“Befason” Berisha pas 25 vjetësh: Enveri kishte të drejtë…

February 18, 2016 23:58

“Befason” Berisha pas 25 vjetësh: Enveri kishte të drejtë…

Gjatë një interviste të gjatë në “Debat në Channel One” me Roland Qafokun, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka folur për grevën e urisë të studentëve 25 vite më parë që çoi në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, për të cilin çuditërisht bën një vlerësim pozitiv…

Në këtë intervistë, Berisha ka folur për origjinën e tij si edhe për Kosovën dhe zhvillimet e mëpasme, ku për herë të parë tregoi se Sigurimi i Shtetit mbante lidhje më shërbimin sekret serb.

Konkretisht, Berisha thotë: Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka që të mbeten në pushtet si Gorbacovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë, dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë”.

Është interesant fakti se pas 25 vjetësh, Sali Berisha, për herë të parë shqipton diçka pozitive për Enver Hoxhën. Berisha tha: “Nacionalizmi shqiptar çliroi Kosovën dhe kjo është një nga faqet më të ndritura në historinë e një kombi. Por po të mos ishte Lufta Çlirimtare nuk dihet se çdo ndodhte me Shqipërinë mbrapa, pasi nuk është se nuk kishte skenare. Pra në këtë drejtim Enver Hoxha kishte të drejtë…”

Më tej gazetari e pyet: Edhe për largimin nga traktati i Varshavës?

“Po, ne e kemi mirëpritur atë. Po të kthehemi në atë kohë, problemi më madhor ishte Rusia dhe filorusizmi, i cili ishte një armik, i shndërruar në sundimtar të vendit. Nëse Hoxha do të merrte rrugën e hapjes së vendit, absolutisht ai do kishte arritur të kishte një vend tjetër në historinë e vendit dhe do ishte meritë që ai e shkëputi vendin nga Rusia sepse ai e rreshtoi vendin me armiqtë shekullorë tradicionalë. Rusia nuk kishte ëndërr tjetër pas Dardaneleve, ëndërr më të madhe sesa Durrësi. Ata që njohin historinë e dinë mirë që ambicia më madhore në Ballkan ishte Durrësi, natyrisht nëpërmjet Serbisë….”

Gjithsesi, duke u ndalur te qëndrimi i tij lidhur me Kosovën, Berisha tha: “Kosova ishte një çështje e tradhtuar, çështja kombëtare shqiptare ishte një çështje e tradhtuar në mënyrën më të paimagjinueshme”.

Ndërsa pyetjes së gazetarit: “Nga e njihnit ju kaq mirë këtë çështje?”, Berisha iu përgjigj: “Tropoja deri në Fierzë është Kosovë. Unë u rrita në një familje, e cila që nga fëmijëria më e hershme e deri sa jam larguar prej asaj vatre, që nga mëngjesi deri në darkë kishte pothuajse vetëm një temë dhe ajo ishte Kosova.

Familja ime të gjitha miqësitë i kishte në Kosovë, kishte përkrahur fuqishëm Luftën duke besuar te konferenca e Bujanit dhe marrëveshja që u arrit që Kosova të bëjë referendum pas mbarimit të Luftës. Një familje pa asnjë lidhje ideologjike me komunizmin, kishte përkrahur në mënyrën më të vendosur Luftën për këtë shkak dhe pas vendosjes së kufirit, burrat e shtëpisë sime ishin të brengosur në shkallën më të lartë që mund të imagjinosh. Unë ata s’i kisha parë kurrë të derdhnin lot as në mort, por janë përlotur për Kosovën.

Ne kishim një traditë të familjes së madhe ku veçanërisht dimrit, mblidheshin, bisedonin, këndohej me lahutë, çifteli. Biseda dhe kënga ishin gjithnjë Kosova. Këndonin me zë dhe nën zë duke ecur e punuar”.

Më tej biseda vijon:

-Po kullën e keni rikonstrukturar?

Djali po e rikonstrukturon, por nuk ka mbaruar. Është ngritur muri dhe është vendosur çatia. Nuk është prishur asgjë, vetëm muret sepse rezultoi që njëri mur ka pasur të mbështetur murin e shtëpisë së një kushëririt tonë. Dhe aty kishte shumë lagështirë që e kishte dëmtuar shumë murin kështu që jashtë parashikimit një pjesë e murit u prish. Them se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870. Aty ka lindur gjyshi im, por jo stërgjyshi, sepse ai ka jetuar gjatë, deri në 120 vjeç. Eshtë pasaportë e shkëlqyer..

-Pra kur thoni se do jetoj shumë e keni nga stërgjyshi?

Po, nga ata e kam. Pastaj është djegur 3 herë edhe nga serbët edhe turqit. Po të shkosh aty sheh se ajo ka një pozicion jo shumë të favorshëm, në kuptimin që është në udhëkryq, është rruga që shkon për në Gjakovë dhe rruga të cilën e përdor gjerësisht Hasi për të dalë në bjeshkët e veta. Ajo ka qënë kullë me odë..

-Kur keni qenë për herë të fundit atje?

Kam shumë shumë vite. Nga 14 vjeç që jam larguar, s’kam shkuar më.

-Kur të mbarojë rikonstruksioni do shkoni?

Do të shkoj…

 

February 18, 2016 23:58
Komento

23 Komente

  1. Shqiptar i Vertet February 18, 23:44

    Mos e thente zoti te jetoj kaq gjat ky qelbesire

    Reply to this comment
    • M.SH February 19, 09:31

      Perse gjithe kjo urrejtje kunder Berishes o “shqiptar i shkrete” ?
      E urren se ka denuar gjithmone Enver Hoxhen apo e urren se per nje nga veprimet e tij i ka dhene te drejte ?

      Reply to this comment
      • Bureto February 19, 15:22

        @MSH: Urrehet, as per njeren e as per tjetren, por se eshte njeriu me hipokrit e demagog qe kemi ndeshur keto 25 vjet. “Demokracoia” qe po perjetojme sot eshte edhe produkt i tij si politikan komunist-antikomunist dhe alias demokrat. Perqafon cdo ide dhe situate qe i ben mire epshit te tij patoligjik per pushtet, packa se disa norma kushtetuese ia kane kufizuar. Po te aprovohej kuhstetuta e 1994, ay sot do te ishet nje Dyvalje apo nje Mugabe. Se edhe Shqiperia post komuniste nuk ishte larg vendeve te tyre. Kjo edhe fale kontributit te Sali Berishes.

        Reply to this comment
  2. M A R K O February 19, 01:00

    Thefte qafen kur te shkoje e hengshin arinjte

    Reply to this comment
  3. M A R K O February 19, 01:01

    Thefte qafen kur te shkoje e hengshin arinjte qafirin

    Reply to this comment
  4. MH February 19, 01:18

    Ato mendimet patriotike i ka te imponueme nga tabani i vendit.Malcoret e ktyre krahinave jane djeg e pjek ne lufte me serbet,shkja.Pra asht i imponuem me detyrim per te thane te verteten.Po jo e verteta qe te na bindin neve se ky Berishe asht i keti niveli te njejte me ate te karaterit te malcorve heroik.Nese do ishte kurr e perjete nuk do reabilitonte Ahmet Zogun vrasesin e patrioti ma te ndershem qe ka nxjerre nga gjiri i atyne male heroin Bajram Beg Currin.
    Po ky sherbimet ma te mira ia ka kushtue me devocion Serbit.Takimet e mshefta me Arkani,Embargoja Patriotike.Zhdukja pa shej e nishan patriotin Remzi Hoxha.E sa e sa vrasje kriminale ka kryer ndaj patriotve kosovare qe luftonin ne UCk qe lexume ne faqet e gazetave keto dite,me tu duke si ngjarje te fresketa.Te ndodhura sot e jo ne mote te larget.Historia e kombit Shqiptare asht e shkruar me gjak e shkronja te arta.Askush nuk mundet ta ndryshojne sepse gropezon vetveten.Nuk toleron historia.Ndaj asht i detyruem te pranoj vertetesin e luftes nacinalclirimtare.Lufte e drejte dhe vendimtare per fatet e kombit e drejtuar dhe udhehequr me largpamesi ne momente kyce nga Enver Hoxha.
    Koha do vendosin herojt e luftes patriotike ne piedestalin e kombit.
    Ndersa Ahmet Zogu nji tradhetar i kombit do zej vendin e merituem per tradheti kombetare hajdut e aventurier e kriminel.Duke i lene nji cike vend prane ne krah te tije Berishen.

    Reply to this comment
  5. Shahisti February 19, 02:05

    Ja pra shikoni, komunisti i mire Sali Berisha filloi ta marre kthesen. Nuk eshte e larget dita kur djemte plangprishes te PD do te kthehen tek nena e dhemshur PARTI. Me ne fund pas 25 vjet theatrosh me demokraci, kushtetute, votime, etj. etj. do te kthehemi ku u nisem, ne sistemin nje partiak, por me deshiren e te gjithe populit ama, dhe me ne krye hajdutet e pasuruar. Like Floriri, ki kujdes se po te vjen fundi. E plotesove misionin dhjerokratik dhe tani, hajt te gjithe bashke bijte dhe bijat e Partise drejt Kongresit te Ribashkimit. Enver Gjirokastra po fillon te therrase “Bravo çuna, besnike te perjetshem te idealeve komuniste. Ringjalleni Enverizmin edhe pse une kam vdekur. Ju bekoj qe ketej nga varri i pshurrur.” Vec kesaj, edhe eksperimenti Sorrosian doli me sukses, u vertetua teoria sorrosiane sipas te ciles :”Sado miser t’i hedhesh pules, ajo perseri do te kekoje mutin”.

    Reply to this comment
  6. raimond vlonjati February 19, 04:06

    Ky gazetar duhej ta pyeste Salen :, Po pse atehere Berisha e shkateroi armatimin e rende te ushtrise sone dhe vete ushtrine
    gjate viteve 1992-1996 , kur nderkaq Lufta po afrohej ne Kosove ?

    Nuk mendonte fare ky Sali qe kur te fillonte lufta ne Kosove ne e kishim detyrim moral te nderhynim per te mbrojtur vellezerit tane atje ….?

    Reply to this comment
  7. Nazim February 19, 07:23

    Tashti qe e sheh qe socialistet jane te pakenaqur me Edin, skilja e vjeter do qe te terheqe vota duke e ndryshuar diskun per Dullen. He cfare skile e vjete qe eshte serbovici Salihovic!

    Reply to this comment
  8. intelektuali February 19, 07:43

    SALI KOMUNISTI MUND TE BEFASOJE QAFOKUN, POR JO VIKTIMAT E ENVERIT

    sepse:

    me keto qe deklaron verteton qe ka qene Spiun i Enverit dhe Kuader besnik i familjes Hoxha per te vazhduar kauzen e Partise se Punes qe ta mbaje Vatanin si nje CIFLIG feudal te Mafies se Kuqe me pushtet.

    Sali Berisha ka gjetur shesh me Edvinin i cili e ka hallin te vjedhe per vete si Saliu dhe po ben pershesh sepse mjafton te jape spjegime dhe te deklaroje se ku i ka gjetur LEKAT djalli i tij vrastari i Gerdecit per vilat dhe kullat qe po nderton anembane Shqypnise qe te kaloje pjesen e mbetur te jetes ne burg, ashtu sic po e kalojne shume BOSA hajdute ne vendet e tjera ish komuniste, si ne Kroaci dhe Rumani pershembell.

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA February 19, 08:09

    Respekt DITA-s,
    Mos ju ndani demaskimit te ketij Monstre!
    Deri ne fund, deri sa te veje Haka tek i Zoti, sic themi ne shqiptaret…

    KUSH ESHTE SALI KRIMINEL BERISHA?…

    Nuk me habit fare kjo qe “befason” ky Kriminel i regjur!…
    Ketu tek kjo Gazete, kur ndodhi 21janari , Krimi Makaber, ju botuat nje shkrim te nje Profesori, (ndjese qe nuk e kujtoj dot,) me duket me emrin Skender…, ekspert armesh dhe i kriminalistikes….Midis te tjerash ai nenvizonte se Krimineli ka nje natyre te çuditshme dhe vete nga vete dhe kthehet te Viktima e tij, tek Krimi…
    Skrupulloze mund te duket qe ky Moster , i cili ka hedhur tonelata balte mbi E. Hoxhën, del tani dhe i jep te drejte!…
    Eshte nje H I P O K R I T , me permasa te jashtzakonshme…!!!
    Por ka dhe te Verteta nga ky rrefim i Berishes, sidomos ne rastin kur pohon lidhjet me Sherbimin sekret Serb…, pamvarsisht se si i djallezuar qe eshte , nuk mund te presesh te zbuloje lidhjet e tij…!!!!
    Kam lexuar shume gjate ketyre viteve per kete Krimb te Politikes shqiptare!
    Sic e deshmojne shume njerez, Saliu yne eshte rekrutuar heret….!
    .Ai eshte nje A S E T ,
    i perdorur nga Loja gjigante ,
    se pari e Zbulimit Serbo-Sllavo-Rus dhe Zbulimit te disa vendeve Perendimore…por fillimisht eshte rekrutuar nga Serbet!…
    Dhe i dyzuar midis ketyre dy zbulimeve , nuk ka arritur te largohet dot Serbve, per arsye se ata jane ustallaret qe e kane rekrutuar te parët!…Ne te kundert, do ta demaskonin dhe do ta nxirrnin jasht loje!…
    Pas kaq vitesh, tashme jane te njohura per ne shqiptaret piruetat e ketij Superspiuni, ku hedh valle ne Litar, sa midis Lindjes dhe Perendimit!…
    Por kjo Lojë nuk mund te vazhdoje pafund!…
    Deshmitare potenciale, tashme ja kane zbulur kembet Oktapodit !…
    Sali Berisha eshte rekrutuar heret, qe ne vitet 70-s…ka shume gjasa , pas marteses me nje Familje, ku Vjerra e tij eshte e njohur si Kuader i Spiunazhit Serbo -Sllav, aq aktiv ndaj Shqiperise, per arsye te problemit te Kosoves!…
    Puna eshte, a do te ndermarre ndonjehere Shteti Shqiptar Hetimin e ketij Superspiuni dhe Superkrimineli?!…
    Normal, duhet qe shteti shqiptar , ta beje kete…
    Nisur dhe nga praktika e shteteve te tjera, ndaj ketij Superspiuni, duhet nje Hetuesi Speciale…ne se do te pranoje te zberthehet vet, pa Kemishen e Forces, do te jete mirë….
    ndryshe ndaj tij duhen perdorur Shterngimi, deri sa hallkat e Zinxhirit te Krimit te lidhen logjikisht me njera tjetren…!
    Dhe kjo mund te behet me nje Hetim Special, siç bene SHBA-t me Kriminelet e Guantanamos…!
    Çdo Vonese ne hetimin dhe denimin e ketij Superkrimineli, do te ish me pasoja dhe do te shtynte Ustallaret e tij , ta benin te pavlefshem…dhe rrjedhimisht te pamundur gjykimin!…

    Reply to this comment
    • Shahisti February 19, 15:19

      N.Vjosa llafazan i rrjedhur qe vuan nga diarrhea verbale

      Reply to this comment
    • qytetar.... February 19, 16:43

      Nga arkivat del se enverizmi jo lufta ncl ,,,nebi vjosa i ka bere gjemen shqiptareve ne ballkan ,ti mor nebi nuk je komunist nuk di cfare je se gjithmone nja 10 vite po te njejtat gjera vjelle ke nje gje te mire qe shkruan po me kete nickname per nga urrejtja e cfare shkruan ja kalon te gjithave vrasjeve enveriste .sot tjeteri ndalet lexon shkruan pak me diplomaci se ne funde te fundit shqipnia eshte e te gjithe shqiptareve ,,, mos je vllahe apo serbe i fjerit -me mire nje politikan hajdut se nje politikan qe nga gjinokaster e ben gjirokaster eh sa ka por pak respekt edhe une familje partizane jam por jo me urrejtje-dje ishim ne sot jane keta por mbi te gjitha shqiptaria jo partia,,,,
      po te mos ishte ky malsori ne batak do ishe tani jeton ne austri me gjithe te mirat e demokracise ,,,

      Reply to this comment
    • [email protected] February 19, 18:48

      Neti ! big like ,nga une !

      bukur i ke thene.ai kalbesire ,mbeturine e qenies njerezore,kameleon i papare ,mundohet te bej cirk ne kurrizin e disa shahisteve qe zihen mat,me tre vetem levizje !
      por ,njerezit e zgjuar i kan marre vesh me kohe se cfare marke eshte ky lloj bastardi qe shkaterroj kete vend te mbrekullueshem !

      Reply to this comment
      • Shahisti February 19, 23:07

        Edhe ti o DETARI me kaçamill nga prapa e paske marre rrugen e Netit (qe eshte ekuivalent me rrugen e mutit, besoj se kaq e kupton, apo jo?)

        Reply to this comment
  10. Qytetar February 19, 12:08

    Berisha aq i mbrojtur prej demokrateve si komunist, po aq i sulmuar nga komunistet si antikomunist, sot po i jep te drejte Enverit. Demokratet tani duhet te perulen para Enverit, kurse komunistet duhet te perulen para Sales. Berisha vazhdon ne cmendurine e tij te moshes dhe demokrate e komuniste marrin pozicion sa here qe plaku i vjeter nderron kostum. Tani nga inati kunder Berishes komunistet do shajne Enverin kurse demokratet do ta lavderojne. Or popull budalla qe nuk ka faj budallai plak se ju i mbani pishen prapa.

    Reply to this comment
  11. Jimi February 19, 13:01

    Degjojeni mire kete fare buri se me mire se i njeh ky keto soj punesh nuk i njeh kush, jo per gje por duhet marre seriozisht pasi edhe eshte dhender serbije!

    Reply to this comment
  12. Po,Po February 19, 16:56

    Kush me miire se sa Saliu,mund te dije oreksin e Serbise per trojet shqiptare ?! Ai eshte gati te fliiohet me githe familje , ne se kete do tia kerkonte nje dite Beogradi . Per kete,na ka bindur me se miri ne keto 25 vjetet e fundit .Nje kellire e urryer serbe ne mesin tone!

    Reply to this comment
  13. Akilis February 19, 18:09

    Lotet per Kosoven!
    Sa i mallengjym eshte ky,e ka marre malli qe kur ishte 14 vjec,ky po eshte patriot pas 50 vjeteve do e vizitoj “Atdheun dhe Kullen e tij”.
    Njeri me ndjenja te vecanta patriotike.

    Reply to this comment
  14. l ri February 19, 18:59

    Të zëntë kulla brenda o fatkeqësi e këtij populli,,,!

    Reply to this comment
  15. l ri February 19, 19:30

    Po hë ore postoje,,,,,,!

    Reply to this comment
  16. MeteH February 19, 20:29

    Sali krimineli flet si e jema e Zeqos.Oh sa turp per te kur ska qen ne Viçidol qe kur ka qen 14 vjeç.Aq shume e ka dashur v.lindjen qe i ri, ndersa tashme nuk shkon ne Tripoke per krimet qe ka bete

    Reply to this comment
  17. Tarabosh Liqeni February 20, 18:05

    Keqardhje qe nje njeri i politikes sic eshte Sali Berisha te jete kaq i “cekte”, kaq naiv, kaq i paditur ne interpretimet e historise! Deklarata qe ka bere eshte e pafalshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*