BEFASIA / Rama kërkon takim urgjent me Metën; menaxhimi i tërmeteve do jepet me PPP

July 31, 2019 13:37

BEFASIA / Rama kërkon takim urgjent me Metën; menaxhimi i tërmeteve do jepet me PPP

TIRANË – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama i ka kërkuar zyrtarisht takim para pak minutash Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Lëvizja e befasishme është komentuar nga ministrja socialiste e Marrëdhënieve të Partisë Socialiste me Parlamentin Socialist, Episa Pilospari, si një ndryshim 360 gradë në qëndrimet e qeverisë për hir të interesave strategjike të vendit.

Në një koment të dytë, më pas ajo e korrigjoi kursin në 180 gradë, pasi i thanë se me ndryshim 360 gradë je po aty ku ishe.

Siç mësohet, në letrën drejtuar Presidencës, kryeministri kërkon falje për nxitimin e tij për hedhur rromuze ndaj kërkesës së Presidentit për informacion mbi masat anti-tërmet.

“Zoti President, le të lëmë pas lumin e llumit të veshgjatësive dhe batërdive verbale që kemi vërvitur ndaj njëri-tjetrit, dhe të diskutojmë për mundësinë e një projektligji urgjent që do mundësonte ndërtimin e strategjie afatgjatë për menaxhimin e dukurive të pashmangshme natyrore siç janë tërmetet greke,” shkruan Rama në mesazhin e tij.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri synon hartimin një pakete ligjore me procedurë të përshpejtuar, për miratimin e një PPP-je anti-tërmet në shumën prej shtatëqind trilionë miliardë milionë eurosh dollarësh dhe paundësh.

Grupi i punës që Rama ngriti dje në mesnatë nën kryesimin e Dhamianit, konkludoi në shumën e mësipërme, pa llogaritur inflacionin.

“Dhamiani si krye-tërmetari i Rilindjes, mendoj se do ishte njeriu i duhur edhe për hartimin e bazës ligjore përkatëse” – sqaron Rama në letër.

Sipas kryeministrit, Shqipëria me mundësitë e veta të pakta nuk do të arrijë kurrë të financojë një PPP tërmeto-fage, “por kjo nuk do të thotë ta lëmë Shqipërinë pa tërmete, kur edhe Greqia fqinje, një pocaqi e sapodalë nga kriza, i ka një dhjetë të tilla çdo vit”.

Në vijim Rama i sugjeron ish-aleatit të majtë që përgjegjës të tërmeteve për Zonën e Parë Operative Vlonë-Gjinokastër të caktojnë Tërmet Peçin.

“Unë mendoj që Tërmeti të mbulojë tërmetet deri në Përmet, pasi Kolonjën e menaxhon ai pehlivani i kukullave, ndërsa Korçën e ka Tirka,” shton kreu i qeverisë në letrën dërguar Presidentit, ku mungojnë totalisht zografisjet me bojra, çka dëshmon urgjencën me të cilën është hartuar teksti.

“Zoti President, unë propozoj që në menaxhimin e shumës prej shtatëqind trilionë miliardë milionë eurosh dollarësh dhe paundësh, të PPP-së që do fitohet nga e vetmja firmë realisht e kualifikuar, “Pjetër Mustakuqi & Co”, të caktoni edhe ju një grup ekspertësh presidencialë, që do jenë përgjegjës për 15 deri në 20% të operacioneve tërmetore. Unë jam më shumë për 15-ën në fakt, se më duket shifër e fisme, por flasim, flasim…”, këshillon Rama.

Në fund, kreu i qeverisë bën edhe një sugjerim vokabularistik.

“Kam edhe një P.S. në fund, zoti President. E bukur ëëë, kryetari i PS-së ka një P.S. në fund. Sa i madh jam, komplet PS…

Atëherë: Nëse jeni i mendimit se me inicialet PPP janë krijuar shumë keqkuptime nga vulgu dhe plebejtë, që janë të këqinjtë e vetes dhe nuk e kuptojnë se çfarë nderi po u bëj që po drejtoj këtë vend, skemën e mësipërme mund ta riemërtojmë TTT, meqë janë dhe tërmetet në mes. Me respekt, Tryeministri”.

 

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që ka shtatëqind trilionë miliardë milionë klikime

 

July 31, 2019 13:37
Komento

4 Komente

  1. valentina July 31, 16:18

    Damiani eshte e sigurte qe e menaxhon krizen e termeteve,pasi ka ne gadishmeri nje ekip cunash problematike,qe me furgonin e tyre i bejne balle cdo lloje lekundjesh,sado te fuqishme qofshin.

    Reply to this comment
  2. carvani July 31, 21:21

    ju si gazete jeni bere te gjithe goje e lige.

    Reply to this comment
  3. normale July 31, 22:48

    Po normale or zoteri. Nje byth Greqie po knaqet me termete, vetem ne mbetem ne fund. Ec Edvin, mbase kapim dhe ndonje vulkan

    Reply to this comment
  4. alphade August 1, 21:20

    Sot kryeministri i Shqiperise na dha nje sihariq te madh:Emeroi Drejtor te Biblotekes Kombetare
    djalin e Kristaq Mishes Kristaq per Kristaq, Piro
    Mishen qe as gruaja vet nuk e duron xhuxhin ne
    shtepi, e jo me shqiptarwt ne “Librari” ! Tobe straf-
    kurllah ! Thote turkoshaku anadollak ..!!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*