Belgu i ONM “godet” prokurorin Trenova: Prano njërën nga dy të këqijat

June 14, 2018 18:06

Belgu i ONM “godet” prokurorin Trenova: Prano njërën nga dy të këqijat

 

Në seancën dëgjimore të ditës së enjte përpara KPK, Prokurori i Apelit Tiranë, Gentian Trenova u përball ashpër me organet e vettingut.

Ish-prokurori i krimeve të Rënda rezultoi se kishte probleme me dy shtyllat e vettingut; pasurinë dhe aftësinë profesionale.

Në raport thuhej se jo vetëm nga ILDKPI, por edhe nga hetimi i thelluar i komisionit ka rezultuar se prokurori ka bërë deklarim të rremë dhe ka mungesë të burimeve financiare.

Në lidhje me pasurinë, në raport evidentohej fakti se prokurori i Apelit kishte deklaruar si pasuri një apartament në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, blerë në vitin 2007.

Për Komisionin çmimi i blerjes ishte fiktiv. Kjo, pasi në kontratën e parë, vlera e apartamentit ishte deklaruar 40 mijë euro, ndërsa në të dytën deklarohej se prona ishte blerë me vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë.

Këtë apartament prokurori ua dhuroi përmes një kontrate fiktive prindërve të bashkëshortes, në një kohë që vijonte dhe vijon të jetojë po aty, thuhej në raport. Me këtë veprim – tha relatorja – Gentian Trenova ka kompromentuar rëndë figurën e magjistratit.

Prokurori u shpreh se këtë banesë ua dhuroi prindërve të gruas, pasi atyre u lindi nevoja të merrnin një kredi, për shkak se shtëpia me qerpiç ku banonin ishte e shkatërruar dhe po mendonin ta jepnin për ndërtim. Ai nuk dha asnjë shpjegim kur kryesuesi i trupës Lulzim Hamitaj e pyeti se përse nuk e mori mbrapsht banesën e vetme që kishte kur plani për kredinë nuk u realizua.

Edhe përfaqësuesi i ONM, belgu Teo Jakobs, i drejtoi disa pyetje prokurorit Trenova, që lidheshin me blerjen e apartamentit.

Ju duhet të zgjidhni mes dy të këqijave. Ose duhet të pranoni që e keni fshehur kontratë, ose që keni bërë deklarim të rremë. Deri ku shkon përgjegjshmëria juaj si prokuror, kur jeni ju që duhet të hetoni personat që shkelin ligjin”, tha vëzhguesi belg, përcjell Ballkanweb.

Sa u përket aftësive profesionale, në raport thuhej se prokurori Trenova nuk ka kryer hetime të thelluara për pasuritë e shtetasit V.L., i dënuar për trafik droge, ndërsa ka pushuar hetimet për prokurorin A.K., i dyshuar për korrupsion.

Gentian Trenova sqaroi se çështja e prokurorit ishte hetuar më herët nga dy kolegë të tij për më shumë se dy vjet dhe nuk kishin arritur në asnjë rezultat. Për rastin e shtetasit V.L., prokurori këmbënguli se policia nuk i referoi asnjë provë.

Edhe në këtë pikë, vëzhguesi i ONM, e fshikulloi Trenovën dhe kërkoj shpjegimeve të detajuara prej tij, duke i kujtuar se nuk mund të fshihej as pas policisë dhe as pas eprorëve.

Teksa kërkoi konfirmimin në detyrë, prokurori tha përpara komisionit se ka dorëzuar prova të reja dhe ka bërë shpjegimet e nevojshme, që do të duhej të ishin integruar në raport.

Në përfundim të seancës së tensionuar prokurori i Apelit, u largua pa bërë asnjë koment për mediat. Për fatin e tij do të mësohet në seancën e 20 qershorit, ditë kur Komisioni do të shpallë verdiktin.

l.h/ dita

June 14, 2018 18:06
Komento

7 Komente

  1. albani June 14, 18:43

    Ky Trenova eshte nje lepires i Shkelzen Berishes dhe ka be cfare ka dash byca e Zenit ne prokurori.

    Reply to this comment
  2. spartak June 14, 18:46

    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

    Reply to this comment
  3. Fat man June 14, 19:54

    Provat jane qe eshte mashtrues, i paafte, hajdut, nuk justifikom ate cfare ka vjedhur dhe deklaruar vete, se te tjerat pasuri e para nje Zot e di ku i ka fshehur.
    Pervec largimit si Prokuror duhet te ndiqet Penalisht dhe te arrestohet, kjo eshte menyra e vetme per te bere drejtesi.

    Reply to this comment
  4. Gegë Matrënga June 14, 21:18

    Këta kanë vejdhur e zhvatur aq shumë sa nuk kanë mundur as t’i fshehin e t’i shpërndajnë nëpër të afërm. Sqarim edhe për komisionin e Vetingut: ai nuk kishte arsye t’ua dhuronte prindërve të gruas për kolateral, sepse banka e pranon si kolateral edhe pa qenë prona e kredimarrësit, mjafton që dikush të lërë peng pronën e tij për X-in. Aq më shumë në rastin konkret kur gruaja dmth e bija e kredimarrësve mundet normalisht ta lërë të paktën pjesën e saj si kolateral për prindërit. Këta nuk dinë as rregullat – aq të aftë janë – dhe bien brenda me këmbët e veta.

    Reply to this comment
  5. Adih June 14, 22:19

    Gege Matrenga @…dua te sqaroj ,kur citoni se ky bandill nuk ka ditur te fshehi parate e vjedhura ..Nuk eshte keshtu . Vettingu i ka kapur gafil keta te korruptuar ,menduan se ishte beri deti kos per to ,e ndienin se kishin driten jeshile nga politikanet e te gjitha ngjyrave ,prandaj jane te pa pregatitur ,eshte teper vone si per keta keta prokurore e gjygjtare te korruptuar ,po ashtu edhe per politikanet ,qe kane bere ne toka te vjedhura vila me 13 hale ,por me e keqja edhe rezorte e hotele me pishina , e tani eshte teper vone per ta ,qofshin keta si i ze gjumi . Dikur kam shkruar ketu ne kete gazete te nderuar Dita ,qe te kerkojne azil politik ne KORENE e VERIUT ,ose i pret Reci i shkodres ,por tani nuk mund te jape keshilla per keta zybere budallenj ,se KIMI u takua me presidenrin Tramp ,dhe zdihet cfare mareveshje kane bere ,ose te shkojne ne malet e Avganistanit ,neper guva tamam si Osama Bin Laden dikur..
    Pershendetje Gege Matrenga ,nga une .

    Reply to this comment
  6. EL June 15, 04:36

    Pyesni edhe Shkelzen Berishen per kete prokuror “te nderuar”….

    Reply to this comment
  7. Amerikani June 15, 12:12

    Ju kujtohet Saliu ne parlament kur berrtiste me te madhe “po na cenohet sovraniteti?”

    Pikerisht kete gje nuk donte Saliu, qe OMN te kishte rol egzekutiv ne reforme!

    Dhe ja ariti qe roli i OMN te jete thjesht vezhguesi.

    Belgu i OMN ne kete rast aq shume u idinjua nga hajduteria e prokurorit dhe justifikimet prej sharlatani te tij sa nuk duroi dot dhe nderhyri vete.

    Keta lloj prokuroresh e gjyqtaresh jane shkaktaret kryesore te largimit te shqiptareve sot nga vendi per shkak te padrejtesise qe i kane imponuar shoqerise per hir te sherbesave te tyre politikaneve dhe pushtetit te parase se korrupsionit dhe droges, filozofi te cilen e kthyen ne norme shoqerore sjellje.

    Filozofine e “te fortit te paprekshem!”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*