Bëhuni gati : Ju pret festivali i jugut në Borsh (video)

April 17, 2019 14:25

Bëhuni gati : Ju pret festivali i jugut në Borsh (video)

Borshi do të jetë destinacioni i radhës për “South Outdoor Festival”.

Ky festivali ofron aktivitete sportive, në tokë, në mal, mbi det e në thellësi.

“Edhe pse rezervimet janë thuajse drejt fundit ka ende pak vend për dikë që do ta njohë jugun përtej asaj që ofron me detin. Risi këtë edicion do të jenë stacionet e furgonëve dhe makinave që do të stacionohen në vende të ndryshme që të gjithë t’i bashkohen aktiviteteve sportive, si “Jeep Safari”, që shkon deri në Nivicë apo turet e biçikletave që përfundojnë në fshatrat më të bukur të jugut”, shprehet Anke Petersen, drejtore e programit të GIZ.

Por, jo vetëm dita do të jetë e gjallë në jug. Edhe mbrëmjet janë konceptuar ndryshe. Katër netë muzike.

Një festë speciale do të jetë edhe Pashka e këtij viti, të gjithë do të ngjyrosin vezët, do të bëjnë bukë apo do të bëhen pjesë e ekipit të kuzhinierit Sokol Prenga.

Ky festival nis në 26 prill.

e.t./dita

April 17, 2019 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim