Bëhet i pavlefshëm ligji për dosjet e Sigurimit

February 18, 2016 09:41

Bëhet i pavlefshëm ligji për dosjet e Sigurimit

Vullneti politik për të mbështetur me 28 firma të deputetëve të Kuvendit tre nga 5 anëtarët e Autoritetit që do ketë akses në dosjet e ish- Sigurimit të Shtetit, po e bën ligjin e dosjeve të pazbatueshëm.

Ligji u miratua me 84 vota në prill të vitit të shkuar dhe për Autoritetin janë përzgjedhur 13 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen vetëm 5.

Mungesa e mbështetjes së tre prej tyre nga 28 deputetët aktualisht po mban peng një ligj mjaft të debatueshëm politikisht dhe që lidhet me pastërtinë e figurës se zyrtarëve të lartë.

10 muaj nga miratimi në Kuvend, ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist, nuk po zbatohet.

Edhe pse është politika që trumbeton çdo ditë gatishmërinë për të zbardhur të kaluarën e errët të zyrtarëve publikë në kohën e diktaturës, mungesa e vullnetit politik po e bën të pazbatueshëm ligjin.

Sipas nismës ligjore të miratuar në  Kuvend me 84 vota, do të ishte Autoriteti për Informimin me të dhënat e ish-Sigurimit të Shtetit që do të kishte akses në dokumentet e ish-Sigurimit për peridhën 29 nëntor 1944 deri në 31 mars 1990, por Autoriteti ende nuk është ngritur.

Një Komision i Posaçëm Parlamentar, përzgjodhi 13 kandidatët për 5 anëtarët që duhet të ketë Autoriteti, por ata ende nuk janë përzgjedhur-raporton Ora.

Ligji përcakton se 1 anëtar propozohet nga qeveria, e cila ka përzgjedhur Gentiana Sulën që do të drejtojë Autoritetin,  një nga ish të përndjekurit që kanë zgjedhur Daut Gumenin, i cili është edhe anëtari i dytë ndërsa tre kandidatë duhet të jenë përzgjedhje e Kuvendit.

Janë pikërisht këta tre kandidatë të cilët po pamundësojnë funksionimin e Autoritetit.

Kjo për shkak se secili prej tyre duhet të marrë mbështetjen e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për t’u votuar në Kuvend, fillimisht me shumicë të cilësuar dhe në votimin e dytë me shumicën e thjeshtë. Por deri më tani këtë besim nuk e ka marrë asnjë prej kandidatëve.

Vetëm një javë më parë, të gjithë kandidatët kanë marrë edhe çertifikatën e sigurisë nga Agjencia e Informacionit të Klasifikuar, çka e bën politikën përgjegjësen e vetme për zbatimin e këtij ligji kaq shumë të diskutuar.

February 18, 2016 09:41
Komento

3 Komente

  1. ??? February 18, 10:09

    Nuk e kuptoj kete gazetarin e ora news, eshte naiv apo ben vete? Paskan marre certifikaten nje jave me pare dhe ky priste t’u mblidhte parlamenti ne séance te jashtezakonshme per ti zgjedhur keta? Lajm tendencioz dhe pa lidhje. Ik ore gazetar se nuk behet zanati duke blere dije me lek, duhet ti keshe mendte pastaj te behesh gazetar.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 February 18, 11:25

      bile titulli shkrimit të lë të kuptosh se është përfundimtar dhe jo se është diçka në rrugë e sipër!!

      Reply to this comment
    • Haaaaa February 18, 15:35

      Nuk ke si nta kuptosh,se ai qe ne titull MASHTRON lexuesit:
      -“Behet i pavlefshem ligji per dosjet e Sigurimit!-thote mavria!
      Ndersa me poshte thote te kunderten?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim