i lartë, nëse do e kishe dhuratë, çmimi do të ishte i ulët, pasi nuk i dije mundimet e ngritjes së shtëpisë.

Kurti e ka ngritur vetë, ka pritur 20 vite që të jetë aty ku është; Basha e gjeti gati, ia kaloi si me testament politik ati i tij politik; Kryemadhi , edhe më tej, si dhuratë familjare, dhe as njëri e as tjetri nuk i forcuan strukturat politike e as organizative. Vegjetuan, kur Rama përgatiti gjithçka.

Kurti, shumë gjatë, e Osmani, disa javë, luftuan brenda strukturave, edhe duke i shkelur ligjet, u rrëzuan, u përjashtuan, nuk u vetëpërjashtuan asnjëherë. Tymueset ishin shenja të rebelimit e ndoshta të padurimit ndaj pushtetit, por kurdoherë të motivuara për qëllime kombëtare. “Molotovët” e Bashës kundërshtonin largimin nga detyra të një kryeprokurori të korruptuar, shkonin deri në synimin për zaptimin nga jashtë të parlamentit; ndërsa Kurti protestën e tij e paraqiste kundër Demarkacionit, vendosjes së prapshtë të kufirit me Malin e Zi.

Kurti qëndroi në parlament dhe përmes parlamentit rrëzoi qeverinë Hoti, pikërisht kur e kuptoi se kishte ardhur koha e duhur. Nëse do të kishte vepruar më parë mund të ishte i ngutur; nëse do të kishte vepruar më pas mund të ishte i vonuar.

Basha dhe Kryemadhi nuk e kuptojnë kurrë se kur janë të vonuar, as kur janë të ngutur. Katër muaj para Bashës ngriti shefi i qeverisë drejtuesit e grupet e punës për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Basha në momentin e fundit. Rama përcaktoi me cilët do të punonte që në krye të herës, afaristë, biznesmenë, oligarkë, njerëz me reputacion, të fortë, ndërsa Basha, edhe aleatin e tij të vetëm besnik në të gjitha situatat , Mehdiun, ngurroi deri në fund, kur duhej ta kishte nisur nga ai.

Mes dy palëve ka ndasi të mëdha dhe sa më shpejt ta kuptoj këtë trupa drejtuese e opozitës, aq më mirë do të ishte. Edhe për të, sepse është koha e reformimit, edhe për vendin, që ndjen mungesën e opozitës serioze.

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

February 18, 2021 12:00
Komento

46 Komente

  1. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi February 17, 12:17

    Asgje e re nga fronti Islami, pervec se te berit opoziten e opozites, dicka qe ka 8 vjet qe e ben perdite duke mos qene i zoti asnje dite te vetme te beje ate qe i takon te beje gazetari i nje vendi normal, pra opoziten ose se paku razymene e qeverisjes.
    Qeveria Rama me a pa bojaxhinj nga pas qe mundohen ti gelqerosin blozen e deshtimit, mbetet qeverisja me e deshtuar ne rrafshin ekonomik ne keto 30 vite post-qeveri Adil Carcani.
    Borxhi Publik me i larti i 30 viteve nuk i le asnje shteg Bedrinjve per gelqerosje te kesaj bloze. Zbrazja e madhe nga rinia e Shqiperise ne keto vite te kesaj qeverisje eshte nje fakt qe nuk ka Bedri ta shpjegoje me opozite te opozites.

    Reply to this comment
    • K February 17, 13:19

      Me vjen keq qe ne vendin tim ka njeres qe mendojne se Saliu eshte me i mire se Rama! Te thuash qe kjo qeveri eshte me e keqja ne ekonomi duhet te jesh pak sali nga mendjaaaaaaaaaa! Ose ky eshte i ri ose eshte Sali! Firmat piramidale dhe viti 97 jane me te keqijat ne SHqiperi! Mireseardhe Albin,nxenesi i Saliut!

      Reply to this comment
      • Feniks February 17, 14:10

        Ti “K” ke zgjedhur sakte se je KKKR,se shumica e shqiptareve mendojne se qe nga Berisha e deri tek Rama te gjithe kane deshtuar dhe e kane SHTYPUR dhe SHFRYTEZUAR deri ne PALCE te gjithe shqiptaret!
        Kthehu dhe degjoji se cfare i kane thene njeri tjetrit kur kane qene ne OPOZITE dhe si jane sjelle kur kane marre pushtetin!
        Lexojua se cfare premtiumesh i kane bere shqiptareve para zgjedhjeve dhe sa shume kane lene pa zbatuar!
        Gjej qofte edhe nje fakt te vetem,se e gjithe klasa politike ,qe ka sunduar kete popull e ka respektuar popullin si qytetar me te drejta te barabarte,qe cdo njeri ka perfituar ndonje gje per 30 vjet rresht?
        Me thuaj nje njeri,pervec politikaneve,oligarkeve ,gjyqtareve,prokuroreve,mjekeve,doganiereve,hajduteve dhe krimineleve,qe te kene perfituar ndonje QINDARKE nga e gjithe pasuria kombetare e grabitur per 30 vjet rresht,si kromi,nafta,bakri,hekur nikeli etj,etj!
        Po ti vete cfare ke perfituar nga kjo pasuri kombetare,qe eshte e te gjitheve,por qe ne fund te fundin na duhet familja jone e jo e qeveritareve?
        Atehere kush e ka grabitur tere kete pasuri kombetare pervec politikaneve te korruptuar,qe duan akoma pas 30 vjeteve akoma te rrine ne pusht-shtet?

        Reply to this comment
        • K February 18, 04:09

          O Feniks! C’lidhje ka kjo qe komenton ti me mua! Une them ate qe mendoj dhe nuk pres ngs dikush tjeter te me tregoje te verteten! Me mjafton vetja! Qetesoju!

          Reply to this comment
          • Feniks February 18, 10:09

            O KKKR!
            Ne se te mjafton vetja mos komento ketu,por futu ne wc dhe aty nxirri mendimet e tua litar litar!

      • qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit February 17, 14:24

        Edi Rama ashtu si Sali Berisha meritojne te jene nje perralle nga e kaluara. As 1997 nuk ka patur Borxhin Publik 90% sa sot. Edhe ne dhjetor-1997 qeveria atehere i ndau buxhetoreve ate shperblimin e vitit te ri, qe kjo qeveri Rama ka 8 dhjetore rrjesht qe ja ka mohuar.

        Reply to this comment
        • katarakti February 17, 18:54

          Mos gënjeni shumë. Veçse nëse jeni vëllezërit e asaj gjykatëses apo atij mjekut të “shkretë” që i qajnë aq shumë hallin këtij populli! Ja shifrat e borxhit deri para pandemisë:
          Ne vitin 2005 borxhi shqiptar kapte shifren e 4.40 miliarde euro. Me 31 mars 2011 kemi pasur 7.50 miliarde euro borxh. (Pra per 6 vjet te sundimit te Berishes borxhi u rrit me mbi 3 miliarde euro, pra rreth 70 përqind)! Ne fund te vitit 2016 borxhi arriti ne 7.62 miliarde, ndersa më 2018 ai ka vajti ne 8.3 miliarde, ose 70 perqind e GDP-se. Por nga ana tjeter jane rritur rezervat valutore ne vend. Sipas Bankes Shqiptare rezervat valutore të vendit arritën në fund të vitit 2018 në një nivel rekord prej 3.4 miliardë eurosh. Po sipas shifrave të organizatave të specializuara, në raport me një vit më parë, (2017) këto rezerva janë rritur ndjeshëm me 13.4%, ose 403 milionë euro më shumë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve në tregun e valutave.Të dhënat e konsoliduara të publikuara nga Kuvendi, tregojnë se në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1.107.3 miliardë lekë, ose rreth 9.15 miliardë euro.Në 30 qershor 2019 borxhi publik i Shqipërisë zbriti në 1.1 trilionë lekë ose rreth 9 miliardë euro. Në tremujorin e tretë të vitit 2020 borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë preku shifrën e 8.83 mld eurove, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë.
          Tjetër: A mund të më thoni se kush i shkatërroi dhe i çoi për skrap të gjitha uzinat, fabrikat, kombinatet të ndërtuara gjatë periudhës së diktaturës?! Po armatimet e ushtrisë kush i “përpunoi” për eksport?! Kush i la pa bukë dhe pa rroga qindra mijëra njerëz në Shqipëri?!

          Reply to this comment
          • Qeverite krahasohen ne Ekonomi February 17, 19:51

            Borxhi Publik ne vitet e qeverise Rama i fshehur pas PPP-ve mberriti 90% sa alarmoi BB dhe FMN qe kerkuan disa here anullimin e tyre.
            Ikja masive e rinise ne keto 8 vite te “rilindjes” Rama ku shqiptaret mbajne vendin e dyte ne BE pas sirianeve ne lufte per kerkesa per azil tregon qarte deshtimin e plote te kesaj qeverisje ne aspektin baze, ne Ekonomi.
            8 vjet Rama ne qeverisje asnje rritje page per buxhetoret, nje rritje pensionesh sa nje pakete cigaresh. 8 vite qe buxhetoret i mbajne mend si vitet e vetme pas 1991 kur nuk kane marre asnje kacidhe shperblim per fund-vit ashtu sikur u kane dhene tere qeverite e tjera, pervec se “rilindjes” mbetur ne tentative.

        • Doni February 18, 15:15

          Si mendon te jete lulshit lulezime bashuqi
          Atehere ju ka lene truri.

          Reply to this comment
      • Raimond vlonjati February 18, 01:52

        O Bedrana, nuk ka lidhje me Opoziten e Shqiperise ky i Kosoves, more

        Ky eshte i Majte dhe vepron tamam si Majte,

        Nuk eshte si Rama
        qe ndersa mer votat si Parti e Majte, vepron si Parti e Djathte ekstreme,
        sepse vetem ne kete menyre Rama mund te vjedhe dhe te mbushe xhepat me parate e taksapaguesve Shqiptare

        Reply to this comment
  2. Albini eshte pro shqiotar dhe hollandezi me Berishen jane anti shqiptar te perbetuar February 17, 13:16

    Ardhja pa gjasa e opozitesi ne pushtet do ishte dimri i acart shqiptar. Sepse, sikur jane ne pushtet apo opozite, i ke vetem per zullume historike, dmth, qe hyjne ne historine e Shqiperise per tu mbajtur mend per keq.

    Reply to this comment
  3. Rebus February 17, 13:23

    Opozita e Vetvendosjes kurresesi nuk eshte opozita e Bashes&co!
    Pa u ndalur tek opozita kosovare,kjo e Bashes&co kelthet si nje femije i gjendur rastesisht mes pyllit naten dhe per t’i hequr friken vetes bertet me te madhe gjoja se po tremb egersirat!
    Edhe Basha&co i kane mbushur mendjen vetes se qeverisja e Rames ka qene e deshtuar,se ai ka zhgenjyer edhe vete socialistet,se eshte e konsumuar dhe per t’i mbushur me pas mendjen qytettareve shqiptare hedh ne tregun mediatik fllucka sapuni se do rrise dhe ule kete apo ate tregues,qe populli as i kupton teknikisht e as e sheh veten se cfare do perfitoje nga ato premtime mediatike!
    Dhe kete mos besim te lulkave te Bashes e kane vrejtur gjate 8 viteve te sundimit vertet te deshtuar te Rames,mpor opopzita e Bashes nuk i vuri gishtin plageve te verteta te shumices se qytetareve,por tentoi ta rrezonte Ramen nga pushteti me “babalet”,me sloganin “Rama ik” etj,etj,por kurre nuk e vuri qeverisjen e Rames me shpatulla per muri per shkaterrimin e shtetit ligjor,rrenimin e demokracise,nxjerrjen jashte loje te administrates militante,te pa afte e te korruptuar qendrore dhe vendore!
    Shteti i Rames e ka trajtuar qytetarin si klient e kurre nuk i ka sherbyer si pjese te SOVRANIT,sic e percakton edhe Kushtetuta e RSH!
    Opozita kurre nuk regoi qofte edhe formalisht,se pse e sajoi Rama te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe i mbylli gojen qytetareve shqiptare te mos ankohen,ndaj me shume denoncime jane bere nga qytetaret ne emisionet investigative se sa ne portalin mashtrues kryeministror!
    Opozita kurre nuk ngriti furtunen kur Bashkia e Tiranes ,nepermjet UKT,i mashtron qytetaret duke ua faturuar ujin e pa pijshem per uje te pijshem dhe per me teper me nje cmim skandaloz 8 here me te shtrenjte se sa cmimi i energjise elektrike!
    Se kurre nuk ngriti zerin,qe ne Shqiperi nuk eshte llogaritur dhe miratuar “Minimumi jetik i njeriut”,qe te dallohet se me cfare te ardhurash mund te jetoje nje njeri,ne dallim nga qente e rruges!
    Se kjo opozite kurre nuk denoncoi qeverine kur izoloi 700 mije pensioniste ne shtepi per 3 muaj,gjoja per t’i ruajtur nga covid 19,duke mos u dhene ASNJE SHERBIM MJEKESOR,kur dihet se te moshuarit vuajne edhe nga shume semundje te tjera shume me vdekjeprurese se covid 19!
    Po keshtu heshti ,kur mijra qytetare te infektuar me covid 19 dhe qe u mjekuan ne shtepi,duke perballuar shpenzime kolosale,me borxhe te medha,se qeveria nuk riimbursoi asnje lek barnat e tyre!
    Pa llogaritur shpenzimet per barnat,vetem per nje inxheksion intramuskular,pa le me ate intravenoz ,infermieret nuk te sherbenin ne shtepi pa 35-50 mije leke cdo inxheksion!
    Kjo opozite ka heshtur qe qeveria per 8 vjet nuk ka rritur asnje lek pensionet,duke mashtruar per te tille vetem indeksimin e cmimeve,qe edhe ai ishte qesharakj!
    Shkurt,kjo opozite nuk e ka kryer detyren e saj ndaj PENSIONISTEVE ne asnje rast,per me teper qe 700 mije poensionistet jane te gjithe votues,qe do te thote se duke pare qe kjo opozite nmuk i ka mbeshtetur kurre,atehere pse u dashka besuar ketej e tutje ne pushtet?
    Dhe te mos harrojne se 700 mije pensionistet jane 50% te votuesve te Shqiperise,shto ketu edhe familjaret e tyre,del e qarte se opozita nuk ka qene e besueshme ndaj tyre duke vulosur deshtimin e plote!
    Me kete llogjike une gjykoj se opozita e sotme jo vetem nuk eshte opozita e Vetvendosjes,por edhe kur ka qene ne pushtet,i ka vene zjarrin ketij vendi!
    Mos genjeni veten,se me keta njerez te diskredituar nuk vini kurre ne pushtet,sikur Ramna te beje krimet pa fund!
    Nje tjeter opozite e pa perlyer,por qe nuk duket gjekundi ne qarkullim,mund ta largoje Ramen dhe PS nga pushteti!
    IKushdo qe te fitoje me 25 prill,nje gje eshte e sigurte,se i HUMBURI I MADH do jete vetem populli shqiptar,qe pas 25 prillit do fitoje vetem…NOC RROKUN!

    Reply to this comment
    • Tironsi February 17, 14:03

      Opozita ska surrat te beje keto qe thua ti, kupton apo jo?
      Ndertimin e shtetit ligjor, ti na e quan shkaterrim. E shan Ramen per minimumin jetik. Rama e ka dyfishuar asistencen sociale.
      Sa per Ujesjellesin, e di cfare benin ata ustallaret e Berishes? Per tre ore uje me orar gjate dites, ta llogarisnin afrofe mujore, pa lexuar sahatin e ujit dhe po te largoheshe per nje kohe te gjate nga banesa, fatura vazhdonte te te vinte, sikur kishe perdorur ujin.
      Berisha e la aq te shkaterruar ekonomine, sa nje kater vjecar i qeverisjes Rama, u perdor per te sjelle ne normalitet funksionimin e vendit.

      Reply to this comment
      • Rebus February 17, 15:30

        O Tironsi!
        Se pari une kam komentuar per njerez qe kane kulture dhe ndjesi me shume se femijet e kopshteve,ndersa per me te vegjel nuk marr persiper asgje!
        Se dyti,te keshilloj t’u kerkosh prinderve te tu,qe te spjegojne ty,se cfare kam shkruan une me siper,se me kaq sa ke bere replike tregon se je NUL ne te gjitha!
        Nje njeri normal e kupton se une nuk kam gjykuar aspak se kjo opozite e meriton te vije ne pushtet,ashtu sic klam gjykuar se Rama ka deshtuar plotesisht ne 8 vitet e sundimit te tij diktatorial!
        Per UKT lexo faturen ne shtepi te kuptosh se je vetem nje injorant dhe sahanlepires i pushtetit!
        Bashkia e Tiranes te MASHTRON o trangull duke te faturuar ujin e piste,per uje te pijshem dhe ti derdellit ketu si hajvan!
        Bashkia ta shet kete ujin e piste me nje cmim skandaloz 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike,kur dihet qe kosto e prodhimit dhe e importit te saj eshte shume me e larte se sa e ujit te piste dhe ti hesht si GOMAR!
        Keto nuk i shkruajta per ty,o tironsi pa samar,por per lexuesit e tjere!
        Me bageti si ty, Rama dhe cdo DIKTATOR rri ne pushtet tere jeten dhe ti rri si…muti ne shi!
        Ne asnje fjale nuk kam thene se shtetin ligjor e quaj shkaterrim,por se sot NUK EKZISTON SHTETI LIGJOR,NUK EKZISTON DEMOKRACIA dhe ti,po munde me jep shembuj qe te vertetosh te kunderten!

        Reply to this comment
        • Shiko pak me larg hundes tënde February 17, 16:01

          Shteti ligjor ekziston, edhe pse jo ne nivelet e vendeve me te zhvilluara te Europes. Por duhet te jemi realist, qe zhvillimi i pritshem kerkon kohe. Kemi memorje te dobet si shqiptare. Harrojme qe cfare vlente ajo pará, qe akumulonim, kur jashte deres se shtepise sone, ishte më keq se ne Afrike. Kermat qe e katandisen kete vend, harruan se aty jetonin jo vetem ata por edhe femijet dhe femijet e femijeve te tyre. Nje kullote ne qender te Tiranes, nje indiference totale ndaj degradimit te cdo vlere njerezore, ishin keto qe hodhen perfundimisht ne koshin e mbetjeve te historise Berishen.
          Po Luli cfare eshte? Nje nenprodukt i Berishes. Sa i besueshem mund te jete ai? E mbajme mend Lulin kur u nis ne 2019 ne Viene, per tu ankuar tek OSBE-ja per Ramen. E me ke shkoi? Me Shkelzenin, djalin e Berishes, sepse Luli eshte kryetar formalisht, pasi PD-ja eshte prone e biznes i familjes Berisha dhe Luli eshte i kapur nga ata dhe s’mund te veproje pa aprovimin e tyre.

          Reply to this comment
          • Rebus February 17, 17:51

            O tirons hajvan!
            Mos llap si palloshi,por ne do te me kundershtosh mua jep fakte dhe arsyetime konkrete e jo lojra fjalesh!
            Si mund te kete shtet ligjor,kur popullit shqiptar i eshte mohuar SOVRANITETI ne Republiken e Shqiperise?
            Lexoje cfare sanksionon neni 2 i Kushtetutes se RSH:

            -1.Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

            Sot populli shqiptar nuk eshte aspak SOVRAN sepse atij i eshte mohuar e drejta te zgjedhe,por vetem te votoje formalisht ata qe zgjedh kryetyari i partise!
            Sot populli shqiptar trajtohet nga te votuarit e tij jo si pjese te SOVRANIT,por si ROBER LUFTE,qe tallen,perbuzen dhe u mohohen lirite dhe te drejtat e njeriut!
            Sot shqiptareve iu jane mohuar te drejtat per t’u ankuar,se nuk behen me pritje populli,nga asnje zyre e pushtetit vendor,por vetem ne kryeministri si ne asnje vend te botes!
            Sot nuk mund te denoncosh asnje rast abuziv apo te shkeljes se te drejtave te tua ligjore ne se ankesa jote cenon organizimin korruptiv te te gjithe piramides shteterore,deri tek kryeministri!
            Dhe kete qe po ta them ty,ia kam thene edhe personalisht Avokatit te Popullit,KLSH dhe ne fund edhe kryeministrit Rama,por te gjithe….sikur me thane:”Pirdh ,pirdh,se lirohesh”!
            Rast tjeter:P
            -Para ca ditesh Rama deklaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,qe do te thote se ai me kete jo vetem amnisopi veten dhe Berishen e Meten,por edhe kercenoi direkt te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret e mbetur qe te mos guxojne te merren me politikanet,por me njeri tjetrin!
            Ne se kjo deklarate konsiderohet si kundervenie e Reformes ne Drejtesi,a nuk eshte edhe PRANIM ZYRTAR SE NE SHQIPERI NUK KA SHTET LIGJOR,qe t’i vere kembet ne nje kepuce ketij kryeministri sharlatan?
            Ku eshte pra shteti ligjor?
            Po DEMOKRACIA,qe derdellit ti,ku eshte per deri sa ASNJE MEDIE apo OPOZITE,OJQ etj nuk reaguan pas kesaj deklarate ogurzeze?
            Te dhjefsha ne shtetin ligjor dhe ne demokracine qe pretendon ti o bageti!Ty dhe shume tru shkulur si ty ju ka mbushur mendjen me terror Rama se “PO iku Rama do vije Basha” dhe ti gjykon si …..gomari,kur po e shqyente ujku qe lutej se “Ishalla jam ne enderr”!Akoma nuk e keni guximin te kuptoni se Rama eshte nje KALE TROJE ne PS dhe ju jeni sklleverit e tij!

          • katarakti February 17, 19:09

            Kêtij rebusit i pëlqeka shumë vetja. Pyetja shtrohet: A ka bërë përpara Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve të fundit apo jo?! Bashkia e Tiranës a u rri më pranë njerëzve dhe punon më mirë sot apo në kohën kur Basha flinte gjumë?! Që Shqipêria nuk ështê asgjëkundi këtê e di edhe bufi. Por ka rëndësi tendenca, prirja drejt përparimit apo drejt vetshkatërrimit! A të kujtohet kur dikush i uronte Ramës skenarin grek?!
            Njerëzit që mbrojnë dhe votojnë Ramën sot e bëjnë se e nuk shohin alternativë tjetêr.Derisa Rebusi të formojë njê parti dhe ta shpëtojë një herë mirë këtë popull.

          • Rebus February 17, 21:51

            O katarakt,sa idiot je!
            Po si te mos me pelqeje mendja ime kur shoh se hajvane si ty nuk kundershtojne mendimet e mija me fakte dhe argumente,por ia futin si kau peles?
            Une shtroj probleme te tjera thelbesore qe kane te bejne me fatet e popullit shqiptar si shteti ligjor dhe demokracia,qe jane ZHDUKUR keto 8 vjet,ndersa ti llap kodra pas bregut per histori me mbrockulla!
            Ne se nuk pranon se je idiot pergjigju me fakte atyre qe shtroj une dhge mos me trego mua ti injorant,pa tru se me pelqeka vetja!
            Ku e sheh ti pelqimin e vetes tek une?
            Mos valle tek fakti,qe shtroj ceshtje konkrete dhe ti nuk je ne gjendje te me kundershtosh direkt ?
            Une them se NUK EKZISTON SHTETI LIGJOR duke e faktuar ate,ndersa ti llap se paska ecur perpara!
            Me cfare e mat ti kete shtetin ligjor,pervec lepirjes se bythes qe i ben pushtetit te korruptuar?
            Po qe ka korrupsion ne Shqiperi a e pranon ti?
            Po a nuk behet korrupsioni ne qeveri dhe bashki,se privati nuk ka korrupsion?
            Pra ne se te dy keto pyetje qe shtroj une i pranon,atehere si e gjykon ti kete deklaraten kriminale te Rames,qe tha se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
            Pra kryeministri,qe eshte pergjegjesi kryesor per lulezimin e korrupsionit ne shtet ,nuk e kerkon pergjegjesine tek vetja dhe vartesit e tij,por tek gjyqtaret?
            Po kush duhet t’i kape te korruptuarit e t’i coje para gjykates,kryeministri dhe ministrat,apo dio vene atje prokuroret dhe do bejne punen e kryeministrit,qe kryeministri te kete kohe te bredhe neper ara,fabrika e kantiere duke bere rromuze me njerezit dhe punet i ben korrupsioni?
            Jepu pergjigje ketyre ti,karakter-tironsi e mos na caj trapin me mufka boshe,idiot militant!

    • Lili February 18, 08:38

      Halla ka njereze ne Shqiperi qe besojne se Basha eshte opozite? Ne kosove e diaspore jo !

      Reply to this comment
  4. dritani February 17, 14:17

    E prisja se Bedri Islami, si nje nga njohesit me te mire te Kosoves, do ta thoshte dhe e tha fjalen e tij per zhvillimet e fundit. Une i besoj analizes se tij.

    Reply to this comment
  5. Ali asllani February 17, 14:20

    Bedri sa per freskim kujtese
    Baca Adem Demaci se pranoi marveshjen e
    Rambujes ndaj dha dorheqe sps marveshja
    e linte Kosoven nen hyqmin e Serbise dhe THaci e firmosi por desh Zoti qe se firmosi
    Milloshevici dhe ateher SHiraku i tha amerikanve bjeruni serbve.dhe dhe dicka o Bedriu i Rames dhe Hashimit ,marrveshjen e Rambujes e denoncoi dhe Berisha duke e quajtur tradheti kombetare por TVSH e asaj kohe e pomponte opinionin me te paverteta nuk thonte cfar permbante marrveshja dhe akuzonim atehere Saliun tradhetar gje qe nuk ishte aspak e vertet.
    Ti e di shum mir o Bedri si rrodhen ngjarjet e
    Rambujes bashk me Milaim Zeken ke dhene dhe interviste te Milaimi te emisioni Pa RRotlla.
    Kurse per Ramen qe e larteson si organizator te fort mos harro qe dhe Berisha ishte edhe me i forte ne 2013 por ishte aleanca e 1 prillit qe e rrezoi Saliun..
    Edhe 25 prilli eshte vendimtar per Lulin sps nqs PD dhe LSi behen bashk i gjati ka pak shance per kryeminister..e vetmja an negative per opoziten eshte Mona me sjelljen e saj si harbute.pra Rama ka nji aleat shum te vyer nga injoranca e saj.
    Por Rama duhet te largohet sps nuk qeveriset vendi me fesbuk ,tuiter e instagram.ky person nuk ka cte japi me per PS.
    Partia socjaliste i takon Pandeli Majkos
    politikani me liberal i SHqiperise. Kryeministri me i mir i 109 vjet shtet shqiptar.Politikan me standarte europiane
    .me thuaj o Bedri 8 vjet pse nuk beri asgje Rama qe te votonin emigrantet he ma thuaj ose bej nji artikull nji shkrim..nuk la hale te Athines pa vizituarkur ishte ne opozit .po sot sot ku e ke perse nuk votojn emigrantet te pakten ne Itali dhe Greqi..E di pse nuk votojn si ne Kosov sps nuk do votonin Ramen dhe PD me LSI por nji parti tjeter dhe rezultatet do tu permbysnin..

    Reply to this comment
    • Ali February 17, 15:03

      Koment fantazi dhe pa asnje te vertete brenda. Shkruan perçart kur thua, qe votat e diaspores do shkonin per nje parti tjeter dhe jo per partite kryesore. Per ke do shkonin, per Jozefina Zhelefinen apo per Hajdarin!! Hajdari per aq kohe sa nuk eshte distancuar nga korrupsioni i te emes dhe te atit, nuk e besoj se do fitoje aty ku kandidon ne Elbasan. E ema e perjashtuar nga Veringu, i ati u mor me trafik nafte, armesh dhe droge, ndersa e bija premton se do shpetoje shqiptaret nga korrupsioni 30 vjeçar.

      Reply to this comment
      • Ali asllani February 17, 19:22

        Figura te reja o boti jo xhozin dhe patozin.
        Rinia rinia eshte e ardhmja..

        Reply to this comment
        • Genjen veten February 18, 11:48

          Per cilen Rini e ke fjalen? Per Rudina Fatmira Azem Hajdarin? Po, ajo do ta pastroje korrupsionin dhe do na ktheje ne gjykata perseri gjykatesit si e ema, apo trafikantet si i ati.

          Reply to this comment
  6. VATRA February 17, 15:49

    Lidhja e Kurtit dhe sidomos Osmanit me PD dhe bishtitat e tyre sidomos familja Meta dhe sidomos të Osmanit janë përçarjet Kosovë -Shqipëri dhe jo integrimet kjo është dëshmu që nga krijimi i Alternatives Kos .me në krye Rugova Surroi Cana M.krasniçi …ku në çender të Sulmit u gjendë shteti shqiptarë dhe jo ai serb dhe kētu për bukri u doli në krah PD dhe klani Berisha

    Reply to this comment
  7. XXXL February 17, 16:08

    Abin Kurti nuk do të çëndron kurrë kombtarisht ashtu si u imponua me llafe ai kurrë nuk do të jetë në nivelin e Demaçit Hotit Nuredin Lushtakut që edhe pse u kushtoi me jetë dhe karierë çëndrimi i tyre ndaj Ldk dhe sidomos I. Rugovës që hiç disa bredhje të tij në USA dhe ate falë lobit shqiptarë dhe ati kroat e sollën Kosovën edhe shumë ma keq se sa edhe vetë Rrahman Morina në kuhen e tijë shqiptarët kishin nji minimum qeverisje kurse me Rugoven ndodhi shkatrrimi total institucional demografik ekonomik ….
    sa që jeta humbi çdo kuptim dhe ti shkosh te varri ati që në kohë lufte iku dhe la vendin dhe të kthehet në liri dhe me ndihmen e propagandes pro serbe të kërkon prap pushtet dhe jo falje të thellë dhe për hater të V. Osmanit ti përkulesh te varri atij dhe jo Hotot Demaqit …

    Reply to this comment
  8. Po po po.. February 17, 16:14

    I sakte Bedri Islami, por ne jemi shume konfuze, mjafton te lexosh nja dy….. nuk ja vlen

    Reply to this comment
  9. Besa February 17, 16:19

    Opozitarizmi i VV drejtuar nga Albin Kurti, mori furishem pelqimin e popullit me vote.Ky opozitarizem kishte ne boshtin e tij ruajtjen e teresise tokesore dhe luften ndaj korrupsionit.Tymyset dhe gazi ne Parlament do te ishin deshire plebishitare edhe ne Parlamentin shqiptar kur Saliu dhe Iliri firmosnin shitjen e Detit.
    Dy kryetaret qe votat e shqiptareve andej dhe ketej,i votojne per t’i drejtuar,kane detyrimin te bashkepunojne pikerisht ne luften kunder tradhetarevee dhe ndaj korrupsionit.Veprimtaria konkrete ne kete drejtim,ose ndan ose bashkon nga sot e tutje.Suksese ne vazhdim VV!

    Reply to this comment
  10. fteri February 17, 17:00

    TYmçet e Albin Kurtit do kthjellohen shpejt.

    Ikë
    o Albin Kurti je dolloverexhi ti ishe partizani më i vendosur i VV për tu bashkuar me shqipërin,,tani thua ,s na lejon kushteta dhe dëckla e vëckla ,troq je mostër.

    Ti do ishe burr kosove e patëriot i trojeve shqiptare kur të deklaroshë -Se nuk më ndalon as plumbi për tu bashkuar me shqiprinë amë .
    Bashkimi me shqipërinë është A-JA e programit i VV.
    Prandaj unë e dija se je kurvë.

    Kurr kosova nuk do shohë hajr me ty.,një kalama-jo nga vitet ,se ato i ke mbi supe ,por nga imazhi keq dhe interesat tua ,për të mbush xhepat si politikanët tjer andej e këtej kufirit.

    Reply to this comment
    • Tung February 17, 17:56

      Ti do jesh ndonje qe e do Kosoven ne zjarr. Ka çeshtje me te rendesishme per te kaperdire Kosova, se bashkimi me Shqiperine. Shqipetaret ne Kosove mund te perfitonin nga Shqiperia, nese merrnin pashaporte Shqiperie.

      Reply to this comment
      • .!!! February 17, 22:25

        Ti do që të tallan me ndjenjat kombëtare të kosovarëve përse kurr këta pisa nuk flasin për një lidhje ma të fortë në katerkënëshin Prishtinë Preshevë Shkup Ulqin por vetëm me Tiranën

        Reply to this comment
      • Lili February 18, 08:40

        Tung ,
        Po edhe kjo eshte nje tulle ne favor te bashkimin! Njemije enje menyra ka bashkimi, jo vetem rrahjegjoksi!

        Reply to this comment
  11. DRENICA E KUQE February 17, 18:50

    Pa dashur te thellohem ne ndonje analize shkrimit te z. Bedri, vetem do t’i kujtoj e rikujtoj se asgje nuk ka ndryshuar ne “republiken e kosoves” brahim rugoviane……. Z. Bedri thote: “Kjo klasë politike duhej ndëshkuar. Në Kosovë duhej ndryshimi, si domosdoshmëri.”
    Nese don te besh analize me kuptim, duhet ta dini se ne Kosoven e pushtuar shqiptare (nga ‘shqiptaret’ e Tites) duhet ndeshkuar te gjitha kastat politike te para luftes, te “luftes” e te pasluftes qe bene koalicion me LDK jugosllave, ku jane te perqendruar te gjitha forcat anti shqiptare te UDB e KOS, qe bejne politike anti shqiptare e sillen ne nje rreth vicioz sa per t’i mashtruar shqiptaret, ku bejne pjese edhe shume te “burgosur politike shqiptare” te Kosoves…
    Sa beni analiza koti me titiste e bij te tyre “demokrate” (VVista, LDKista, AAKista, NISMAista etj), do te ishte me mire t’i sqaroni popullit shqiptar kush e tradhtoi Betimin e UÇK dhe pse sot genjejne te gjithe se Adem Jashari me shoke dhe me UÇK te tij ka luftuar per “pamvarsine e Kosoves”, qe eshte nje genjeshter e madhe dhe me brire anti shqiptare!……
    Shkrimet dhe analizat behen per t’ja dritesuar udhen kombit e jo per t’ja mjegulluar udhet qysh po bejne shume “analista” e shume “media”…….

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Lili February 18, 08:45

      O Drenice moj bije,mos u merzit analistat e Tiranes nuk deportojne as pertej prahut te ture! Stay strong!

      Reply to this comment
  12. L'imperatore Diocleziano February 17, 19:11

    Nuk di cfare e lidh Albinin dhe Vjosen me Saliun qe ushqeu armate serbe me nafte, qe tentoi te vendoste pushtet absolut si Hitleri, me dhune, vjedhje, shkaterrim, vrasje.
    Po me patriotin tim ilirin cfare kane te perbashket? Nuk dua te mendoj se per inat te vjehrres (Rama), po shkoj me mullixhinte.

    Reply to this comment
    • Erhard February 17, 19:42

      Po Ramen cfare e lidh me Vucicin per deri sa u grind keqas me te gjithe kryeministrat e Kosoves si rrugac?

      Reply to this comment
      • .!!! February 17, 22:10

        Me Millosheviqin Millutinoviçin patrikun Pavle Irinejin dhe Kuznjecovin e Rusisë si dhe me Nikoliç dhe Vuçiqiq para Ramës u takuan liderët politik të Kosovës

        Reply to this comment
      • Ndersa Rama duhet te permbahet ne perballjet verbale qe i krijojne keqkuptime February 18, 06:03

        Jane intrigat e Sali Karadžić ose Hitleri bis, qe kane ngaterruar nje pjese te lidereve te Kosoves me Ramen.

        Reply to this comment
        • Moisiu February 18, 12:07

          Lere mo këtë përrallë. Rama bëri kërcime diabolike për ta futur kosovën në xhep. Duke dëmtuar rëndë opozitën e njëmendë. Medemek Lvv.
          Bedri Islami ka shum të drejtë për sa flet për Berishën dhe opozitën në Shqipëri në krejt spektrin e sajë.
          Nuk pastrohet Rama përmes Berishës.
          Bedri Islami ishte pjesë e kupolës abuzive në Kosovë.
          Dhe ja do rendi me lëshuar këtu pordhë.
          Pra është me Ramën ashtu sic është edhe Gazeta Dita.

          Reply to this comment
  13. Dn February 18, 08:36

    Shkruani mashkurt,o komentuese! Jo diarrhese verbale! Nje ide nje kapitul. Jo çarçaf!

    Reply to this comment
  14. Lili February 18, 12:03

    I keni pa analystet e kosoves alla berat buzhela , Syla maliqi Baton haxhiu te gjithe bashke, me te gjitha mjetet informative ne dispozicion si ne Shqiperi si ne kosove , si jashte per t’ju ndihmuar diffuzimin e propagandes se tyre anti Kurti.
    I kemi pa te gjithe, edhe rezultatin po ashtu e pame : deshtuan ne missionin e tyre anti Kurti e anyy ty iVV!! E deshtuan paq, pa asnje mundesi manoevrimi!As per ta , as per ata qe i paguajne sot per sot!
    Disa ia filluan prape me manoeuvrimet kunder rezikut antidemokratik te Kurtit…S’po guxon askkush me me i perkrah keta fyellaxhit te shitur…
    Pra mos u merziteni se edhe ne Shqiperi ashtu eshte s’pyet kush me per cka thot mero Baze apo bedri Islami apo disa te tjere: ma shume na interesojne komentet ku ka ma shume ide e informacione si ky dyshimi i juaj qe eshte teme gazetari, se sa shfaqjet klownesk te qeverise apo shkrimet kishe analitike!! Kane pushtetin qe va japim, asgje ma shume! E kur populli te vendose mos me i ndegjur s’jane asgje!

    Reply to this comment
  15. vlonjati February 18, 15:15

    Rama nuk la gje pa thene per Tramp ,por ne fund pagoi per nje foto. Besoj se te njejten gje do beje dhe me Kurtin por shpresoj me nje çmim me te ulet dhe jo si gruaja e Bilalit.

    Reply to this comment
  16. Adih February 18, 18:19

    “Bravo ” te madhe zoti Islami .Si more burre nuk hoqe as edhe nje here dore .Konkretisht , ju thoni se Basha dhe Monika ,nuk e kane bere shtepine vete ,ja bene te tjeret ,kurse Kurti dhe Rama e kane bere vete kete shtepi .Gjithmone i lepiesh Rames ne forma shume te ndryshme ,por gjithmone te njejtat gjera dhe propogandon per Ramen .Me beso ,si Basha , Monika ose Rama jane pjelle e pardesy bardheve te Ramiz Alise .Mos komento shtepi te bere vete apo shtepi e falur .Ne Kosove ne nuk e kemi provuar Zotin Albin Kurti akoma ,se eshte ende heret .Por nje gje dihet me se e sigurte zoti i nderuar Bedri Islami ,Vetvendosja e zotit Kurti do shkateroje , cperbeje monopolizimin ne Kosove qe kishin bere ,instaluar paraardhesit e tije .Kurse me Ramen tend qe ti thua indirekt se Rama e ka bere vete shtepine ,nuk ndihmon as edhe nje gje ..Nuk shkulet nuk cberbehet monopolizimi i mafjes mbare shqiptare .Ne ne shqiperi nuk kemi treg te lire ,kurse kosova do ta kete te lire kete treg ,qe nga sot e tutje .Dhe nje gje tjeter zoti Bedri .Kosova do perparaje do zhvillohet shume me mire se ne Shqiptaret e jugut, qe e quajme shqiperi ,dhe zoti Albin Kurti e ka me te lehte ,e kam fjalen mbi ceshtjen e pronave .Nuk i ka keto probleme dhe zotit ti themi faleminderit .Kurse per kete ceshtje ne ne shqiperi i kemi bere komplet corap .Jo pa dashje por me dashje Nuk e kam fjalen per interes privat ,por neokomunisteve 30 vjecare ,ju si gazetar me pervoje zoti Bedri, duhet te jepni ,te trumbetoni proven e zjarrit ,nuk investon njeri, po nuk u rregullua ceshtja e prones ,as edhe nje firme serioze e huaj nuk investon .Dua apo nuk dua une, nje gje dihet kosova ,keto dy gjera Monopolizimin ,dhe ceshtjen e pronave i ka te zgjidhura ,kurse ne ketu ne shqiperi me ane te Rames te dashur tend ,eshte betonizuar ,eshte cimentuar me shume kujdes nga Rama .Me beri pershtypje degjova me ze e me figure ate Artan Lamen dje me ze e me figure , thonte me vite per legalizimet ,ku kane qene burokracite e Saliut ,kurse ne te PS me “skenderbeun” ne krye ,po i bejme shume shpejt pa burokraci keto legalizime .A e kupton zoti Bedri ,ku jeni ju si gazetare ,ne cfare niveli jeni ,lind dhe pyetje me se e thjeshte ,a e doni ju zhvillimin shqiptar ,pse nuk shkruani qe shkelet e drejta e njeriut ,pse shkelet kushtetuta nga te gjithe per ceshtjen e pronave ,e kam fajlen konkretisht se Sali largqofti si i zgjuar qe eshte ne kryhasim me Edi Ramen ,i conte tek burimi legaizimet dhe nuk i jepte uje , Nuk bente legalizime Saliu ,jo qe kishte frike Ramen ne ato kohera ne pushtet ,por e dinte se po shkelte kushtetuten Kjo eshte zgjuarsia ,e frika e ndoshta e siperfaqeshme qe Saliu nuk ka vepruar ,kurse ky komunisti budalla me shume ne shpirt se Saliu ,po shkateron ,po fut vella vrasje pronaret reale me “pronaret “e rinj te PPSH kondra prone -Zoti Bedri Po ja u kujtoj edhe nje here, se ne keto 30 vitet e fundit te ketij tranzicioni neokomumist jane mbi 8500 viktima vetem per ceshtjen e pronave ,ja ka kaluar ne shifra viktimave te diktatures komuniste .Mer e shkruaj i nderuar zoti Bedri , po te jesh burre ,po ta duash zhvillimin e shqiperise ,vetem per keto dy pika ::Shkaterimin cperberjen o monopoleve te ketyre tre bandave PS,PD e LSI .Te kete shqiperiaa me ne fund treg te lire .E kjo do sjelli me shume zhvillim e mireqenie per popullin e varfer shqiptar ,se do kete ndershmeri ,ku do influencoje pozitivisht ne dy aspekte si ne cilesi te mallit ,po ashtu edhe ne cmim shume here me te lire .Shkruaj i nderuar Z Bedri edhe per ceshtjen e pronave ,se do zhduket nje here e pergjithmone korrupsioni ,do fillojne firmat e huaja serioze te investojne ,te kemi vende te reja pune per rinine ,se kjo rini po na iken me keqeardhje nga syte kembet nga memedheu i yne .Dua ta them e ta mbyll zoti Bedri me siguri me te plote , me ze e me figure , e me vule te thate e te njome ,se ne Kosove fitoi vetvendosja ,ku dihet eshte kundershtare ne politike me ish qeverite e tjera ne kosove , kurse ju z Islami ne propogandoni se Rama e ka bere vete shtepine e tij ,por dihet shume mire Rama eshte pardesy bardhi i katovices tamam si Saliu ,Luli djali i Saliut e Meta e me Monike ,Vetem te jesh budalla te mos e kuptosh se keta nuk jane kundershtare politike me njeri tjetrin .Mer e shkruaj mos kini frike z Bedri ,ndihmoni kete popull te mjere . Gazetaret kane shume gjera ne dore ,me lapsin e tyre ,si opozitare jo bythlepires se ketyre tre bandave qe e kane degraduar qe ne qelize popullin , tamam si ai qeni i ngordhur pa zot dhe ska njeri qe te varrose .Doja ta thoja i nderuar z Bedri nuk te ben leku vetem te qete e te kenaqur ,por kenaqesia me e madhe ne jete per silindo eshte , kur ti ndihmon nje kombe te tere ,te mjere ashtu sic jemi katandisur me keqeardhje ne shqiptaret nga kjo bande e ndare ne tre pjese .Lerini ,harojeni keto tema ,kush e ka bere vete kete shtepi ,apo ja kane bere te tjeret .Kosovaret u treguan te zgjuar votuan Z Kurti per interesat e tyre e bravo i qofte ,po ne shqiptaret cfare do bejme ne 25 Prilll ,do bejme vetem rotacion ,apo do votojme ,nje te treten e copes se mutit te PPSH ,qe dihet kane 30 vite qe nuk i leviz as presja ne programet e tyre ,por vetem me nje ndryshim, se Saliu na i la borxhin 60% kurse Rama e ka cuar mbi 90 %..

    Nderime zoti Islami !

    Reply to this comment
  17. Ethem Lalaj February 18, 19:26

    DITA: Më pëlqen analiza e BI.Opozita e rrugës dhe Presidenciale tërhiqet për hunde nga mëkatari 30 vjeçar Sb.I cili nuk pyet për moral,parime,ligje.Ai është ligji vet që në 30 vite në opozitë ka krijuar Shtet brënda Shtetit.Në këtë kuadër L.Basha përgëzoi A.Kurtin sikur fitorja e tij në Kosovë ishte zgjatim i fitores së tij në Tiranë-KM.
    -Fakti që Kurti ka krijuarë VV në Tiranë me porosi të Sb sipas tyre KOBURE KUNDËR ER,jep shpresë për rrëzimin e E.Ramës dhe sipas gjasave A.Kurti në perspektivë do të jetë(sipas Baton Haxhiut)Kryeministri i Shqipërisë..!
    -Por mëndjeMadhësia është e ZEZA E TË ZOTË.
    -LulSaliu në 26 prill të përgatisin valiçet-Njëri në Hollandë ku e shoqa nuk voton për të..dhe tjetri në Sërbi ku e shoqa është 100 % Sërbe.Që të dy vrasës në 21 janar,etj.
    -A.Kurti të ket kujdes: Rruga për marveshjen me Sërbinë kalon përmrs SHBA-BE-TIRANËS së sotme në Qeveri.
    -Shengeni Ballkanik nuk ishte proçes i E.Ramës që Kurtit e Ramushit ju RA HUNDA,por inisiativë e Merkelit Gjerman dhe Amerikan.Kjo është sprovë që 6 vëndet Ballkanike të zotohen mes VEDI para aderimit në BE.Kush nuk e kupton këtë…e ka gabim.
    -Po kështu,Kurti dhe Ramushi dolën kundër SHBA+BE+E.RAMËS për heqjen e taksës Sërbe.Ky është acarimi KURTI-RAMA.Ndërsa Ramushi akuzoi Ramën +Thaçin se kishin marrë 10 mild.$ për shkëmbim teritoresh Sërbi-Kosovë.Dhe shpifja Ramush doli bllof.Pra nuk është E.Rama fajtor,por sherrxhijt Kosovar 2 vëllezërit adoleshent në politikë.Ndaj të 2 dolën në opozitë.
    -Nëse Kurti do vazhdoi devizën Berishiste do të rrëzohet shumë shpejt.Unë nuk ja uroj këtë për hatër të popullit Kosovar-vëlla.
    -FLM DITA.

    Reply to this comment
  18. Detari72 February 19, 02:07

    Brravo,Bedri!Thjesht nr i komenteve, pasqyron vleren e analizaveTuaja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim