Belgjika nuk e fton Januzajn, Kosova bën gati ftesën

March 20, 2015 17:33

Belgjika nuk e fton Januzajn, Kosova bën gati ftesën

Adnan Januzaj zgjodhi Belgjikën një vit më parë dhe sot Përfaqësuesja belge nuk e ka ftuar për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Por Adnanin nuk e harron vendlindja e tij dhe e të parëve të tij Kosova, e cila menjëherë ka nisur të bëjë gati ftesën për ta pruar talentin e madh në radhët e veta.

Trajneri Albert Bunjaku në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se pas miqësoreve që do t’i zhvilloj në Gjermani me Eintracht Frankfurtin dhe Werder Bremenin do të marrë rrugë për në Angli.

“Pasi t’i zhvillojmë këto dy miqësore do të marrë rrugë për në Angli, ku do ta vizitoj Adnanin dhe familjen e tij. Ai nuk është ftuar nga Belgjika por nuk është ndonjë problem i madh ky, pasi ai ka dyert e hapura gjithmonë te Kosova dhe e presim me krahë të hapur”, tha Bunjaku për Telegrafin.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka treguar se jo vetëm Adnanin por do të fillojë vizitat tek të gjithë lojtarët kosovarë që luajnë në përfaqësuese tjera për t’i treguar për projektin e Kosovës dhe për t’i njoftuar se nga viti i ardhshëm do të jemi në kualifikime për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

“Fillimisht do ta vizitoj Adnanin për t’i treguar rreth projektit që kemi pastaj të tjerët. Unë besoj se do të na bashkëngjiten të gjithë për kualifikimet e botëror. Kemi në radhët tona lojtarë mjaftë të mirë dhe me ardhjet e reja do ta rrisim konkurrencën dhe kualitetin edhe më shumë. Me disa nga lojtarët që luajnë për përfaqësuese tjera vetëm kam pasur takime dhe më kanë konfirmuar se do të vijnë për kualifikime”, tha Bunjaku.

March 20, 2015 17:33
Komento

6 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" March 20, 18:57

    Nuk i ve faj ketij djaloshi, por i ve faj babait te tij, qe si trap, por dhe plehre, megjithese perdit tek shqiptaret ne Belgjike betohet per atdhe, ja hoqi shansin djalit, te luante per Kuq e Zinjte, ku do kishte respektin, por edhe vemendjen e futbollit boteror.
    Te dhjefsha zgjedhjen o januzaj.

    Reply to this comment
  2. demo March 20, 19:11

    Po te ishte talent e mbante Belgjika.Ky duhet te digjet,qe te vere mend i jati,se vinte ca kushte me presidente,me kryeministra,me bregdet,gjirin e lalezit,ishullin e Sazanit.E drejta e do,qe as Kosova mos e kape per bishti.

    Reply to this comment
  3. gënti March 20, 19:58

    Disa muaj perpara e kam deklaruar qe keta Jonuzajt si familje nuk kane asnje vlere .Vula e mosmirenjohjes dhe e tradhetise do ti ndjeke ne jete te jetes.Luis van Gaal po ja jep duart,Belgjika po ,po pranoje Kosoven pas disa muajsh do dale nga dera e pasme si i pa vlere.Jonuzajt si nje tollombace nuk do te shfruhen por do zhduken fare,asnje nuk do t’ja vari.
    Kjo eshte rezultati i thenjes shkodrane : O zot mos ma rrit mendjen.

    Reply to this comment
  4. Preza March 20, 21:02

    Adnand Januzaj eshte nje i ri me origjine shqipetare, qe ka lindur dhe eshte rritur ne Belgjike, dhe eshte shtetas belg. Nuk kemi asnje arsye qe te shajme e kritikojme zgjedhjen e tij, por ne te kundert personalisht do te uroja qe ai per shkak te origjines se perbashket te eci perpara dhe te behet nje yll futbolli. Edhe aty ku eshte deri tani, tek Manchester United, pavaresisht se nuk aktivizohet si titullar, por si lojtar stoli, tregon se ka perspektive dhe se mund te behet nje lojtar formacioni.
    Por ne skemi asnje arsye qe te kerkojme pamundesine tone, tek pranimi apo refuzimi i kosovareve neper bote. Ne duhet te kthejme syte nga Federta Shqipetare e Futbollit e cila eshte kthyer ne nje saraj bajraktari, nen drejtimin e Armando Dukes.
    Sa ekipe ka kampionati shqipetar?? A shiten ndeshjet e kampionatit?? Kush jane presidentet e klubeve dhe skuadrave te kampionatit shqipetar?? a ekzistojne ekipet zinxhir te fubollit ne Shqiperi?? A ka cilesine e duhur ky kampionat?? A jane cilesore futbollistet shqipetare qe luajne brenda dhe jashte vendit??
    Ky sport masiv ashtu si politika, ekonomia, dhe fushat e tjera jetesore ne shqiperi ka rene preh dhe sot eshte ne duart e krimineleve parellinj.
    Pa strategji, pa zhvillim, dhe ajo qe eshte me e rrezikshmja, pa kontroll.
    Duhet ta kerkojme te keqen brenda shtepise tone dhe jo tek lojtaret kosovare qe luajne si rezerva tek, tuk, ne ekipet e Evropes.

    Reply to this comment
  5. beni March 21, 09:26

    Ky jonuzaj falet per allahun njelloj si shaqiri e esht i pa akceptueshem per nje shoqeri te tille ne futbollin belg me nje fjal nuk esht integruar ne kulturen kristjane belge!

    Reply to this comment
  6. gënti March 21, 16:32

    Ti Preza mos na bej dipllomatin,por tregoju i drejt per drejt.Eshte koha ashtu si te gjithe popujt e tjere te nderojne ata qe per popullin e tyre bejne te pamunderen dhe jo te presin nderimin e te tjereve.i huaji te nderon per pak kohe ,vetem populli yt te nderon ne perjetesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim