Bëmat e “të fortit” të “Myslym Shyrit”, nga pengmarrja te droga për VIP-at

April 13, 2018 09:51

Bëmat e “të fortit” të “Myslym Shyrit”, nga pengmarrja te droga për VIP-at

 

Gjergji Cukali është një nga personazhet më të njohur për Policinë e kryeqytetit.

Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.

Kjo nofkë ka ardhur pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet, ku i dënuari e ka përqendruar aktivitetin e tij.

Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme, për të cilën u akuzua Gjergji Cukali.

Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro.

Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar.

Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Ndërkohë, në korrik të 2016-tës, Cukali u arrestua nga operacioni “Tangent”, i cili goditi një grup të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet, ku u arrestuan 7 persona.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.

a.s/dita

April 13, 2018 09:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim