Befason Zelanda e Re, ndalohet me ligj shitja e shtëpive tek të huajt

August 15, 2018 16:34

Befason Zelanda e Re, ndalohet me ligj shitja e shtëpive tek të huajt

Qeveria e Zelandës së Re e ka ndaluar shitjen e shtëpive ekzistuese për blerësit e huaj, duke thënë se zelandezët janë lodhur nga fakti se janë “qiramarrës në tokën e tyre”.

Ministri i Financave David Parker tha se ndalimi do të thotë që strehimi do të bëhej më i volitshëm për vendasit.

“Ne mendojmë se tregu për shtëpitë dhe fermat e Zelandës së Re duhet të vendoset nga blerësit e Zelandës së Re, jo blerës nga jashtë shtetit”, tha Parker në një intervistë me Guardian.

“Kjo bëhet që të përfitojnë vendasit, të cilët janë motorri i ekonomisë së Zelandës së Re dhe do të paguajnë taksat këtu e të kenë familje këtu. Ne nuk mendojmë se ata duhet të pengohen nga njerëzit më të pasur që vijnë nga jashtë“.

Në një fjalim në parlament të mërkurën ai tha: “Nuk duhet të jemi qiramarrës në tokën tonë”.

Vetëm një e katërta e të rriturve në Zelandën e Re zotërojnë shtëpinë e tyre, krahasuar me gjysmën e vitit 1991 dhe në pesë vitet e fundit janë rritur shifrat e të pastrehëve, me disa zelandezë të rinj të detyruar të jetojnë në makina, garazhe dhe nën ura.

Një raport i “Economist” në vitin 2017 zbuloi se Zelanda e Re kishte çmimet më të papërballueshme në botë, ndërsa çmimet në Auckland u rritën me 75% në katër vitet e fundit, megjithëse tregu është ftohur gjatë muajve të fundit.

Ndalimi aplikohet për të gjitha kombësitë, përveç blerësve nga Singapori dhe Australia.

Zelanda e Re është bërë një destinacion për blerësit kinezë, australianë dhe aziatikë dhe ka fituar reputacion si një strehë për të pasurit e botës, të cilët e shohin atë si një strehë të sigurtë nga një konflikt i mundshëm bërthamor, rritja e terrorizmit dhe trazirave civile ose thjesht si një vend për t’u larguar nga të gjitha.

Shitjet e tokës për blerësit e huaj u bënë nën qeverinë e mëparshme të qendrës së djathtë Kombëtare, me 465,863 hektarë (1.16m akra) të blera në 2016, një rritje pothuajse gjashtëfish. Kjo është e barabartë me 3.2% të tokës bujqësore në një vend prej 4.7 milion banorësh.

Sipas shifrave më të fundit nga statistikat e Zelandës së Re, 3.3% e shtëpive të shitura në tremujorin e fundit ishin për të huajt, me shumicën e blerësve kinez, të ndjekur nga australianët. Banorët nga Britania e Madhe, SHBA dhe Hong Kong ishin gjithashtu ndër blerësit më të mëdhenj të pronës.

a.s/dita

August 15, 2018 16:34
Komento

4 Komente

  1. Tani August 15, 18:40

    Blerja e tokave dhe pronave eshte nje strategji e qeverise kineze (qytetare kineze po blejne toka ne cdo vend te botes, jo vetem ne Zelanden e Re, me parate e qeverise). Kjo strategji me sa duket synon zmadhimin gjeografik te Kines permes blerjes se tokave. Strategjia e Kines eshte te mos pushtoje me ushtri, si fuqit e tjera te medha, por permes blerjes se tokave dhe promave. Keto toka perdoren nga bleresit per te prodhuar perime, fruta, drithe dhe mish e veze per Kinen. Jane prona te blera nga qeveria kineze permes individeve kineze. Po ashtu Kina po blen cdo gje qe mund te blihet si aeroporte, porte, fabrika. Edhe ne Shqiperi bleu aeroportin Nene Tereza. Vetem qeveria e Zelandes se Re me se fundmi e kuptoj strategjine kineze. Vendet e tjera perendimore jane akoma ne idiotizem dhe dashuri me kinezet. Ndermjet te tjerave Kina ka nisur ne cdo vend te zhvilluar te botes studente e akademike qe vjedhin teknologjite qe zhvillohen ne cdo laborator te huaj.Qeveria amerikane po ashtu kuptoj qe Kina i ka vjedhur 540 miliarde zbulime shkencore ne vit dhe i ka shkaktuar deme te jashtezakonshme. Kjo i ka dhene Kines teknologji qe po e vendosin ne nje vije me Ameriken dhe Europen. Qeverite europiane dhe te botes se zhvilluarc duhet te pergjigjen ndajn kesajn strategjie me strategjite e tyre. Kina po pushton vendetv ne zhvillim me tokat qe po blen. Ne shtete te Afrikes Kina po blen prona te medha per te zbuluar nafte, gaz apo metale te cmuara dhe minerale. Pushtimi i botes nga Kina vazhdon perderisa vendete zhvilluara te botes dhe udheheqesit e tyre idiot te kuptojne strategjine e saj. Perndryshe kur ata te kuptojne strategjia do te kete perfunduar. Eshte si nje oktapod qe po shtrihetv me shpejtesi neper bote dhe a e imagjinoni qe bota te jete nen thundren e Kines?

    Reply to this comment
  2. Dn August 15, 18:51

    E kur do behet e njeta gje ne shqiperi,qe çmimet te jene te perballueshme nga shqiptaret…

    Reply to this comment
  3. Ergys August 16, 12:03

    Kjo duhet te behet dhe ne Shqiperi.Aq me teper kur jemi te varfer dhe te paket ne numer.

    Reply to this comment
  4. boss September 20, 18:39

    Cifutet po blejne Shqiperine.Projektligki i ri ju jep perparesi dhebrojtje te huajve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*