Ben Blushi zyrtarizon sot partinë e re

October 5, 2016 11:01

Ben Blushi zyrtarizon sot partinë e re

Ben Blushi do të zyrtarizojë sot partinë e re. Partia e re e të së majtës do të prezantohet te Muzeu Kombëtar në orën pesë pasdite.

Partia e re Blushit do të jetë tërësisht e majtë, ku në fokus do të jenë të varfrit dhe duhet të jenë ata në qendër të politikave qeveritare.

Në takim ku do të jetë edhe deputetja Mimoza Hafizi, Blushi do të prezantojë platformën e partisë, ndërsa do të kërkojë largimin e biznesmenëve dhe kriminelëve nga Parlamenti.

Blushi do u bëjë ftesë deputetëve si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, se kush kërkon të përfaqësojë të varfrit do të jenë të mirëpritur në partinë e re. Një ftesë do të jetë edhe për të gjithë socialistët e pakënaqur me “Rilindjen” dhe për ata socialistë që nuk ndihen të përfaqësuar më nga Partia Socialiste.

Ndërkohë që në zgjedhje e ardhshme nuk do të bëjë aleancë me asnjë parti.

Të premten që kaloi, Blushi deklaroi largimin nga Partia Socialiste përmes një letre, pas konflikteve që ka prej kohësh me Edi Ramën dhe Rilindjen.

October 5, 2016 11:01
Komento

1 Koment

  1. Ceta e Benit October 5, 20:34

    Agjensia “Gojet e Liga” njofton lexuesit e saj te shumte se shkrimtarit Blushi me ne fund i doli turpi dhe vendosi edhe ai, njelloj si shoket e tij te idealit, te themeloje ceten e tij private.

    Ceta e shokut Blushi krijohet ne nje moment teper kritik per koalicionin qeveritar te perbere nga ceta e piktor Rames dhe ceta e bujkrob Metes. Ndryshe nga karakteri i eger malokar i cetes se kamarier Bashes, ceta varfanjake e romancier Blushit do te kete karakter te bute langaraqesh.

    Burimi tjeter informativ ” Gojet e Perdala” pergenjeshtroi po sot informacionin e Gojeve te Liga” duke insistuar ne ate se ceta e shkrimtar Blushit nuk do jete aq langaraqe sa pretendohej, per shkak se ne kryesine e saj do kete jo vetem shkrimtare, por dhe “burrnesha nordike”, te shquara keto per cublliqet e tyre ne seancat parlamentare. Vec kesaj “Gojet e Perdala” nxorren dhe sekretin e emrit te cetes me te re te Republikes se Bananeve. Ajo do te quhet CBB

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*