Belsh/ Bashkëshorti e dhunon, 54-vjeçarja e kërcënon me armë. Çifti përfundon në polici

August 22, 2018 10:17

Belsh/ Bashkëshorti e dhunon, 54-vjeçarja e kërcënon me armë. Çifti përfundon në polici

Një çift bashkëshortësh nga Cërriku kanë rënë në prangat e policisë, pas një konflikti të ndodhur mes tyre.

Adelina Abazi, 54 vjeçe, ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër me një armë zjarri automatik, pasi Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Pas një telefonate që sinjalizonte se në fshatin Seferan Belsh, në banesën e shtetasit Mylazim Abazi ishin dëgjuar të shtëna me armë, policia bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Dy bashkëshortët janë arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestruar një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe dy gëzhoja të qitura nga arma automatike.

s.a/dita

August 22, 2018 10:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*