Belgjikë, prokurori përgënjeshtron arrestimin e Laachraoui

March 23, 2016 13:23

Belgjikë, prokurori përgënjeshtron arrestimin e Laachraoui

Personi i arrestuar nga forcat speciale belge, nuk është Naim Laachraoui.

Njeriu më i kërkuar në Europë ndodhet ende i lire dhe mendohet se është larguar drejt Hollandës. Përgënjështrimi është bërë nga vetë e përditshmja belge  Derniere Heure e cila kishte dhenë më parë lajmin.

Edhe Prokurori belg Frederic van Leeuw, në një conference për mediat, konfirmoi se Ibrahim el-Bakraoui, ishte autori i sulmit vetëvrasës në aeroport dhe se Najim Laachraoui është ende në kërkim.

Sipas tij, ai është i lirë. Nga informacionet e dhëna nga prokuroria belge, Laachraoui mbante ngarkesën më të madhe me eksploziv në aeroport, e cila dështoi të shpërthente.

Najim Laachraou është thyer në të kërkuarin numër 1 të autoriteteve.  25-vjeçari dyshohet se ishte prodhuesi i bombave dhe dyshohet se gjithashtu i lidhur edhe me sulmin e 13 nëntorit në Paris.

Më herët u identifikuan dy kamikazët e masakrës në Bruksel, ata janë vëllezërit Khalid dhe Brahim El Bakraui 27 dhe 30 vjeç.

Mediat belge njoftuan se dy vëllezërit ishin persona në kërkim nga autoritetet, si të dyshuar gjithashtu se kishin lidhje me njësinë terroriste të masakrës së Parisit.

27-vjeçari Khalid El Bakrui  dyshohet se kishte marrë me qira me një identitet të rremë, apartamentit në lagjen Forest, ku policia kreu operacionin anti-terror të henën e kaluar dhe ku u gjetën gjurmët e Salah Abdeslam. Rrjeti belg RTBF, i cili citon burime policore, shkruan se njëri prej kamikazëve është vetëhedhur në erë në aeroport ndërsa, i dyti në metronë e Maelbekut.

Nga ana tjetër detaje të tjera dalin në dritë një ditë pas masakrës që shkaktoi të paktën 34 të vdekur dhe mbi 250 të plagosur.

Autorët e sulmit në aeroport përdorën një taksi për të udhëtuar. Ata u identifikuan nga shoferi i Taksisë, menjëherë pasi dolën fotot e para.

Ndërsa dyshohet se celuala teroriste ka përdorur edhe dy automjete një Reno Clio dhe një Audi Rs4 në pronësi të një shtetasi 22-vjeçar nga Luksemburgu, ky i fundit i kërkuar prej një viti për terrorizëm. Atentati i një dite më parë u morr përsipër nga Shteti Islamik përmes një deklarate zyrtare. /E.T

326F3B2100000578-3505610-Najim_Laachraoui_left_is_the_brother_of_Mourad_Laachraoui_who_re-a-84_1458738802984326E9BEF00000578-3505610-image-m-42_1458734510953327AEB0A00000578-3505610-image-a-34_1458718980703

March 23, 2016 13:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*