Belshi, qyteti pa hotel/ Projekti për transformimin në fazën e dytë

August 13, 2017 22:09

Belshi, qyteti pa hotel/ Projekti për transformimin në fazën e dytë

Ishte qytet, por kishte pamjen e një fshati. Belshi ishte lënë në harresë për vite me radhë, ndërsa qyteza pranë liqenit se fundmi po transformohet. Atje që ka përfunduar vetëm faza e parë e punimeve dhe duket e pabesueshme që këto pamje sot i përkasin Belshit.

“Ka transformuar pamjen e qytetit të Belshit, ku ndërtimet e paligjshme i kishin zënë frymën qytetit. Belshi deri dje ka qenë një xhep i fshehur, ku njerëzit duhet të niseshin me destinacion, pra nuk ishte një pikë kalimi”, shprehet kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani.

Faza e dytë parashikon ndërtimin e një pedonaleje përgjatë bregut të liqenit, por edhe krijimin e një zonë hotelerie, për të cilën Z. Tafani fton investitorët të paraqesin projektet e tyre.

“Ky projekt nuk përmbyllet këtu. Ka ardhur koha që në Belsh të kemi edhe struktura akomoduese. E kemi filuar një projekt me USAID. U bëjmë thirrje investitorëve vendas, se Këshilli i Bashkisë ka vënë në dispozicion një trual ndërtimi pranë liqenit të Belshit dhe i ftoj të investojnë”, thekson Tafani.

Projekti për rivitalizimin e qendrës së Belshit parashikon gjithashtu ngritjen e këndeve të lojërave, hapësirave sportive, një zonë plazhi etj. Po aq mahnitëse mbetet pamja që ofrohet natën e cila mbledh në këtë shesh qindra qytetarë.

August 13, 2017 22:09
Komento

1 Koment

  1. demo August 14, 09:14

    Po kur ka qene ndonjehere qytet,Belshi?Ai pellg i qelbur qe e quajne liqen,duhet thare,se vetem ujra te qelbura dhe mushkonja grumbullon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*