Blushi: Shumë duan të ikin nga Shqipëria, i lodhi bukrokracia

February 23, 2015 09:10

Blushi: Shumë duan të ikin nga Shqipëria, i lodhi bukrokracia

Ben Blushi vazhdon të jetë kritik me qeverinë.

Ai thotë në një shkrim të publikuar sot, se e vetmja aleate e kësaj qeverie, është burokracia.

Sipas Blushit, këto 18 muaj Shqipëria nuk është qeverisur, por administruar.

Unë nuk besoj se sot ka më pak shqiptarë që duan të ikin nga Shqipëria por fatkeqësisht ka më shumë, sepse gjatë vitit 2014, 46 mijë prej nesh janë larguar dhe kjo shifër përbën gati 1.7 për qind të një popullsie 2.8 milion banorë dhe gati 5 për qind të 1 milion shqiptarëve të aftë për punë nën 50 vjeç. Nuk mund të them se i largoi qeveria, por sigurisht i lodhi burokracia e cila nuk jep shpresë por shkakton vetëm pengesë për të patur më shumë shpresë.

Thënë këto nuk besoj se në 18 muaj pushtet ne jemi qeverisur megjithëse jemi administruar. Për të qenë më i drejtë mund të thosha se jemi administruar mirë dhe jemi qeverisur keq. Sepse inercia e sistemit dhe e qeverisjes së kaluar e ka shtyrë qeverinë të shërbejë si burokraci më shumë se si qeveri. Prandaj sa herë që gjërat shkojnë keq, arsyet gjenden në të shkuarën.

Kjo është pesha e inercisë. Për shkak të kësaj inercie që vazhdon, burokracia që qeveris ka sot më pak aleatë se ç’kishte qeveria që fitoi zgjedhjet dhe prandaj e ka të vështirë t’i përgjigjet pyetjes: Kush janë sot shtresat aleate të qeverisë, të cilat pas 18 muajve besojnë se jeta e tyre është përmirësuar për shkak të qeverisjes së mirë? Të varferit? Nuk besoj. Bujqit? Nuk besoj. Arsimtarët? Nuk besoj. Mjekët? Nuk besoj. Shtresa e mesme. Nuk besoj. Të pasurit. Nuk e di. Burokracia? Ajo është sigurisht aleatja e qeverisë. Në të vërtetë burokracia është vetë qeveria dhe kushdo që kërkon ndryshime në qeveri e ka gabim. Qeverija ka ndryshuar. Eshtë bërë burokraci”, shkruan Blushi.

February 23, 2015 09:10
Komento

7 Komente

  1. jani February 23, 09:15

    bejeni minister djalin e babs kico se nuk i del e keqja.

    Reply to this comment
  2. Cen Durimmadhi February 23, 10:00

    Nje e vertete e hidhur,mire qe kemi mes nesh te tille qe e thone te verteten ne sy.
    Nga e verteta veçse mund te ndreqesh.

    Reply to this comment
  3. metlaj February 23, 11:52

    komentet jane ngame te ndryshmet por shumica e komentatoreve kane mundesi qe te japin mendime per miresimin e gjendjes por shteti eshte ipameshirshem me ne dhe favorizues me bankat pse banka qendrore mer kredi nga qeveri fmn dhe bqe etjera me perqindje te larta kurse kursimet tona poi con ne 2 perqind kjo politik nuk eshte e drejte se shume refugjate duan te depozitojne dhe keto te perdoren per hapje vende pune jo me cikel te mbyllur por industri afat gjate perpunuese te produkteve shqipetare nje kohesisht nje pjese e femijeve tan mund te sherbejne si agjent tregetare per gjetjen e tregjeve te shitjes si dhe mund te sigurojne shitje te sigurte ne popullatat shqiptare kjo sidomos greqi dhe itali mjafte me burokracite shteterore opnenca e tipit blushi e shendosh qeveverin por sjelljet e rames e semurin keshtu megjithese e kam shprehur edhe here te tjera pa modernizuare partine s do te kete qeveri te hajrit ky sistem eshte shume hipokrit kush te doje le te jap opinionin etij thote persshkeputje pushtetesh por si mund te flasesh ku qeverin si ne program dhe individ e perpilon partia dhe aq me keq qe i jane lene ter kopetencat kryetarit

    Reply to this comment
  4. Socialisti bythpambuk February 23, 17:33

    Te lumte Ben Blushi .
    Ky vend nuk po qeveriset .Qeveria eshte nje grup miqsh dhe shokesh te KM . Aleatet e kesaj qeverie jane miqte e Edi Rames , bisnesmene dhe sipermares te dyshimte qe kane vene miliona ne kurriz te ketij populli , prandaj mos u mjaftoni vetem me kritika ne gazeta , por kerkoni largimin e Edi mashtruesit dhe hajdutit te Bashkise per 11 vjet . ne te kundert per 2 vjet kemi qeverine Sali krimineli + Ilir floriri .

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 24, 00:29

      I bashkohem zërit realist të ” Cendurimadhit”, “metlaj” dhe të “Socialisti bythëpambuk”! Më tej mund të them se Blushi bën një konstatim shumë inteligjent. Blushi është një politikan me “integritet” dhe nuk ju nënshtrohet pasioneve të rastit dhe as orekseve të kryetarit. Më mirë një Blush sesa një tufë jesmenësh që nuk dinë të thonë absolutisht një fjalë kundra kryetarit! Ç’i do të tillët? Kjo rracë nuk nxit debate në parti,nuk ndikon fare në zhvillimin e jetës së brendëshme të partisë! Një parti pa zjarrin e debatit brënda është e destinuar të vyshket e pastaj pas kësaj vjen rënia dhe kalbja! Edhe Blushi më i keq do t’i bënte mirë jo keq një partie. Sepse nuk e lë të vyshket! Nderime!

      Reply to this comment
      • elio February 24, 10:43

        Nuk e di perse e ke fjalen ti por, Blushi (ish ministri i pushtetit vendor tek qeveria Nano) eshte akuzuar se me gjithe fondet qe mori nuk arriti ne shume vjet te pajisje shqipetaret me karte identiteti, se leket “u zhduken” disa here…Nejse per ju njerzit e Berishes, integriteti ka kuptim tjeter…

        Reply to this comment
  5. Gimi February 24, 10:12

    Ti qe shan Ben Blushin… Patjeter qe je, dashnori apo dashnorja e kabinetit, patjeter qe je kushuriri apo kushurira e kabinetit, patjeter qe je sekseri apo sekserja e kabinetit.

    Ne lexuesit e dites jemi socialistet qe mbajtem peshen dhe plumbat e opzites me Saliun, ndersa komentues qevelepires merr gucimin te hedhesh balte kundrejt atyre, gjaku i te cileve po te bene ty me para.

    Si Spartak Poci, do te perfundoni te gjithe pas 2 vjetesh.

    Uragani i votave kunder do te jete qe ne 21 Qershor.

    E dhimshme por e vertet: Po silleni me Ne me keq se ceshte sjelle saliu per 8 vjet. Turp

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*