“Beinsports” analizon Shqipërinë: Kundërshtarët janë të paralajmëruar…

June 1, 2016 09:40

“Beinsports” analizon Shqipërinë: Kundërshtarët janë të paralajmëruar…

Kanali i mirënjohur televiziv sportiv “Beinsports” ka marrë në analizë kombëtaren e Shqipërisë, si një nga 24 finalistët e Europianit të kësaj vere, që do të mbahet në Francë (10 qershor – 10 korrik). Ai shkruan: “Po ofrojmë një fokus mbi 24 kombëtaret finaliste të “Francë 2016”.

Po e nisim nga Shqipëria, sipas rendit alfabetik, e cila do të luajë Europianin e saj të parë. 11 tetori 2015 do të mbetet gjatë në kujtesën e popullit shqiptar. Një festë e madhe shënohet me rastin e kualifikimit të parë të kombëtares së këtij vendi ballkanik në “Euro 2016”. Fitorja përmbyllëse 3-0 në Armeni erdhi si për të vërtetuar një fushatë të suksesshme kualifikuese për të besuarit e Gianni De Biasi, i cili u bë një yll në vend.

Por, mbi të gjitha, nuk ishte e lehtë për bashkëlojtarët e shqiptarit francez Lorik Cana. Në mes të një grupi të vështirë, ku bënin pjesë edhe Portugalia, Serbia, Armenia apo Danimarka, Shqipëria ka arritur të renditet e dyta, me 14 pikë, e ndjekur nga Danimarka.

Gjithçka ka filluar me një fitore të bujshme dhe lajmëtare të fundit të mirë: një sukses 1-0 në Portugali! Pjesa tjetër është mesatare, me tri fitore, dy barazime dhe dy humbje, por të mjaftueshme për të shkuar direkt në Francë. Shfrytëzim maksimal i potencialit të këtij ekipi, i përbërë kryesisht nga lojtarë të trajnuar, ose që kanë luajtur në Zvicër.

Tashmë llogaritë duhen bërë me fazën finale të Kampionatit Europian, diçka e panjohur më parë për shqiptarët. Shqipëria është në Grupin A, me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Nëse “Blues” dhe “Nati” janë padyshim favoritë për ta kaluar grupin, edhe kuqezinjtë (nofka e Shqipërisë) do të përpiqen për ta shijuar entuziasmin dhe për të bërë ndonjë të papritur. Përvoja e Lorik Canës (89 ndeshje me kombëtaren) dhe e brezit të ri do të jetë një armë më shumë për ta bërë këtë vend krenar. Kundërshtarët janë të paralajmëruar…

Lojtari për t’u parë

Ai është simbol i gjeneratës së re të lojtarëve shqiptarë. Elseid Hysaj (22 vjeç) kishte një sezon të shkëlqyer me Napolin, në Seria A. I lindur në Shkodër, në Shqipëri, djaloshi shkoi pastaj nëpërmjet Empolit, deri në vitin 2015. Hysaj është konsideruar nga vëzhguesit si një nga mbrojtësit e djathtë më premtues. Nuk është, gjithashtu, rastësi, që gjigantët europianë, si Barcelona apo Bayern Munich e kanë nën vëzhgim. Europiani do të jetë për të një hap kritik, në qoftë se dëshiron të marrë një drejtim të ri. Ndërsa Napoli i ka paralajmëruar tashmë të interesuarit se Hysaj do të mbetet në klub edhe këtë verë.

Mendimi i redaksisë

Megjithëse Shqipëria arriti ambiciet e plota, kualifikimin historik në “Euro 2016”, faza finale mund të jetë një shtysë më shumë për të besuarit e Gianni De Biasi. Puna do të jetë shumë e komplikuar për shqiptarët kundër Francës, një nga favoritët e këtij Europiani, Zvicrës, gjithmonë e pranishme në kësi garash, si dhe Rumanisë, që në histori dhe përvojë është më e pasur se sa Shqipëria. Megjithatë, hendeku midis kombëtareve të vogla dhe të mëdha ka rënë, mjafton t’ju sjellim shembullin e Kosta Rikës gjatë Kupës së Botës 2014. Askush nuk është i sigurt nga ndonjë surprizë. Shqipëria mund të përfshihet te të papriturat e mëdha…

June 1, 2016 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim