Bëhet trafikant për të paguar mjekun italian që i operoi babanë

May 24, 2016 11:17

Bëhet trafikant për të paguar mjekun italian që i operoi babanë

Një mjeku italian 64 vjeç iu sekuestruan 73 mijë euro në llogarinë e tij bankare, pasi akuzohet se i mori 5 mijë euro një shqiptari, për një operacion zemre të babait, ndërsa shqiptari ishte detyruar t’i gjente paratë duke shitur drogë.

Siç njoftojnë mediat italiane, risia e një hetimi të nisur para një viti është sekuestrimi i 73 mijë eurove në llogaritë bankare të shtetasit Vito Ciampini, 64-vjeçar, me profesion kardiolog.

Prokuroria i Teramos, e cila po heton këtë rast, u shpreh se një shqiptar i arrestuar si pjesë e trafikut të drogës, u kishte thënë hetuesve se i hyri kësaj rruge për shkak se mjeku i kërkoi 5 mijë euro për t’ia operuar të atin në zemër dhe për këtë arsye vendosi të merrej me drogë. Ciampini u hetua për krimet e përvetësimit dhe mashtrimit.

Këto ditë prokurorët kanë mbyllur hetimet, ndërsa gjyqtarët vendosën sekuestrimin e 73 mijë eurove nga llogaritë bankare të mjekut, një masë kjo që pardje u ekzekutua nga policia.

Në fillim të vitit të kaluar, nisi një hetim pas deklaratave të një shqiptari, i cili pas arrestimit për trafik droge në Ankona, në vitin 2014, kishte deklaruar, ndër të tjera, se ai i donte paratë për operacionin që babai do të bënte në zemër, ndaj iu fut rrugës së drogës. Bëhet fjalë për një episod të vitit 2012, ku shqiptari thotë se mjeku italian i kërkoi 5 mijë euro.

May 24, 2016 11:17
Komento

1 Koment

  1. kolonizimi May 24, 14:49

    Djale me karakter. Iblumte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*