Blushi ndahet nga PS: Po dal nga kazani i Rilindjes

September 30, 2016 09:21

Blushi ndahet nga PS: Po dal nga kazani i Rilindjes

Nga Ben Blushi

Nuk është çudi që të gjithë ata që votuan për të nxjerrë zgjedhjet jashtë Partisë Socialiste, votuan për të futur mbetjet në Shqipëri. Pak a shumë janë të njëjtit njerëz dhe kushdo që ka pritur që ata të sillen ndryshe ka menduar shumë mirë, për njerëz që prej kohësh bëjnë shumë keq.

Unë nuk kam më shpresë tek ata, qysh se vendosen të eliminojnë konkurrencën brenda Partisë Socialiste dhe ta zgjedhin kryetarin e tyre me referendum si të ishte një mbetje e diskutueshme dhe jo një njeri që duhet të diskutohet, para se të votohet.

Por meqë në Grupin socialist besoj se kam ende disa miq, sepse të tjerët Rilindja i ktheu në kauçuk armiqësor, dua t’u them diçka që ndoshta nuk e dinë sa duhet. E kam të pamundur të ndiej keqardhje për shumë njerëz aty dhe nuk besoj se edhe ata pak miq që më kanë mbetur, kanë nevojë për keqardhjen time, çka mund t’i vinte seriozisht në siklet, duke i lënë pa punë.

Sepse edhe me ndihmën time, disa prej tyre bëjnë prej kohësh një punë të merituar: janë bërë ndarës në burim të mbetjeve të Rilindjes. Unë i nxis ta ushtrojnë pasionin e tyre për mbetjet me qetësi, dashuri dhe përunjësi.

Ata ngrihen çdo ditë në mëngjes dhe ndajnë Delirin me Salirin, Salirin me Ilirin dhe Ilirin me Delirin, pastaj me radhë Fatmirin nga Bamirin, Shpëtimin nga Parimin, Liken nga Rimin, Hasanin nga Kazanin, Shukriun nga Sadriun, Markun nga Carkun, Vrasësin nga Marrësin, Kapësin nga Hapësin, Shalësin nga Shilarësin, Patokun nga Bosi, Koçon nga Patosi, Qimen nga Kosi, Qullin nga Klosi, Klosin nga Gjushi, Taon nga Askushi, Blerimen nga Dushi, Elisën nga Sushi, Doganën nga Kaushi, Ndezjen nga Prushi, Tatimen nga Pushi, Puplën nga Kaposhi, Fidelin nga Varoshi, Lezhën nga Ndoshi, Kavajën nga Roshi, Gramozin nga Qoshi dhe Edin nga Koshi.

Për këtë punë paguhen dhe nuk kanë pse qahen. Nëse kjo është punë, i justifikoj kur herë pas here më ndotin duke më dhënë dorën, sepse një nga detyrat që u ka caktuar Rilindja është që në kohën e lirë të ushtrohen në artin e mosmirënjohjes kolektive, për të cilin Rilindja është një shkollë e çmuar nate.

I thashë këto për të treguar se në kazanin e mbetjeve parlamentare në të vërtetë fshihet kalbja e demokracisë sonë të ndotur. Mjafton t’ju kujtoj se si u sollën në Parlament tri partitë kryesore me rastin e lejimit të importit të mbetjeve. Rilindja votoi pro pasi kishte votuar kundër të njëjtin ligj në vitin 2013.

Partia Demokratike votoi kundër pasi kishte votuar pro të njëjtin ligj në vitin 2011. LSI votoi pro importit pasi kishte votuar kundër importit në vitin 2013 dhe pro importit në vitin 2011.

Nisur nga ky shembull, atë që ne e quajmë parlament, çdo popull i botës do ta quante çmendinë të pakthyeshme. Ose të pariciklueshme për asnjë arsye.

Prandaj pyes:

A ka vend të botës ku këto parti mund të votohen ende?

Ku mund të ndodhë që për të njëjtën çështje të kesh tre qëndrime të ndryshme në tre vjet?

Çfarë partish janë këto, nëse akoma mund të quhen parti?

Mjafton të shohësh qëndrimin e PD për të kuptuar se ku ndryshon morali i ricikluar nga mbetjet e riciklueshme. Morali nuk është mall dhe nuk është send, sado plastik qoftë ai në politikë. Prandaj morali politik nuk mund të riciklohet kaq shpejt pa një proces teknologjik të vetëshpëlarjes së ndërgjegjes.

Partia Demokratike kishte një mundësi për ta rrëzuar importin e plehrave. Sepse për fat të mirë kishte një mundësi, që për fat të keq nuk ndodhi. Duke e konsideruar të pamundur që LSI të grindej me Rilindjen për mbetjet, sërish kishte një mundësi. Nëse PD do merrte pjesë e gjitha në votim, ligji i importit të mbetjeve do ishte rrëzuar.

Ky është ligji që ka marrë më pak vota në Kuvend që nga viti 2001. Mori vetëm 63 vota pro dhe 28 kundër. Nëse Partia Demokratike do kishte mobilizuar të gjitha votat kundër, ai do ishte rrëzuar, por sigurisht PD e tradhtoi ligjin për ta kaluar pa votat e veta, për herë të dytë.

Kjo është një teknikë e vjetër shqiptare: mos shko në votim, në mënyrë që ajo që do, por bën sikur nuk e do, të fitojë me votat e kundërshtarit, sepse edhe ai e do. Ja pse mbetjet e Qeverisë së kaluar që e miratuan këtë ligj në vitin 2011, nuk erdhën fare në votim. Ata donin që ligji të kalonte, siç kaloi.

Por Kazani i mbetjeve parlamentare është më i thellë dhe nuk mbaron këtu. Tani Rilindja dhe PD po sabotojnë edhe referendumin si të vetmen mundësi që ligji i mbetjeve të rrëzohet në popull.

E para, natyrisht do ta kundërshtojë referendumin duke u bërë partia e vetme në botë që zgjedh kryetarin me referendum dhe i mohon popullit të drejtën për të bërë referendum për ligjet. Kushdo që e neverit Rilindjen, siç është rasti im, nuk mund t’i uronte fat më të mirë.

Rilindja duhet të hyjë në histori si të gjithë ulokët ideologjikë përmes një kazani me rrota dhe jo me biçikletën e socializmit të ricikluar siç e quajnë me përkëdheli, të gjithë ata që punojnë natë e ditë për të ndarë në burim, Delirin me Salirin.

Por nëse Rilindja tund kanabisin si lulen e flirtit të saj me të ardhmen, ajo nuk mund të fajësohet plotësisht për dashurinë për mbetjet. Këtë sentiment e ka të huazuar, sepse Rilindja, në përgjithësi, nuk e njeh dashurinë.

Kur vjen puna te mbetjet, ajo ka marrë me qira qëndrimin e Partisë Demokratike, siç merren në një dasmë taksitë me qira. Në dasmën e mbetjeve, dhëndri është i PD, nusja është e Rilindjes, ndërsa paja është e industrisë së riciklimit.

Për ta mbyllur këtë kronikë, duhet të shtoj se dasma u bë në një kazan, kurse taksinë e pajtoi LSI. Por Rilindja nuk është vetëm në mbrojtjen e kauzës së kazanëve. Partia Demokratike po bën gjithçka për ta sabotuar referendumin për mbetjet. Natyrisht duke e mbështetur ajo e rrëzon referendumin.

Sikur të isha një riciklues, do ta paguaja PD që të mbante pikërisht qëndrimin që po mban. E vetmja mënyrë që referendumi të mos bëhet, apo nëse bëhet, të rrezikohet, është pjesëmarrja aktive dhe e frytshme e PD, çka po ndodh.

Nëse Partia Demokratike rreshtohet në këtë kauzë, sigurisht që njerëzit nuk do votojnë vetëm për plehrat, por edhe për partitë, çka në fakt është e njëjta gjë dhe PD e di që mund ta ndihmojë shumicën duke thirrur në kutitë e votimit, pakicën.

Kjo është mënyra më e poshtër për të sabotuar një kauzë dhe natyrisht Partia Demokratike nuk ka nevojë të mendohet për të nxjerrë qeset e përdorura të hileve nga kazani i vet i ndryshkur.

Ky pra është kazani i mbetjeve te tri partive të vjetra parlamentare.

Ato nuk kanë asnjë ndryshim, asnjë ditë, me përjashtim të ditës së zgjedhjeve, kur përpiqen të ndajnë mbetjet në mënyrë klasike: plastika më vete, druri më vete dhe letra më vete, dhe natyrisht të gjitha për vete.

Njëra merr plastikën e fjalës së lëvizshme të burrit, tjetra drurin e hurit të gurit dhe tjetra letrën higjienike që fshin gjurmët e mbështetjes pas murit. Ky është një kazan elektoral që unë e njoh shumë mirë.

Prej tij nuk do dalë kurrë më, asnjë gjë e pastër. Ai mund të riciklohet, por asnjëherë nuk do pastrohet.

Prandaj kam vendosur të dal përfundimisht që aty për të kuptuar atë që shumë njerëz e dinin para meje: në Shqipëri duhen pastruar partitë që të pastrohen kazanët. /Marrë nga Panorama

September 30, 2016 09:21
Komento

14 Komente

  1. spata September 30, 09:41

    Ik futu ne gropen e Pd sic beri dhe Kaci .Atje do te ndiheni me te kendshem.Mos e merni ne qafe Nanon ti lepihet Berishes.

    Reply to this comment
  2. korçari September 30, 09:46

    Dhe juve z.Blushi ne votuat pro ligjit te mbetjeve (si pjesetar i qeverise Nano) dhe sot merrni falamurin per te kundershtuar kete ligj ,pra dhe ju jeni i pabesueshem dhe i paqendrueshem njesoj si dhe per tre partite qe shkruan me siper .Juve mund te dilni nga kazani i PS-se por gjithesesi do te gjeni nje kazan tjeter me shpresen se ne kazanin e ri do te jeni siper dhe jo ne fund te kazanit ,ky eshte dhe qellimi dhe interesi juaj pra megjithate do te ngelesh KAZANXHI.

    Reply to this comment
  3. Shqipe September 30, 10:01

    Nje bajge me pak!
    Ore Blushi, kurre s’do te mesosh te ecesh vete. Tashme ligesia te ka dale ne fytyren, duke marre pamjen e nje gaforreje. O Toqe, Shihu nje here ne pasqyre qe ta kuptosh. Po ja kalon edhe Lubonjes ti shkrimtaruc (ndonse mendon se ja kalon edhe Kadarese) qe nuk arrin as te niveli medioker i gjyshit Shuteriqi(autori i “Çlirimtaret”) duke shkruajtur si nje politikan inatçi. Por me e keqja eshte se mundohesh te besh politike si nje shkrimtar i revoltuar dhe nuk arrin me shume se te cicerosh si ai zogu qe ngre koken nga bajga qe e ka mbuluar. Nuk je i zoti te besh asnje pune, per se mbari, por vetem koloqithje me rrigon.

    Reply to this comment
  4. Abdurahim Ashiku, gazetar September 30, 10:03

    BEN BLUSHI NË ATHINË ERDHI ME GOJË…PA VESHË.
    Në vend të një letre të hapur deputetit Ben Blushi…
    …I thashë se në hapësirën kohore nga 7 marsi i vitit 2001 (kohë kur ai ishte ministër) e deri sot asnjë pushtetar shqiptar (president, kryeministër, ministër, deputet, nëpunës i ministrisë së jashtme apo ministrisë së arsimit) nuk ka qenë i pranishëm në asnjë klasë të shkollimit shqip të fëmijëve në Greqi.
    …Prita që më 7 mars deputeti Ben Blushi të ngjitet në podiumin e Kuvendit dhe të flasë për rilindësit e rinj të gjuhës shqipe në Greqi, rilindës në një vend ku gjuha shqipe ka qenë në majën e thikës dhe mbi prushin e këndellur të qarqeve të njohura dashakeqëse të saj.

    Ben Blushi të dielën e fundit të shkurtit ishte në Athinë. Erdhi më se një orë me vonesë çka u dha një ngjyrë mavi fytyrave që e prisnin në një nga sallat e leksioneve të Akademisë së Greqisë. E justifikuar sepse nuk është i vetmi. Ka ndodhur edhe me Edi Ramën dhe me të tjerë që harrojnë orën në Tiranë, harrojnë që Greqia është një “orë përpara” (jo vetëm në kohë astronomike).
    Erdhi me “Kandidati-n” në diku te dhjetë duzina kopjesh që u shitën me “çmim Greqie”, pa faturë.
    Këto po i lë mënjanë. Gjë e zakonshme që nuk hyn në sy sepse “syri është mbushur plot”.
    Ben Blushi erdhi, siç tha, si autor i librit dhe deklaroi se nuk do të fliste për politikë megjithëse recitimet e disa pjesëmarrësve (ndonjëri i tha se je “Kadare i Dytë”) e sollën politikën në rrung e trung çka kronistët televizivë në lajme “flash” asaj do t’i mëshonin.
    Edhe këto po i lë anash…
    Atë që nuk mund ta lë dhe më shqetëson është se pushtetarët tanë, që nga rang presidenti, kryeministri, ministri e thjesht deputeti, tash një çerek shekulli vijnë në mërgatë vetëm me njërën zgavër të kokës, vetëm me gojë. Vetëm flasin. Nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk nuhasin. Flasin e flasin pa u lodhur. Premtojnë e premtojnë sa kapin qiellin. Kritikojnë e kritikojnë sa zhveshin edhe dushkun në zabel.
    Kjo do të ndodhte edhe me Ben Blushin. Ai do të fliste për Basenin, Kadim Sedinin e vdekur…heronj të romanit të tij që me ndonjë ndryshim vendi të germave janë… të gjallë.
    Folën edhe disa lexues. Nga ata që e kishin lexuar romanin dhe nga ata që sapo e kishin marrë në dorë dhe në hapësirën boshe të pritjes dhe të recitimeve kapën diçka.
    Folën edhe për problemet e mërgatës shqiptare, probleme që lidhen me kontributin maksimal financiar në adresë të vendlindjes (para disa vitesh flitej për rreth një miliard euro postime-remitanca) dhe për kontributin zero të shtetit shqiptar në vlerë të mbështetjes së emigrantëve për qendër kulturore në Athinë…për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve në Greqi e të tjera.
    Mu dha rasti që të flas edhe unë.
    Iu drejtova zotit Blushi si gazetar i “Koha jonë”, kohë kur firma e tij nga Tirana dhe imja nga Dibra, qëllonin të ishin në të njëjtën faqe.
    Iu drejtova si ish ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitet 2001-2002.
    Iu drejtova edhe si deputet i shumicës kuvendare të Shqipërisë.
    Nuk fola si bashkë gazetar për faktin se “Koha jonë” u dogj dhe zjarrvënësit vazhdojnë të djegin pa u shqetësuar.
    U ndala paksa gjatë me Ben Blushin, ministër i arsimit kohë që përkon me një ngjarje të madhe për mërgatën shqiptare në Greqi dhe për arsimin shqiptar në gjerësi.
    I thashë se pas një jave (atë ditë kalendari shënonte 28 shkurt) do të festohet 15 vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe në emigracion, Shkollës Shqipe të Selanikut, më 7 mars 2001, kohë kur ai ka qenë ministër.
    I thashë se në librin “Shkolla Shqipe e Selanikut” përshkruhen në gjinitë e ndryshme të publicistikës 21 mësues që në këto 15 vjet u kanë mësuar më se njëmijë fëmijëve të shkruajnë, lexojnë e këndojnë në gjuhën e bukur shqipe.
    E vazhdova gjeografinë e shkollimit shqip të fëmijëve që nga Kavalla e deri në Arta, që nga stereja e deri në ishujt e Egjeut, dokumentuar në librat “Rilindësit e kohës sonë” dhe “Shkolla shqiptare e Athinës”.
    I thashë se bashkërisht, në 1100 faqe janë përcjellë portretet e 67 mësuesve shoqëruar me 410 fotografi e dokumente të cilat flasin për një punë rilindëse (jo të asaj partiake) të një brezi mësuesish atdhetarë në Greqi që sakrifikojnë fundjavën për tu mësuar pa asnjë shpërblim fëmijëve gjuhën e Nënës Shqipëri.
    I thashë se në hapësirën kohore nga 7 marsi i vitit 2001 (kohë kur ai ishte ministër) e deri sot asnjë pushtetar shqiptar (president, kryeministër, ministër, deputet, nëpunës i ministrisë së jashtme apo ministrisë së arsimit) nuk ka qenë i pranishëm në asnjë klasë të shkollimit shqip të fëmijëve në Greqi.
    E ftova që atë ditë të shkonim në Shkollën Shqiptare të Athinës (ishte ditë mësimi), të shikonte klasat, të takonte nxënësit dhe prindërit për tu bërë i pari deputet i Kuvendit të Shqipërisë i fotografuar midis tyre.
    I dorëzova me përkushtim librat “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës” dhe “Shkolla shqipe e Selanikut”.
    I kërkova ndjesë se nuk më ndodhej me vete CD-ja me filmin dokumentar “Vera-mësuesja e dy ishujve” bashkautorësi me gazetarin televiziv Arian Melonashi, film i cili kishte në qendër të vet mësuesen Vera Shkurti e cila pasi mblodhi 72 fëmijë në ishullin e Tinosit kapërceu detin për më se një orë e gjysmë dhe bëri të njëjtën gjë në ishullin e Sirosit. U mësoi dhe u mëson fëmijëve si ta shkruajnë, lexojnë dhe këndojnë gjuhën shqipe.
    I thashë se këtyre mësueseve që Dritëro Agolli i ka quajtur “Rilindës të kohës sonë”, deri atë ditë nuk u është dhënë qoftë edhe një fletë nderi e thjeshtë le pastaj ndonjë dekoratë apo shpërblim monetar për punën e bërë. Mësuesit nuk janë edhe thjesht emra të përveçëm në amzën e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë.
    Duke ia dorëzuar ato i kërkova që si deputet, si ish ministër, të ngrihej më 7 mars 2016 në podiumin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të nenit 81 të Kushtetutës së Shqipërisë, në emër të mësuesve të hidhëte për diskutim një projekt ligj të përgatitur nga ne për mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, me këshillën që paraprakisht të shikonte ligjin e miratuar për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë nga Kuvendi i Kosovës dhe udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës….
    …Kur mora nënshkrimin për librin e tij “Kandidati” e pyeta në se dëshironte të shkonim në Shkollën Shqiptare të Athinës apo në se donte të takohej me disa mësues që atë ditë kishin ardhur në atë takim.
    Më tha se kishte axhendë tjetër…
    Dhe axhenda ishte një drekë para nisjes, çka më kujtoi një mesele të vjetër dibrane “Shkova, pashë, hëngra”…
    * * *
    Prita që më 7 mars deputeti Ben Blushi të ngjitet në podiumin e Kuvendit dhe të flasë për rilindësit e rinj të gjuhës shqipe në Greqi, rilindës në një vend ku gjuha shqipe ka qenë në majën e thikës dhe mbi prushin e këndellur të qarqeve të njohura dashakeqëse të saj.
    E kam parë gjithë këto ditë të dalë ekraneve të vegjël të të gjithë kanaleve televizivë kombëtarë e jo kombëtarë, faqeve të para të të gjitha gazetave dhe portaleve në kërkim të postit të kryetarit të Partisë Socialiste.
    Punë e tij…
    Mësova se Ben Blushi ka bërë një libër të ri…”Letër një socialisti”.
    Them se Ben Blushi kishte kohë të mjaftueshme (për 12 ditë ka bërë “Kandidati-n”) të bënte një libër me titull “Mësuesit e harruar të gjuhës shqipe në Greqi”.
    Në qoftë se i ka ngelë diçka në vesh nga ai takim më 28 shkurt 2016 në Athinë ka kohë ta bëjë. Ka hapësirë që me të në dorë të ngjitet në podiumin e Kuvendit dhe në karriget e mediave televizive të flasë. Pse jo edhe të bërtasë.
    Të bërtasë fort duke qenë i pari ligjvënës në Shqipëri që kur vjen midis mërgimtarëve, vjen jo vetëm me gojë por edhe me veshë, edhe me sy, edhe me kokë…
    Ben Blushi kërkon të bëhet kryetar i Partisë Socialiste. Kryetar pa votën shpirtërore të emigrantëve shqiptarë në mbarë botën është gjysmë kryetar, “gjysmagjel”.
    Abdurahim Ashiku
    Gazetar
    Athinë, 18 mars 2016

    Reply to this comment
    • Genti September 30, 12:10

      Vertet qe na ke prekur dhe vene ne mendime me kete koment qe ke bere Z. Abdurahim! Sa keqardhje ndjen njeriu kur identitetin e vet, megjithe perpjekjet maksimale, e marin neper kembe apo akoma me keq e injorojne, ate te cilet do te duhej ta mbronin me shume. Te zgjedhurit tane. Ju uroj jete te gjate, force dhe energji Ju dhe te gjithe mesuesve shqiptare ne Greqi ne punen tuaj atdhetare dhe fisnike. Vertet qe e meritoni te quheni “RILINDAS TE KOHES SONE!”

      Reply to this comment
    • piscinin September 30, 15:26

      I nderuar Abdurahim,

      E lexova (perpiva) shkrimin tend. Po te them vetem qe ne Shqiperi nuk ka ASNJE (zero, hic, nul) politikan atdhedashes dhe kombetarist. Per sa kohe do shitemi per dy leke te greku dhe serbi, ju shqiptaret e Greqisedo shtypeni derisa te beheni me greke se greket.

      Situaten e shoh te zeze, me vjen shume keq.

      Reply to this comment
      • Tofik Dardeshi September 30, 18:34

        Pershendetje z Abdurahim,shkrimi shume i qelluar,te lumte dora,eshte nje nga problemet me te mprehta qe kane emigrantet shqiptare per brezat e rinj ne menyre qe te mos harrojne gjuhen amtare( une do te quaja dhe marrveshje qe sjane bere ne drejtim te viteve te punes se emigranteve ne Gr dhe It ,mburren qe kane be me Mk)Per fat te keq shume po kerkojne te nderrojne kombesine dhe mire e kane e kam be edhe une,nuk ka njeriu as me te voglin besim te politikanet shqiptare(pa perjashtim) Qofsh mire bashke me familjen.Nga nje emigrant ME ORIGJINE SHQIPTARE tani italian,per me teper jam nga fshati begjunec i peshkopise.Me respekt Tofik Dardeshi

        Reply to this comment
  5. AS September 30, 10:15

    Ja ke fut kot o Beno. Koqe ke qene dhe koqe mbetet. Madheshtore tek njeriu eshte evolimi i mendimit, staticizmi eshte injoranci.
    Ti nga antar i vjeter i PS dole prej saj pasi ndrove mendje, shume mire. Po kete te drejte te ndryshimit te mendimit ndaj perpunimit te mbetjeve pse ja u mohon te tjereve.
    Duhet te kuptosh dhe gjithe soji yt prej injorantesh ekonomik o beno, se ne plan te pare eshte ekonomia dhe se cdo material qe ka vlere perdorimi dhe shitet ne treg eshte dobiprures.
    O beno mbylle ate goje se na merzite sa qe edhe shkrimin e sotem vetem 20% e lexova pasi eshte shume i varfer

    Reply to this comment
  6. paci September 30, 10:18

    Po te bente Rama sa pak minister do te jargiteshe mbas rilindjes e nuk do te binte nder mende te dilje kunder plehut o Blush .

    Reply to this comment
  7. udhetari i drejte September 30, 11:26

    Ne djall shkofshin te gjithe ata qe nderrojne ngjyrat, pavaresisht se kujt i perkasin. Te te rrojne syzet. Na jeni bere kapedane apo gjelosha te ketij vendi kur nuk jeni veçse disa individe qe keni kapur fort partite dhe shtetin e plehrave. Populli nuk duron te tilla qendrime, ai flet me votimet, pavaresisht se vidhen e blihen, perseri ajo qe fiton eshte merite e popullit, ndersa ata qe dalin nga penxheret per te shetitur ne” kopshtin e parajsave” te bera me vjedhjen e djerses se popullit, jane te padeshiruar, te pendershem dhe shperdorojne voten qe i ka dhene fakiri fukara, te cilin ju aq shume e “deshironi” duke i qare hallet nga salla e parlamentit. Tung. Udhetari i drejte

    Reply to this comment
  8. ben tirona1 September 30, 12:47

    Partite aktuale ne Shqiperi jane te vdekura.
    Te koruptuara,hajdute dhe te vdekura.
    Nje turme komentuesish teveqele,mesa duket te vdekur,sepse nuk shohin realitetin,vazhdojne tifozllikun idiot.
    Shpresoj se nje dite nje parti e re ,me njerez te rinj,te shkolluar dhe te pakapur,ndofta te shkolluar jashte ,do te mund te bejne dicka per kete vend te mjere,ku teveqelet tifoze te partive digjen ne zjarr per parime idiote mashtruese dhe ku deputetet sharlatane qeshin,gajasen gjer ne fund,kur shohin se akoma ne Shqiperi jetojne idiote dhe maskarenj njerez ,qe i mbrojne dhe japin jeten per ta.PD eshte e vdekur(pasi u kam ,duke vjedhur),LSI eshte e kamur,por duhet te vdese dhe PS eshte partia me agresive ne vjedhje,koncensionare dhe mashtruese,qe di te punoje me median dhe qe akoma xhiron tru injorantesh,qe besojne ne genjeshtra,ose e kane trurin te shplare.
    Nuk behet Shqiperia me keta njerez,gangstere,por eshte fatkeqesi,qe akoma ka injorant tifoze ,qe besojne ne mrekullira boshe.fatkeqesi,qe shqiptaret akoma nuk e kuptojne se vazhdojne te zgjedhin sharlatane te pavlere per ta dhe me vlere per pasurimin e tyre dhe familjes.Fatkeqesi!
    Nuk besoj se keta njerez do te ndryshojne,por eshte per te ardhur keq.
    Ne do te mbetemi perhere te fundit ne Evrope,sepse votojme si teveqele,servile dhe injorant.
    Nuk eshte Blushi e keqja,packa se edhe ai ka gjynahet e veta.Jemi ne,qe vazhdojme te mbajme ne kembe me votat tona njerez dhe parti sharlatane dhe hajdute,duke ia kallur vetes,ca here,nga interesi dhe shume here nga injoranca.

    Reply to this comment
  9. bobi September 30, 13:54

    hengre u pallove ne kazan te rilindjes 25 vjet tani futi nji shurre si te gjithe,.hajt me krahe te lehta dhe bythe te forta.

    Reply to this comment
  10. Adih September 30, 16:04

    Per ju komentues, qe i jeni versulur Ben Blushit .Akoma nuk u ngopet , me shkaterimin e natyres , me vjedhjen e pronave (PS ,LSI PD ka shkelur kushtetuten me dy kembe posacerisht per pronat ,deri me sot mbi 8000 te vrare e ja kane kaluar diktatorit enver), me korrupsionin,me shkaterimin e arsimit , ( do ta perdhosesh nje vend shkatero arsimin e kulturen), me shitjen e detit , me vjedhjen e nentokes nga banda politikane ,me paralizuar shkencetaret ,ku keto 24 vite mafjozet anti shqiptare i kane ambandonuar .Fatkeqesisht i jati i tyre shpirteror enver nuk i abandonoi ne kete fare feje, keta specialiste arkitekte ,fizikante e shkencetare. .E deri te vjedhja e votes suaj nga keta katovicare . Akoma nuk jeni ngopur nga PD ,nga LSI kanceroze Nga rilindja e PS .Nuk e keni kuptuar akoma kujt i kane sherbyer keto parti, A kane menduar ndonje here per popullin fukara . Nuk e keni kuptuar qe jane te njejte e pa program . Do donja nje nga ju komentyesit qe i versuleni Z Blushi tme jepni edhe nje shembull te vetem ndryshimi nga njera tjetra ne program . Jam i sigurt qe sdo gjeni as edhe nje ndryshim. …PS. Perjashtoj ne programin e ripjelljes pagesat me detyrim te energjise elektrike .Edver Rama ka mbi 3 vjet qe luan e sperdridhet duke na ofenduar e bere budallenj te gjitheve , FAIN e ka SALIU:.Kurse per plehrat jane te gjithe njelloj . Kam frike se kjo puna e plehrave e gatuar nga cunat e Ramiz Alise eshte shperqendrim e fitim, kohe per tju shmangur reformes ne drejtesi . Akoma nuk e keni kuptuar qe te tre keto parti , kurre nuk e kane dashur integrimin ne KE , e thjeshte, keta bandille , nuk e onepsin transparencen e EU , nuk e onepsin diktatin e zbatimin e ligjeve te KE .Keta vetem per ndarjen e monopoleve jane kundershtare seriozisht , me njeri tjetrin, e per te tjerat ,ju sqarova me lart ….. ……………..Qofshi ju .

    Reply to this comment
  11. fteri September 30, 17:42

    Një udhëtar i kërkon një fshatari kalin për të kaluar lumin dhe fshatari ja jepë ,pasi udhëtari horrë e i pa besë e kaloi lumin ,e braktisë kalin duke i thënë fshatarit të dhjefsha kalin !!!!.Këtë punë ka bë edhe B.Blushi me PS-ën,mosmirnjohës.
    …Kam një poezi për Ben Blushin !!
    -Për pesë lek shite PS-në mor qyqar !
    -Mjafton që të mbushëshn egon dhe thesin personal !
    ………-Krijove partinë tënde Benivockërr të qanë hallin !
    ………-Për karrike e ofiqe shite sot PS-në ?
    …-Nesër shetë krejtë shqipërinë pa merak ,
    … se tradhëtinë e korrupsionin e ke në gjak.
    ………-Je vegël e korrupsionit se luan topi .
    ………-në kurrizë të popullit rëndon partia jote !
    …-Prandaj Beno thirri qokës sa s’është vonë !
    …-Leri vicklat dhe kthehu me PS-në !!!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim