“Bëhu i pasur ose vdis” , mafia shqiptare në Holandë

June 6, 2016 09:21

“Bëhu i pasur ose vdis” , mafia shqiptare në Holandë

Heroina që në vitet 1980 ishte shumë prezent dhe më pas humbi tregun, por sot përbën tregun e parë të paligjshme të drogës në Evropë sipas të dhënave të fundit.

Holanda është qendra e shpërndarjes, ku ngarkesa të mëdha droge hyjnë çdo ditë në Portin e Rotterdam­it. Rruga klasike që ndiqet është; fillimisht opiumi nga Afganistani, që është vendi kryesor i prodhimit në botë, kalon në Turqi, më pas në vendet e Ballkanit dhe më tej në Rotterdam.

Kontejnerët e mëdha janë shumë të favorshme për trafikantët, pasi u krijon mundësinë atyre që të transportojnë sasi të konsiderueshme. Vitet e fundit ky biznes është dominuar nga mafia “Macro”, gangsterë holandezë me origjinë nga Maroku dhe vendet e Karaibeve që merreshin kryesisht me kokainë.

Por, tashmë po dominon mafia shqiptare, e cila është mjaft brutale dhe ecën me parimin: get rich or die” (bëhu i pasur ose vdis”. Grupet që kontrollojnë trafikun e drogës janë dhe nga Turqia dhe Pakistani dhe konfliktet mes tyre kanë shkaktuar mjaft viktima. “Janë pakistanezët dhe shqiptarët, elementët që luajnë rol kyç në këtë lloj trafiku”, thuhet në raporton e Europol. Grupet e tjera janë nga Holanda dhe Spanja. “Këto grupe trafikojnë sasi të mëdha drogë”, thotë Segun Blasic, gazetar i revistës holandeze “De Tijd”. “Policia e ka të vështirë t’i identifikoi. Por, mes shqiptarëve ka dhe një luftë të brendshme mes tyre”./Panorama

June 6, 2016 09:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*