Ben Blushi: Strazimiri kreu vetëvrasje politike

March 30, 2016 11:02

Ben Blushi: Strazimiri kreu vetëvrasje politike

Deputeti Ben Blushi thotë se deputeti i PD-së Gent Strazimiri kreu një vetëvrasje politike me shkuarjen në protestë tek parku i Liqenit me armë në brez.

Në një prononcim për median pas komisionit të Jashtëm Ben Blushi e quajti degradim të politikës shqiptare faktin që në vend që të debatojë për situatën ekonomike dhe reformën në drejtësi po debaton për një park lojrash.

“Deputeti që ka shkuar me armë në protestë nuk ka vrarë vetëm protestën por kreu dhe vetëvrasjen politike dhe ligji duhet të veprojë në këtë rast. Është për të ardhur keq që debati politik degradon në një park lojrash. Kjo është ajo që them unë në vend të debatohet për reformën në drejtësi, ekonominë, uljen e borxhit publik, prej një muaji debatojnë për parkun e lojrave dhe ky është degradim i politikës në Shqipëri” deklaroi deputeti socialist.

March 30, 2016 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*