Blushi lë LIBRA-n: Shqiptarët duan të jenë me të fortët, jo me të drejtët

January 20, 2018 15:37

Blushi lë LIBRA-n: Shqiptarët duan të jenë me të fortët, jo me të drejtët

Ben Blushi dorëhiqet nga kreu i LIBRA-s.

Dorëheqja e tij vjen pas “shkundjes” në partinë LIBRA e cila u nda në dy pjesë pas përplasjes së kryetarit Blushi me bashkëthemeluesen Mimoza Hafizi.

Kjo e fundit u përplas ashpër me Blushin i cili nga ana tjetër u uroi “pleqëri të mbarë”.

Blushi lajmin e dorëheqjes e jep përmes një statusi në rrjetin social ku shpjegon edhe arsyet e vendimit.

“Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet” – shkruan Blushi

PËRSE TËRHQEM NGA DREJTIMI LIBRËS

Kur ftova shume njerez ti bashkoheshin idese se Libras kam premtuar se Libra nuk do ishte kurre partia ime.
Ka ardhur koha qe kete premtim ta mbaj duke u terhequr nga drejtimi i Libras, partise qe krijova me shpresen se Shqiperia do fitonte nje instrument lirije qe nuk e kishte njohur.
Sot me vjen mire te kujtoj, se si dhe sa shpejt u kthye Libra ne nje mjet te jashtezakonshem njerezish te zakonshem.
Diten e pare isha nje, kur e vendosem ishim 10, kur e themeluam ishim 100, kur e shpallem 1500, kur e rregjistruam si parti 3000, kur votuam se brendshmi 4000, kur shkuam ne zgjedhje 8 mije dhe kur dolem nga zgjedhjet 20 mije. E gjitha kjo ndodhi vetem ne shtate muaj nga Nentori 2016 deri ne Qershor 2017.
Shpejtesia ishte aq e madhe saqe rruga here pas here nuk dukej, cka i beri disa te ndalojne dhe disa te shkojne deri ne fund te hutuar dhe te lodhur.
Si ne cdo aventure edhe ne paguam cmimin e njohur te se panjohures.
Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra.
Ne nje gare te pandershme zgjedhore pasi u masakrua, dhe u grabit ne menyre te organizuar Libra u rendit partia e peste ne Shqiperi por padyshim e para, si partia me e varfer, me e drejte dhe me e denje.
Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites.
Libra eshte partia e vetme ne Shqiperi,qe nuk ka bere asnje dem,nuk ka bere asnje krim,nuk ka futur asnjeri ne pune,nuk ka hequr asked nga puna dhe nuk i ka marre kujt asnje cent.
Mijera shqiptare qe e ngriten dhe e votuan duhet te jene sot krenare se krijuan dicka qe, nese nuk u dha dot gje, te pakten nuk u mori asnje gje.
Libra ishte dhe mbeti e lire nga cdo borxh.
Mua personalisht Libra me ndihmoi ti njihja me mire shqiptarët dhe pa dyshim dhe veten time.
Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi dicka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten. Ata i besojne me shume te djeshmes se te nesermes. E vjetra i qeteson,e reja i shqeteson. Ate qe ishte e cmojne, ate qe vjen e nencmojne. Une e kuptoj kete zakon, pavaresisht se nuk e mirekuptoj.
Shqiptarët duan te jene gjithnje me te fortet dhe jo me te drejtet, duke menduar se cka eshte e forte eshte edhe e drejte dhe cka eshte e drejte eshte gjithnje e dobet.
Zgjedhjet e fundit ishin nje zhgenjim per mua kur pashe se si shume qytete votuan banditet dhe grabitesit duke u krenuar me zgjedhjen e tyre. 
Nuk me ka habitur kurre aftesia e vendit tone per te prodhuar njerez te ligj, por nevoja per ti mbrojtur ata me vota me shqeteson.
E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme.
Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj.
E dua shume Libra per ta demtuar me kete mungese besimi, prandaj kam vendosur te terhiqem nga drejtimi i saj.
Duke falenderuar te gjithe ata miq brenda dhe jashte Libra qe me mbeshteten, jam I bindur se ka burra dhe gra, te cilet me pasion dhe me besim do hapin rruget qe deri tani duken te mbyllura.

Faleminderit

Ben Blushi.

January 20, 2018 15:37
Komento

17 Komente

  1. Lisi January 20, 15:14

    Kokoshi një thelë , i fryrë në pendë , llafazan e demagog .
    Iku duke sharë popullin !

    Reply to this comment
  2. nipi i A.RUSTEMIT January 20, 15:50

    BLUSHI SI MINORITAR ÇOBAN ESHTE SIMBOL I B.. Q – rave E QE PERFAQESON BASHAT,BUSHATET,NGJELAT,LUBONJAT E TERE B…Q – rat FEMIJE BASTARDE TE ISH BLLOKUT FUGAT NESHOT,NANOT E KOMPANI QE SKANE TE BEJNE FARE ME SHQIPERI……

    Reply to this comment
  3. sopiqoti January 20, 15:51

    JU Blushi nuk ishit te afte ,te bindnit,te organizonit dhe te drejtonit masen ne drejtyimin e Libra-s.Ju nuk ishit i afte te drejtonit nje ryme te re politike,shume te domozdoshme.Gjeje rehatine tek shlrimet artistike.

    Reply to this comment
  4. vasili January 20, 15:56

    Nga nje intrigant mbas shpine dhe narcist i semure,qe kish iden fikse per te uzurpuar kreun e PS-es,doli hapur,ne menyren me neveritse dhe te denueshme,kur Saliu vodhi ndyresisht, zgjedhjet e pergjitheshme,ku ne vend te rreshtohesh,ne protest, krah atyre qe u ish vjedhur vota,aprovoi kete krim,duke zgjatur duart dhunshem dhe ndyre,drejt karriges se kryetarit te Partise.
    Eshte nje mrekulli emancipimi te besosh,qe ne kete vend,ku ndragheta katundare islamisto-komuniste vazhdon ta mbaje ne zap ate,per mbi dy dekada,nje vemje e egoizmit ekstrem,arrin te bej vetvrasje politike.

    Reply to this comment
  5. bureto January 20, 16:07

    Nuk ka qene aspak e veshtire per Blushin ta shkruante kete pamflet, te cilin do te doja ta shkruaja une. Blushi padyshim qe eshte shkrimtar dhe i kulturuar gjithashtu. Thene kete, ky veprim i fundit i tij duhet pershendetur. Por Blushi, mendoj une, ende nuk e ka kuptuar se ai dhe Libra e tij pati kete fat, sepse ishte vete ai ne krye te saj, jo si njeri i letrave, por me teper i njohur si nje politikan qysh prej fillimeve te tranzicionit. Dhe ne te gjithe kete periudhe ne shume poste politike dhe shteterore, nuk qullosi ndonje gje, pa folur pastaj per zera qe edhe e kane stigmatizuar ne ndonje aspekt tjeter. Blushi ka vertetuar me se nje here qe ka qene karrierist dhe per te arritur synimet e tij, ka qene i perdorur, por edhe ka perdorur te tjere, si ne rastin e LMN (Levizja per mendimin ndryshe ne PS), por se fundmi dhe te atyre te Libras. Ne rastin e pare i la shoket ne balte dhe pranoi te kandidoje perseri per deputet i listes se PS dhe bile ishte ne krye te grupit ne Rajonin e Elbasanit, nderkohe qe ishte dukshem opozitar i Rames brenda rradheve te saj. Kjo ne vend qe t’i bente mire la shije te hidhur ne rradhet e partise se tij. Vete gjate gjithe kesaj kohe, ne komentet e mija, i kam bere thirrje qe te dilte nga grupi parlamentar qysh ne fillim, pse jo te jepte dhe doreheqjen si deputet, duke krijuar qe atehere partine e tij, por tashme jo si deputet. Duhej te ishte nje minimum moraliky. Nuk mund te hash, sic thote populli, buken e turkut dhe te besh duane e kaurit. Te thuash, me vjen turp qe jam anetar i ketij parlamenti hajdutesh e kriminelesh etj etj, dhe te rrish aty, pra te gezosh beneficet e asaj karrigeje, kjo nuk i shkon nje politikani me pretendime te medha si ato te Blushit. Perkundrazi, gjate kater vjeteve ne Parlament (2013-2017) ai beri me shume nje opozite tej mase agresive te Rames, njeherazi kryetar partie dhe kryeminister, deputet i se ciles ishte. Njeh Blushi ne ndonje rast ndonje deputet, a kongresmen amerikan te tille ne vendet e tjera demokratike perendimore, dhe per me teper kjo, kur ne opoziten e tij ia kalonte ndonjehere edhe asaj te Sli Berishes. Populli (elektorati) e lexoi kete sjelljen e tij dhe e ndeshkoi. Kam bindjen se nese Blushi do ta bente veprimin me Libran, (kur kuptoi se nuk do te ishte me ne lista) shume kohe me pare do te ishte me i sukseshsem. Eshte kollaj qe te fajsosh gjithmone popullin per deshtimet e tua (kete beri edhe Berisha kur humbi ne 2013), por populli eshte ai qe eshte dhe politike duhet bere konform kultures politike, ekonomise dhe rrethanave te kohes e te vendit ku ajo zhvillohet. Ndryshe pse do te duhej politika dhe politikanet? A eshte ajo pra, Arti i te Mundshmes dhe jo i te pamundures? Edhe ne shoqeri, mendoj une, duket se vepron ligji universal i natyres, i inercise (i Njutonit), qe pak a shume thote: ‘Trupat (ketu po themi dhe trupa elektorale) kane veti te ruajne gjendjen e qetesise ose te levizjes te njetrajteshme’. Nga kjo gjendje dilet vetem kur mbi to vepron nje force tjeter. Ai ishte Blushi dhe Libra e tij forca tjeter? Jo!
    Edhe nje here, po perseris ato qe shkrova ne krye. Do te doja te isha une ai (ose kushdo tjeter) qe t’i shkruante ato te Blushit, pra cdo njeri ne rolin e qytetarit te thjeshte, analistit, komentuesit etj etj, por jo te Blushit politikan qe e moli pikerisht kete demokraci dhe kete popull per mbi 20 vjet, por qe nuk i tha deri ne kete kohe njeri puna e mbare. Populli thote: “Tjetrit, mos i shiko gunen, por punen!” Ne rasti e Blushit, me shume ai vete, tregoi gunen. Por nuk jemi ne kohen e fabules me xhaketen e Nastradinit, i cili kur nderroi xhaketen i dhane te hante me mire e me shume dhe i foli asaj: “Ha moj xhakete, ha!”. Blushi nderroi “xhaketen” nga i njejti trup (mendje), packa se ai (trupi-mendja) ishte po ai vete, i teri dhe i beri. Loja politike e dy partive te medha te krijuara pas nderrimit te sistemit, eshte tashme e njohur. Ajo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka per te ndryshuar dot nga izma te dala nga keto dy detashmente (me demek e djathta dhe e majta) te tipit LSI, LZhK etj dhjetra te tjera me te vogla si keto, qe njihen edhe si parti kryetaresh. Duhet kohe qe nje lidership i ri, me platforma te qarta social-politike dhe me durim, te mundesoje ndergjegjesimin e elektoratit se: Po! Vertet keta (Ata) ngjallin shprese, ndaj duhet t’i votojme. E theksoj kjo do kohe dhe durim, ose ndryshe elektorati do te duhej te kishte perpara nje kapacitet te afte dhe pakompromentuar politikisht si ne rastin e Makronit ne France. Por deri aty jemi akoma shume larg, edhe per disa nga ato faktore qe Blushi me te drejte shkruan (por jo nenshkruar nga vete Blushi), por qe s’kane te bejne me shtete dhe shoqeri parademokratike sic jemi ne.

    Reply to this comment
  6. Shqiptar Vendi January 20, 16:25

    Me mesazh te madh na foli
    nje shemtiraq gogo-gogoli
    arben vlushi o ben cifuti
    fytyre e shemtuar hajduti
    qe erdhi kurbat kesaj ane
    ashtu magjarce me karavane
    u fry u mbush plot pasuri
    ne ket vend ngeli kurb(v)at
    su be kurre shqipetarak
    nje hale soj qeni me pak
    kelyshi i grek shovinizmit
    aktivist i voriopidhizmit

    Reply to this comment
  7. xxx January 20, 16:27

    i thame, rri bej libra me mire o blush mos u nga me politike kur s’je per at’pune

    dhe ai libra na degjoi e beri LIBRA

    qe provon sa perseprapthi kupton truri blushit

    Reply to this comment
  8. Shkodrania January 20, 16:32

    E verteta shpesh eshte e hidhur e ne na pelqen me shume nje genjeshter e bukur sesa nje e vertete.Pse mos ta pergezojme Benin per veprimin e tij?Pse duhet te hedhim balte mbi cdo gje ?Ky eshte nje realitet duam apo nuk duam ne.Ne shqiptaret paskemi nje zakon te keq qe kur ulemi ne karrige nuk ngrihemi me e kur ndonjeri e ben na duket cudi.

    Reply to this comment
  9. Qytetari durrsak January 20, 16:33

    Nje qelbesire me pak ne parlament dhe ne “mbeturinat” politike te Shqiperise. Egoist, mendjemadh, i papjekur, i korruptuar, imoral, kujt i duhesh ? Me mire qe u dorehoqe nga LIBRA, nuk i vlen Shqiperise ?

    Reply to this comment
  10. Izeti January 20, 16:55

    Mos,,,, ceshte ky lajm I kobshem per Popullin Shqiptar. Mos or Balush cben keshtu. ….. Tani mbaroj politika Shqiptare. Iku nja.« kollozet» e kombit. Ceshte kjo dite e mallkuar. Po ti ke ngrene tere jeten qyl ore dreq Pati faj Rama qe te vuri ne liste ne 2013 qe na cave bythen 4 vjet rresht Ik tani rri me Kacin e Zi lepiju Lulushit se nuk I dihet. Ose bej ndonje Parti « Derrasa e Zeze» se nuk rri dot pa parti ti. Hiqesh dhe Shkrimtar ,po kush I ble librat e tua.ore cyryk. Bere ca pacaure dhe I blije vete qe te pastroje leket e vjedhura kur ishe Minister. Ose shko tek ajo partia e Koqo Kokedhimit. « Zgidhja» se aq ment ke dhe ti. Po mer me vete Blendi Faqeziun. ,,,Andi Smbushatin,,,,dhe Ylli Karipin. Nese nje hale me pak ne politike,,,

    Reply to this comment
  11. Tap Topi January 20, 17:13

    Menyra se si Beni po e ben largimin s’me duket aspak dinjitoze. Nga drejtimi i nje grupimi kulturor, politik, etj., mund te largohet gjithkush, dhe kjo eshte mese e llogjikshme, por menyra se si ai po e legjitimon largimin e tij me duket paksa e befte, paksa dubioze.

    Krahasuar me praktiken e punes te disa “partive evropiane” (e tille ishte gjoja endrra e librucit), dorehqjet nga kryesite e partise, apo ndryshimi i posteve drejtuese behet zakonisht “ne forma paqesore” pas nje konsultimi me kryesine, ne rastin konkret me berthamen. Nuk jam ne dijeni (dhe as qe e besoj) nese doreheqja e tij erdhi pas nje debati konstruktiv brenda-perbrenda partise, por permbajtja e letres me la nje shije te hidhur, sa qe ne fund te saj thash me vete: “Rri, Beno rri, pse s’iken…”

    Ja uroj sa me te shpejte largimin, sepse para se gjithash, edhe ky nuk ben kushedi se sa ndryshim nga ish-shefi i tij. Perpak sa u kacafyt me te ne parlament gjoja per stilin drejtues, por morri pa e kuptuar me vete pak a shume te njejtat vese negative, perfshi ketu fodullekun, cinizmin dhe egon e semure.

    Deshmi e prepotences se Ben librucit eshte fakti qe nuk pati as kurajon te komunikonte “live” me asnje prej personave, tek te cilet kuptohej qarte interesi per te perkrahur idete fillestare, te cilat edhe pas nje viti kane mbetur vetem ne leter.

    Ne letren e tij Ben libruci nder te tjera s’ka lene pa permendur se s’u ka “asnje cent borxh” shqiptareve qe e perkrahen. Hidhet e perdridhet dhe mendja vetem ke paraja. Semundje tipike per ata qe numerojne nen jastek dhe qindarken e fundit. Lexuesi, mbeshtetesit etj. as qe duan t’ja dine, se ka apo s’ka Ben libruci borxhe, se fundja kete mund ta dije vetem ai. Ata duan te dine se cili ishte shkaku kryesor per doreheqjen, pavaresisht se kete gjithkush mund ta marre vete me mend po te kete qene vete prezent ose ne kontakt me shtypin. Ata duan te dine se pse linden kontradiktat mes kryetareve te partise, cilat ishin ambicjet personale per te bere “te fortin”, cfare brrylash, cfare prapaskenash te mundshme, dhe ne fund te fundit, cfare beri Ben libruci si kryetar partie per t’i zbutur deri ne neutralizim konfliktet. Asgje? Atehere cila na qenka dhuntia e kryetarit? Megallomania, deshtimi, frika, apo… mungesa e aftesise drejtuese?

    Ik Beno, ik. Ik se na zhgenjeve dhe ti me keq se Edvini…

    Reply to this comment
  12. specialisti January 20, 17:24

    Zoti Blushi. Mire bere qe hoqe dore nga drejtimi i partise. Se cfare fytyre ishe, te njohu me pare Moza Hafizi, e cila u distancua nga ty. Por sinqerisht me vjen mire, qe e njohe vehten se cfare njeriu je. Qe nuk te do asnje. Nje goje felliqur qe vetem shan. Te jesh gati 20 vjet deputet e ne majat e politikes, e paske qene kaq miop, sa nuk e paske kuptuar qe nuk te donin ty, por partine qe perfaqesoje, kur u zgjodhe si deputet. Tani bej ate qe di te besh. Shkruaj libra, me ide qe nuk i vlejne asnjeriu, per vete faktin qe nuk te votuan.

    Reply to this comment
  13. demo January 20, 18:04

    Te gjithe keta qe kane cfryre urrejtjen karshi Blushit ja nofka te panjohura ne kete forum komentuesish.Pra,ose vijne nga fraksioni i kundershtareve te Blushit tek LIBRA,ose jane kundershtare te tij tek PS.
    Jam i mendimit se kundershtite e Blushit brenda PS ne lidhje me zgjedhjet ne Parti dhe futjen e Rames ne gare per kryetar partie si gjithe te tjeret,kane qene te drejta.
    Nuk di cfare ka ndodhur brenda LIBRA-s me Mimoza Hafizin,por e cmoj doreheqjen e Blushit,si akt normal politik,qe eshte veprim i rralle nder politikanet tane.

    Reply to this comment
  14. alphade January 21, 02:42

    Doreheqja ka qene gjeja me e mire qe ke bere ,Beni !
    Tash ik e bej shurren se s’je per kesi punesh te medha
    qe kerkojne,mender teje byh ! Qe nuk te votuan shqip-
    taret nuk eshte se nuk kerkojne drejtesi por bashkohen
    me te “fortet” ,por te njohin aq mire Ty sa qe edhe per
    nje qind vjet te tjera s’kane per ta dhene voten dhe kane
    aresye fundamentale per te mbajtur nje qendrim kunder
    kanditatures tende per ne politike duke u nisur nga librat
    tuaja, qe nuk perputhen me idealet e shqiptareve. Po
    shpjegohem : vepra jote letrare pershkohet nga fillimi
    deri ne fund nga nje fare mllefi fetar qe do te thote se pa-
    rimi yt okult eshte ai i Romakeve te lashte ” Divide et im-
    pera” qe e kane dashur dhe e duan edhe sot e kesaj dite
    te percare e sakatosur kombin shqiptar. Edhe Ti kesaj
    ” burie” i fryn ne romanet tuaja qe pak vlere artistike ka-
    ne . Nuk,po zgjatem tek vepra jote “artistike” por tek qen-
    drimi i shqiptareve ndaj teje. Edhe nje shembull: ” bazeni”
    c’pate me Sejdinin qe hodhe aq shume balte mbi te ? Ai
    ishte e keqja e madhe e Shqiperise ? Pse u leshuan si
    langoj horrat e Sali Berishes kunder nje djali te ri kavajas,
    vetem pse ishte nga Kavaja apo Elbasani ? Keta e pas-
    kan prishur Shqipetine ?! Turpi ju mbulofte ! Je Ti pike-
    risht qe ke stigmatizuar nje figure qe ka simpatine e nje
    pjese derrmuese te qytetareve te qarkut te tij. Pse i ke
    rene “buries” qe tash po i bie Lulush Basha duke u he-
    dhur kunder bashkiaut te Durresit,Elbasanit sepse ate
    te Kavajes tashme opozita e ka te sajen . Ti ,ashtu si
    dhe Ai qe tashme eshte president republike kete pune
    keni bere : keni ngrene buken e se majtes dhe duane ia
    keni bere te djathtes ! Jam i sigurte qe nje kocke ta he-
    dhur Lul Basha apo Kokemadhja dhe prandaj ke vendo-
    sur te dorehiqesh ! Shko atje, nje kocke do ta lepishe !
    KOHA DO TA TREGOJE , NESE GABOJ APO JO !!!

    Reply to this comment
  15. halleluja... January 21, 13:49

    Ne ate sistem Demokracie Hibrite ,
    ne dukje ,por qe ne fakt nuk ishte e tille ,
    por nji shperthim i lirise instiktit , ne nji shoqeri
    pa nji substance te formuar ,ku dominon mentaliteti te fortit ,pra kultura e te fortit jo Forca e Kultures ,
    e vene e gjitha nen Virblen e Ciklonit te politikave te kohes ,experimentimesh ,traumatizimesh ,brain washing,te cdo natyre ,
    qytetari shqiptare ishte i lire te gjente pozicionin e tij ,ne ate Stuhi Marrezie, midis te qenit servil ,su,lepires ,rropsi,kriminel ,peder, por asnjiher ,nji pozicion ,i te qenit “Njeri” .
    Nji pozicion i tille , nuk ishte i pranishem ne ate sistem De-Jure Demokratik por De-Fakto , traumatizues i shoqerise shqiptare ,shndrimi i qytetarit shqiptare ,ne nji injorant mesjetare ,duke ja mbushur te gjitha boshlliqet e kafkes se tij ,me produktet e marrezise njerezore .
    Asnji s’mundet ti shpetonte asaj marrezie as nji qytetare si BB

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*