Bëhet njeriu më i pasur në botë për disa orë, i derdhin gabimisht në llogari 2 miliardë euro

February 13, 2018 13:09

Bëhet njeriu më i pasur në botë për disa orë, i derdhin gabimisht në llogari 2 miliardë euro

Për disa orë një qytetar belg është bërë pa dijeninë e tij njeriu më i pasur i të gjithë planetit.

Luc Mahieux, ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh.

Ndjesia se ishte bërë njeriu më i pasur i të gjitha kohëve, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

“Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia”,  tregon duke qeshur. Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në “Facebook”, duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij “të ardhshëm”, se nuk kishte më para.

Iban-i i origjinës së shumës, korrespondonte me atë të një sajti të famshëm, ku ai do të kishte anuluar së fundmi abonimin, i cili i kushtoi atij një taksë fikse prej 30 eurosh në muaj.

Por teknikët e anti-mashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e tij dhe nga ku!

a.s/dita

February 13, 2018 13:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*