Për një nga etërit e diplomacisë në 100-vjetorin e tij të lindjes

March 11, 2018 09:06

Për një nga etërit e diplomacisë në 100-vjetorin e tij të lindjes

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

Emri i nderuar i Behar Shtyllës vjen në kujtesën time nga koha e rinisë së hershme, kur ai për dekada të tëra para çlirimit, kreu detyrën e lartë të kryediplomatit të shtetit të ri shqiptar dhe përfaqësoi vendin e tij në disa nga metropolet kryesore të politikës botërore, siç do të ishte më vonë dhe zëri i përvitshëm i Shqipërisë së re që do të dëgjohej nga tribuna e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Kështu, për vite me radhë, ai mbeti për mua në distancë një figurë e dashur dhe e respektuar, por s’ma merrte mendja që një ditë do të kisha fatin ta takoja, madje të fitoja dhe miqësinë e tij. Në fillim na lidhi Fan Noli, të cilin unë e adhuroja dhe tek Behari kisha gjetur njeriun që e njihte aktualisht më mirë se askush në Shqipëri. Por me kohë ne u bëmë miq. Do të na lidhte tani jo vetëm Fan Noli, por edhe letërsia, kultura dhe shkëmbimi i mendimeve për historinë shqiptare. Beharin e bënte të veçantë fakti se ai me detyrën që mbante kish pasur rastin të lëvizte në të katër anët e botës dhe  të krijonte njohje me personalitete të shquara të politikës, të kulturës e të artit. Ndaj bisedat e tij, do të qenë për mua një libër i hapur enciklopedik, shoqëruar me gjykime, mendime dhe informacione shpesh herë pa censurë. I tillë mbeti Behari në mendjen dhe zëmrën time deri sa u nda nga jeta. Po jo vetëm në kujtesën time, por pa dyshim dhe në historinë e shtetit socialist shqiptar, si një nga etërit e diplomacisë sonë. Këto janë arsyet dhe detyrimi që na bën ta kujtojmë dhe ta nderojmë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij.

Behar Refat Shtylla lindi në Korçë, më 11 Mars 1918, në një familje me tradita patriotike. I gjyshi, Asllan Shtylla, kishte qenë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, ndërsa i ati, Refati, kishte luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve turq dhe andartëve grekë.

Qysh fëmijë Behari paralajmëronte një zgjuarsi të rrallë, aq sa i gjyshi nga nëna, Hamidaj, thoshte shpesh: “Kur të bëhet burrë ky djalë do të shpojë edhe shkëmbin e Miçanit dhe do t’i dalë përtej”. Këtë inteligjencë Behari e tregoi dukshëm edhe në bankat e Liceut Francez të Korçës, të cilin e mbaroi me rezultate maksimale, duke fituar çmimin e parë si nxënësi më i mirë në degën e filozofisë gjatë dy viteve të fundit të shkollës.

Që në moshën 17 vjeç angazhohet në një veprimtari të dendur letrare si kritikë letrare me pseudonimin Bardhi Shtylla në gazetat “Koha Jonë” dhe “Shkëndija” të qytetit të Korçës dhe Tiranës, duke propaganduar “oksidentalizmën” mbi mykun e obskurantizmit mesjetar, injorancës dhe shtypjes së shtresave të gjera të popullsisë; ai ka botuar gjithashtu studime për veprën letrare te Naim Frashërit, Thimi Mitkos, Asdrenit, etj. Është i pari që ka përkthyer nga frëngjishtja në shqip dhe botuar në shtypin e kohës Deklaratën e Të Drejtave të Njeriut të revolucionit francez të vitit 1793.

Studimet universitare i vazhdoi për gjuhë-letërsi në Romë në Universitetin “La Sapienza”, ku brenda 10 muajsh dha provimet e tre vjetëve – shpesh herë me vlerësimin “cum laude”-, me dëshirën për t’u kthyer sa me shpejt në atdhe. Kur Italia fashiste sulmoi Greqinë, ne tetor të vitit 1940 autoritetet fashiste organizuan një mbledhje me studentët shqiptarë të Universitetit dhe u bënë thirrje të shkonin vullnetarë në këtë luftë për t’u inkuadruar ne batalionin “Tomorri”. Behari, në emër të studentëve, e kundërshtoi ashpër këtë ftesë dhe doli i revoltuar nga kjo mbledhje.

Nuk kaloi dhe shumë kohë dhe Behari i ndërpret studimet, kthehet në Shqipëri dhe inkuadrohet në njësitë partizane të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, ku mori pjesë aktive e u dallua si luftëtar i paepur kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhtarëve vendas. Gjatë viteve të Luftës të binte në sy qëndrimi i tij i ashpër e pa kompromis ndaj forcave që bashkëpunonin hapur me pushtuesit nazifashistë si dhe puna bindëse e sqaruese me të lëkundurit. Behari punoi pa u lodhur në Komunën e Vithkuqit, Voskopojës, Panaritit, Shëmitrit dhe Kolonjës për krijimin e këshillave antifashiste Nacional-Çlirimtare, çetave partizane, organizatat e rinisë, gruas dhe njësiteve të armatosura në gjithë fshatrat.

Shtëpia e Beharit në Korçë ishte bërë një ndër bazat e para të Lëvizjes Antifashiste. Gjatë vitit 1942, aty strehoheshin kuadro ilegale, bëheshin mbledhje të fshehta dhe përgatiteshin materiale të shtypit ilegal të partisë, si buletini i lajmeve, trakte etj. Ndërkohë, shtëpia e Beharit në Shtyllë u kthye në bazë të sigurt të luftës ku strehoheshin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm e përfaqësues të misionit anglez. Ajo u shndërrua në depo ushqimesh e materiale të tjera, prej nga furnizoheshin formacione të ndryshme partizane që vepronin përreth. Për këto arsye, shtëpia u dogj tre herë nga pushtuesit, së pari në gusht të 1943 nga italianët dhe dy herë nga gjermanët në Operacionin e Dimrit dhe të Qershorit 1944.

Për vlerat e tij të larta atdhetare e intelektuale, autoritetin e padiskutueshëm në Qark, si dhe aftësitë e rralla organizuese, me çlirimin e vendit zgjidhet Sekretar i Komitetit Qarkor për Korçën dhe Kryetar i Frontit Demokratik për Qarkun e Korçës.

Në vazhdim transferohet në Tirane, ku u ngarkua me funksione të rëndësishme shtetërore, si Sekretar i Frontit Nacional-Çlirimtar, ambasador, ministër i Punëve të Jashtme, deputet i Kuvendit Popullor në gjashtë legjislatura, si dhe detyra të tjera të cilat i ka kryer me devotshmëri dhe aftësi të veçanta.

Gjatë gjithë jetës së tij ai është karakterizuar nga ndjenja të larta të dashurisë për atdheun, nga ndershmëria, modestia, idetë humane e demokratike. Ai ka qenë punëtor i palodhur për kauzën e popullit, duke vazhduar punën edhe në pension e duke lënë një trashëgimi të pasur me vlera patriotike e politike. Si veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ai është zgjedhur në kryesinë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve për meritat e tij, është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme.

Veprimtarinë e tij më të rëndësishme Behar Shtylla e ka zhvilluar si dipolmat në fushën e politikës së jashtme në një moment të vështirë, kur kërkohej riafirmimi ndërkombëtar i shtetit të ri shqiptar të porsa dalë nga lufta, për liri e pavarësi kombëtare, përkrah demokracive të mëdha. Për Beharin mbrojtja e interesave të Atdheut ishte guri themeltar për politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Kjo përshkoi gjithë veprimtarinë e tij, që i dha vendit siguri, respekt e prestigj në mbarë botën. Ishte njohës i thellë i gjashtë gjuhëve të huaja, të cilat i fliste dhe shkruante lirisht.

Në këtë kuadër Behari angazhohet në vende e detyra të ndryshme: më 1945 në Londër në Kongresin e rinisë antifashiste botërore, po më 1945 në Paris në Konferencën për reparacionet e luftës, në Paris më 1946 ku mori pjese aktive ne Konferencën e Paqes për traktatin e paqes me Italinë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në kohë të ndryshme, në Nju Jork ku zhvilloi disa raunde bisedimesh me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe në shumë Konferenca të rëndësishme ndërkombëtare në Nju Jork, Boston, Çikago etj. Në Paris më 1946, Behari mori pjesë aktive në konferencën e Paqes në përbërje të delegacionit tonë qeveritar, duke luftuar me këmbëngulje kundër pretendimeve që u paraqitën atje për të copëtuar akoma më tej tokat e atdheut tonë. Përpjekje të mëdha bëri ai për të siguruar pozitën e Shqipërisë me të drejta të plota në Traktatii e Paqes me Italinë dhe që buronte nga sakrificat dhe kontributi që ajo dha në luftën përkrah aleateve të mëdhenj kundër vendeve të boshtit. Më 1948 në Gjenevë kryesoi delegacionin shqiptar në punimet e Konferencës themeluese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në 1949-1952 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Francë, nga ku mori pjesë aktivisht si përfaqësuesi i shtetit shqiptar në gjyqin e Hagës për incidentet e Kanalit te Korfuzit, më 1952-1953 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Itali. Në vitet 1953-1966 kishte detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, më 1973-1979 u emërua ambasador i Shqipërisë në RP të Kinës, ku u dërgua për të ndjekur zhvillimet e reja e plot tension në marrëdhëniet midis dy vendeve, në ato vite.

Gjate vizitave në SHBA, duke filluar nga viti 1946, ai bëri takime intensive me përfaqësues të diasporës ne Nju Jork, Boston, Uster, Çikago, etj. dhe bashkëpunoi ngushtë e në mënyrë të veçantë me Fan Nolin për çështjen e pranimit të Shqipërisë në OKB dhe lehtësoi lidhjet e diasporës me vendin mëmë. Bashkëpunimi me të vazhdoi për tërë jetën; që më 1946 Fan Noli e ka çmuar shumë Behar Shtyllën si intelektual e diplomat të shquar të Shqipërisë dhe e quante vëlla. Më pas, Behari do ta vlerësonte jetën dhe veprën patriotike të Fan Nolit në një libër të veçantë me kujtime për të (Fan Noli, Siç e kam njohur).

Ky libër është një kontribut i shquar dhe i rrallë në memuaristikën noliane, fryt i njohjes nga afër i Nolit prej Beharit, i miqësisë së tyre vëllazërore për disa dekada. Behari ka meritën të jetë i vetmi që të ketë shkruar një libër kryesisht me kujtime për figurën e tij madhore. Një vepër e tillë nuk mund të shkruhej nga kushdo. Duhej një personalitet poliedrik si Behari, intelektual erudit, kritik letrar e diplomat që të merrte përsipër një ndërmarrje të tillë. Ndaj mund të them me bindje se vetëm një njeri me këtë formim dhe horizont dhe ç’është më e rëndësishme, besimi dhe konsiderata e lartë e Nolit për të, përftuan atë komunikim e intimitet miqësor që e bëri Beharin ta njohë në thellësi dhe në përmasa të gjera, të japë nën dritën e së vërtetës njeriun me germa të mëdha, patriotin demokrat, shtetarin e mençur, diplomatin largpamës, artistin e shumë planeve, shkencëtarin e disa planeve, përkthyesin poliglot. Është merita e Beharit që të gjitha këto vlera madhore e poliedrike kanë gjetur konkretizim dhe interpretim në kujtimet e tij. Me gjithë respektin e thellë dhe adhurimin që kish ndaj Nolit, Behari është treguar realist dhe objektiv, i matur dhe korrekt, duke shkruar bukur dhe me emocion fisnik.

Miqësia ime me Beharin është përftuar në radhë të parë përmes Nolit. Kur nisa punën për të hartuar biografinë e Fan Nolit, e ndjeva të nevojshme të takohem me Beharin si njohësi më i mirë dhe më i përgatitur për të gjykuar e diskutuar mbi jetën dhe veprimtarinë e tij të gjithanshme. Nga kjo pikëpamje, ai më ka dhënë një ndihmë të pakursyer, me kompetencë dhe konkrete, gjithnjë dashamirëse dhe inkurajuese, për të cilën unë i jam thellësisht mirënjohës. Gjatë takimeve me të, unë njoha tek ai jo vetëm njeriun me staturë të lartë diplomatike, por edhe intelektualin e ditur, njohësin e thellë të letërsisë dhe arteve, politikanin  e mprehtë dhe realist, një studiues e lexues i palodhur. Në takimet e pas viteve 90, ai ishte angazhuar dhe punonte jo vetëm duke shkruar kujtime, por edhe studime politike, filozofike, sociologjike mbi tema të mprehta bashkëkohore nga pozita realiste dhe kritike,

Behari që në rininë e tij debutoi në fushën e letërsisë si kritik letrar, duke shkruar artikuj me pseudonimin Bardh Shtylla. Më vonë, pas çlirimit, iu përkushtua diplomacisë, por e ruajti miqësinë me shkrimtarët si me S. Spassen, Dh. Shuteriqin, N. Bulkën etj. Madje frekuentonte edhe klubin e shkrimtarëve. Më kujtohet një takim me shkrimtarët e artistët që bëri në klub, ku foli për të rejat nga letërsia e huaj botërore. Me këtë rast, ai kish marrë me vete dhe na tregoi një kopje të portretit “Shqiptarja” të piktorit të shquar francez Kamel Koro, që e kish sjellë nga Muzeu Bruklin i nJu Jorkut dhe që u prit me interes të veçantë nga auditori

Në postin e ministrit të jashtëm, Behar Shtylla zhvillon një veprimtari të gjerë për forcimin e pozitave ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ndjekjen e një politike të paqes e të miqësisë me të gjitha vendet, mbi bazën e respektit e të interesit reciprok. Në vitin 1955, Behar Shtylla dha një kontribut të çmuar për pranimin e Shqipërisë në OKB, që ishte një e drejtë e patjetërsueshme e vendit tonë, mohuar pa të drejtë për 10 vjet me radhë. Kjo i çeli rrugën hapjes diplomatike të Shqipërisë.

Behari ka marrë pjesë në takimet me delegacionet e vendeve të ish kampit socialist gjatë prishjes së marrëdhënieve në vitet ’60-të, si dhe me krerët e vendeve anëtare të ish Traktatit të Varshavës, ku ka demaskuar planet e errëta aneksioniste ndaj Shqipërisë, e së fundi shkëputjen e saj përfundimtare nga ky Traktat më 1968.

Në thelb Behar Shtylla nuk ishte konformist, por i guximshëm dhe këtu qëndronte liria e tij e mendimit dhe e veprimit. Ai nuk u trembej ideve të reja, por i kërkonte, i mbështeste e i përqafonte ato me zell. Kështu duhet kuptuar propozimi i tij mjaft i guximshëm dhe shumë i rrezikshëm për atë vetë për të dërguar 50 mijë punëtorë shqiptarë si emigrantë në RF Gjermane, në fillim të viteve ’60, në përgjigje të kërkesës për hapje të bërë nga kancelari gjerman mbas prishjes se marrëdhënieve me sovjetikët. Kjo do ta kishte fuqizuar ekonominë e vendit dhe mirëqenien e familjeve shqiptare, duke hedhur një hap të rëndësishëm për t’u afruar me Europën demokratike, por që u refuzua me ashpërsi të madhe nga udhëheqja e asaj kohe.

Behari ka qenë protagonist në një nga betejat më të mëdha që është zhvilluar në OKB kur u pranua Kina si anëtare e saj, ndonëse për shkak të lëvizjes nga detyra nuk arriti ta përfundonte. Kjo betejë që mbahet mend në histori është drejtuar nga Shqipëria.

E përditshmja e madhe amerikane “New York Times” e ka cilësuar Behar Shtyllën si “Kizingeri shqiptar” në kohën kur u dërgua Ambasador në Kinë. Historitë e takimeve dhe debateve të Behar Shtyllës me figura të shquara të politikës botërore janë të shumta. Si të tillë përmendim njohjen me Xhorxh Bushin (e vjetër) në kohën që Behari ishte ambasador në Kinë.

Një rëndësi të veçantë i kushtoi përkrahjes e zhvillimit të kontakteve me vëllezërit tanë jashtë atdheut në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, etj. Edhe pse për një kohë të gjatë në pension, Behar Shtylla punonte me përkushtim për çështjen kombëtare. Ai theksonte në vitin 1994 në gazetën “Rilindja” të Kosovës, se zgjidhja përfundimtare e çështjes kombëtare nuk është thjesht çështje e partive ose personaliteteve të veçantë shtetërore e shoqërore, por çështje ndërkombëtare. “Kërkojmë vetëm të drejtat tona jetike elementare të njohura e pranuara nga e gjithë bota e qytetëruar, të jetojmë të bashkuar në një shtet kombëtar demokratik. Dhe këtë duam të arrijmë me udhë paqësore, në bazë të të gjitha normave dhe dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të Kartës së Helsinkit e të Parisit”, nënvizonte ai.

Ai i pranoi pa hezitim ndryshimet e tranzicionit për krijimin e shtetit pluralist, të tregut të lirë dhe shtetit juridik shqiptar, që sigurojnë integrimin e Shqipërisë në Europë.

Dr. Sokrat Plaka, ish zv. ministër i Jashtëm dhe bashkëkohës i tij, ka shkruar: “Në qoftë se shkenca fillon si filozofi dhe mbaron si art, Behari e ktheu diplomacinë shqiptare në art. Ai i dha asaj jetë, krijoi për të interes dhe e bëri tërheqëse. Historia bën të sajën, por Behar Shtylla mbetet diplomati më i shquar i Shqipërisë”.

 

March 11, 2018 09:06
Komento

20 Komente

  1. Izeti nga Burgajeti March 11, 12:48

    Pata njè lexim tè kèndèshèm, qè do ta mbaj gjatè nè mèndje dhe kur pashè foton e tijè me Fan S Nolin u binda, qè shqipètarèt kanè nxjerè mèndje tè ndritura !

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 11, 13:06

    O spiuni i Enverit, pseudoshkrimtar i Realizmit Enverist, Nasho Jorgaqi:

    BEHAR SHTYLLA ISHTE VETEM NJE VAMPIR I PARTISE SE PUNES QE KONTRIBUOI PER TE IMPLEMENTUAR MURTAJEN BOLSHEVIKE NE SHQYPNI

    A i therret runit te fishkur i spiun i Sigurimit, Nasho Jorgaqi se cfare po tregon pa piken e turpit ne nje kohe qe Shqypnia po kerkon te antarsohet ne BE qe perfaqeson ate Bote Demkratike qe vampiri komunist, Behar Shtylla dhe Monstra staliniste Enver Hoxha e urrenin kaqe shume?

    Ja ta tregon intelektuali takimin e vampirit te Enverit Bahra Shtylla me Fan Nolin nga nje dokument krejt real qe ta mbyllni HALEN fanatike ju vampiret e Enverit dhe te ulni koken dhe te kerkoni falje per krimet e komunizmit, te Enverit dhe Nexhmijes qe e transformuan Shqypnine si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu. Ja lexoje kete dokument autentik te kohes qe intelektuali e mban ne arkiven e tij te placin syte e fanatikut kriminel:

    “…Ishte viti 1964 kur Fan Noli bashkë me Qerim Panaritin po vinin nga Bostoni për të shkuar në pushime dimërore dhe ata u ndalën në stacionin e trenit në Pensilvani të Nju-Jorkut. Aty u takuan me Behar Shtyllën dhe pas përshëndetjeve në një restorant të stacionit të trenit në Pensilvani, biseda u zhvillua kështu:

    Fan Noli: Shkëlqesi, si janë punët?

    Behar Shtylla: Shumë mirë, Hirësi!

    Fan Noli: Si e kemi Komandarin?! (është fjala për Enver Hoxhën).

    Behar Shtylla: Mirë është dhe ju bën të fala!

    Fan Noli: Faleminderit! A mund t’ua bëj një kërkesë?

    Behar Shtylla: Fjalë janë këto Hirësi! Urdhëroni…

    Fan Noli: Është fjala për Faik Konicën. Ai e ka lënë amanet që eshtrat e tij të dërgohen në Shqipëri për rivarrim. E pranon Governa (Qeveria) juaj këtë gjë?

    Behar Shtylla: Ai mund të kthehet në Shqipëri, por duhet të dalë në gjyqin e popullit dhe sipas dënimit të gjyqit të popullit, eshtrat e tij duhet të rivarrosen në varret e të dënuarve për aq kohë sa e dënon gjyqi. Pas mbarimit të gjyqit, eshtrat e Konicës mund të rivarrosen në varrezat e zakonshme!

    Fan Noli: Pse të shkoj në gjyq Faik Konica? (Noli fillon të flas për të gjitha veprat dhe meritat e mëdha të Konicës duke filluar nga zbulimi i Flamurit Kombëtar në Muzeun e Londrës dhe për vepra të tjera të Konicës). Noli gjatë bisedës me Shtyllën, Konicën e quan “Ustai”.

    Behar Shtylla: Më vjen keq, por ai duhet të dal në gjyqin e popullit dhe që të gjitha varen nga vendimi i gjyqit të popullit.

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 11, 13:43

    Ky intelektyali eshte urinbutkovici ose kastruardervishovici
    Ha mor aman qe Ska Lon arqiv te shqypnis ky Pa rremby e i lecit si ja Don e perpasmja

    Shum din ti o shqyptar nese je vertete shqyptar.

    Konica Bej qe, Po ISH si keta Politikanstalt sot, me b…lepirje per zogun e Fashist italiane, me te gjithe ata qe i krijonin komoditet e i mbushnin xhepat

    Me popullin qe vetem arrogant mendjemadhe nihilist dhe tallesby…je

    Reply to this comment
    • intelektuali March 11, 14:36

      Ore ti injorant debil,

      Po kujt ja grabit nick-un ti more pizeveng hajdut?

      Po ik o bylmez analfabet, shko dhe meso shkrim dhe kendim perpara se te vjedhesh emerin e intelektualit qe te mesosh si shkruhet shqypja jone shko dhe bej kurs kualifikimi, sepse nuk di te shprehesh sagllam dy fjali elementare more mavri,

      dhe:

      Laje gojen me kolinoz para se te permendesh emerin e intelektualit ne kete forum te nerum te gazetes DITA.

      Reply to this comment
      • Intelektuali March 11, 15:37

        Vetem ti qenke intelektual!? Zgjidh nje nick te pervetshem dhe jo te pergjithshem. Pastaj bej perpjekje te na mbushesh mendjen qe vertet je intelektual, sepse nuk shkruhet “nerum” por ” te nderuar”.

        Reply to this comment
  4. Alban Dega March 11, 14:21

    BEHAR SHTYLLA- SHTYLLE PANTEONI E
    DIPLOMACISE SHQIPTARE !

    Behar Shtylla, Halim Xhelo, Imzot Fan S. Noli, Xhorxhi Robo … e … nuk po me vjen ndermend ndonje emer tjeter jane nderi dhe lavdia e diplomacise shqiptare.
    Behar Shtyllen kam pasur nderin ta njoh nga afer gjate studimeve ne Universitetin e Pekinit.
    Rrezatonte mencuri, dituri, miresi, kulture shumeplaneshe,( poliedrike ), humanizem ( njerezillek ) siperor …
    Vitin e Ri te pare ne Kine 1975 e festova ne shtepine e familjen e mrekullueshme te tij e te mbare shqiptareve, ne Ambasaden tone ne Pekin.
    Aty mora leksionin, mesiimin e pare te diplomacise nga goja dhe mendja e ndritur e Behar Shtylles…
    Me siguri edhe Besniku e Vjollca, femijet e tij te shkelqyer e mbajne mend….
    Cdo takim me te ishte nje mesim ne vete …
    Behar Shtylla ishte nje enciklipedi e gjalle!
    Kjo ishte nje aresye madhore qe shtriga komuniste dhe Qoftelargu ta godiste duke e kaluar ne hije pas vitit 1981…
    Gjysma e se keqes ! Mund te perfundonte edhe me plumb mbas koke e pa varr si shume shoke te punes dhe te luftes se Kucedres se Pazarit te te Marreve !
    Edhe Ramiz Kurva ruse mbajti prane Lenkat e Demkat por asnjehere nuk e shfrytezoi mencurine dhe pervojen e tij !
    Shtriga se pari ha pjellen e vet !
    Nderim dhe krenari per Behar Shtyllen, luftetarin e lirise, simboli e njerezillekut, enciklopedi e gjalle e shtylle e diplomacise Shqiptare !
    Nderim edhe per Nasho Jorgaqin !
    Askush nuk nderon si i nderuari !

    Reply to this comment
  5. demo March 11, 15:18

    Nje figure e respektuar.Nuk u perfshi ne llumin e krimineleve komuniste,enver hoxha,koci,mehmeti,kadriu.Qe nje borgjez i ekuilibruar,qe qendroi i distancuar nga militantizmi i eger i gardisteve te kuq.Mirenjohje per djalin e tij dr.Ylli Shtylla,nga mjeket dhe profesoret me te pare te okulistikes ne vendin tone.

    Reply to this comment
    • Bardhi Tolabi March 11, 18:16

      Ndjese per korrigjimin:Dr Ylli Shtylla eshte i biri i Dr.Medar Shtylles,i cili ishte xhaxhaj I Behar Shtylles…
      Te dy xhaxh dhe ni ishin me culture perendimore,prandaj dhe ishin dhe mbeten njeres te perkushtuar ndaj popullit dhe Atdheut.Te dy te perkushtuar,por qe u lane te pa vleresuar prej kupoles politike,u nxorren jashte lojrave politike te asaj kohe.I pari nga nje “vdekje” te pa qarte dhe i dyti, i nxjere ne “pension”,duke e zevendesuar me njeres te pashkolluar,por puthadores te njeshit…

      Reply to this comment
  6. MH March 11, 15:30

    Kjo foto e Diplomatit Behar Shtylla me te madhin Theofan Stilian Noli,hedhe posht te gjitha pretendimet pse nuk erdhi Fan noli ne Shqiperi ne vitin 1959 ne inagurimin qe pritej te bahesh nga vete Noli Kishes te posa ndertuar ne rrugen e Kavajes Tirane.Kur diplomati ma i madh i kohes se diktatures e mban per krahut me plot rrespekt.

    Reply to this comment
  7. Njelloj se ne cilen Foto e shef Madhetshtine e Kombit Fan.S.Noli-n ,ai ka vleren e nji Diamanti frymezues March 11, 16:20

    S’me kujtohet se cili vit ka qen .
    Mbaj mend se isha ne shtepin e nji mikut tim .
    Ishte dimer.
    Plaku i shtepise i hodhi ca dru zjarrit te oxhakut
    dhe zuri vend ne kolltukun e tij te mocem ,qe
    mesa dukej ishtrasheguar ne disa breza te familjes .
    Syt e tij ,menduar shkuan ne nji nga tabllot ,
    e shumta qe vareshin mureve te odes se shtepise .
    Dhe goja e tij filloj te flase si pavetedijeshem .
    << Nji grua me barr , ne shkallet e kishes ,
    me nji femij te vogel per dore ,
    ndiqet nga Kisha e stilit hijerende Gotike ,
    ne sfond te piktures ne hyrjen e se ciles dallohen
    grumbulluar siluetat e erreta te veladoneve te prifterinjeve Katolik qe me ca sy te akullt e pajet,
    qe ndiqnin cdo hape ,qe ajo nene zbriste atyre shkalleve