Ben Duka: Rama bëri gafë me Lleshin, Meta nuk mund ta dekretonte

November 4, 2018 11:33

Ben Duka: Rama bëri gafë me Lleshin, Meta nuk mund ta dekretonte

Poeti i njohur Arben Duka tërheq sot vëmendjen në rubrikën e tij në DITA mbi një detaj pak të rrahur, por të rëndësishëm në debatin mbi mosdekretimin e kandidaturës së kryeministrit Rama për ministër të brendshëm nga ana e presidentit Meta.

Duka, i cili edhe vetë ka edukim ushtarak, thotë se një gjeneral nuk mund të jetë ministër i brendshëm.

Më poshtë, mendimi i Dukës, si shprehur si përherë në vargje:

Rama kur ka bërë kërkesën,
ka bërë një gabim fatal,
para emrit Sandër Lleshi,
ka vënë gradën gjeneral!

Dhe realisht Sandër Lleshi,
është gjeneral në pension,
angazhimet politike,
ka status që ja ndalon!

Mendoj se për procedurë,
për t’i dalë para skandalit,
duhet të kish një dekret,
për gradën e gjeneralit!

Duhej që t’i hiqej grada,
nga Iliri me dekret,
pastaj mund ta propozonte,
Rama për në Kabinet!

Ai që ka bërë shkresën,
është vërtet një karafil,
se një gjeneral ushtrie,
s’bën dot kontrollin civil!

Të njëjtën formulë kanë,
gjithë vendet demokratike,
kabinetet ministrore,
janë ultra politike!

Nëse ti ndryshon formulën,
e bërjes së qeverisë,
ke minuar krejt me dashje,
thelbin e demokracisë!

Unë i them gjërat açik,
s’dua njeri të më falë,
vetëm vendet komuniste,
kanë ministra gjeneralë!

Dhe në kohën e Enverit,
s’paska pasur shumë debilë,
se Ministria e Mbrojtjes,
kishte ministra civilë!

Lleshi do bëhet ministër,
dikush letrat do t’i ndreqi,
po Gjykata Kushtetuese,
për një minutë mund ta heqi!

Lleshi nesër mund të ketë,
dhe karrierë politike,
por sot për sot janë shkelur rëndë,
parimet demokratike!

Poezia e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

n.s. / dita

 

 

 

 

 

 

 

 

 

November 4, 2018 11:33
Komento

18 Komente

  1. Real November 4, 11:44

    Ja paska fut pak kot. Neni 19 i Statusit te Ushtarakut e sqaron fare mire se ndalesa e angazhimit ne politike eshte persa kohe ushtaraku eshte aktiv. Pastaj, ushtarak ka qene edhe edhe Jari dhe e keni pasur minister te Brendshem.

    Reply to this comment
  2. intelektuali November 4, 11:45

    EDVIN KAQOLI NUK PYET FARE PER DEKRETE
    PRESIDENTIN E ZGJEDH VETE PA MUHABETE
    PRANDAJ GJENERALET I EMERON SI POLICA
    MINISTRAT I KOLLOFIT SIKUR TE ISHIN PICA

    Reply to this comment
  3. A November 4, 12:15

    Akoma nuk u ngopet me maskaralliqet e EDI KRISTAQ ANETA RAMA.
    Pushteti dhe Qeveria nuk jane prone private personale.

    Reply to this comment
  4. ShkoDrani November 4, 12:25

    Ja ke fut kot, o Arben. Presidenti Trump emeroi Sekretarin e Brendshem te ShBA General John Kellyn, qe me pas e mori shef kabineti te Shtepise Bardhe.
    Iliri e ka hallin te garancite…

    Reply to this comment
  5. kasem gahinji November 4, 12:29

    nuk eshte e sakte,Z duka. statusi me lirimin nga detyra dhe nxjerrjen ne reserve nuk e pengon. eshte liruar nga ushtria per denim,si mase ndeshkimore me dekret te presidentit.te drejtat i fitoi me vendim gjukate, por nuk e riveshen pikerisht politikanit. me pas,si cdo qytetar eshte i lire te integrohet ne politike,ne veprimtari private,etj.ky qendrim i president floririt eshte hapur shperdorim i postit zyrtar.a mund te shpiegoje Z.ilir muti cdo te bisedonte ne takime sekrete me sander Lleshin?ta shpjegoje ai,jo te tjeret.

    Reply to this comment
  6. akrepi November 4, 12:55

    Ka qene gjeneral .dhe eshte gjeneral ka nje ndryshim te madh.Kur eshte Gjeneral ka ne komand ushtrin, kur ish general ,ka ne perdorim celsat e kashtes.

    Reply to this comment
  7. Arben November 4, 13:15

    Ne kemi lidr botror, ju merreni me vogelsira.

    Reply to this comment
  8. Komentuesi November 4, 14:27

    Nuk na the gje o Arben Duka!

    Reply to this comment
    • Arben November 4, 18:27

      Te tha shume.

      Nuk ka me besim te njeri edkokaina, kete e do per minister me cdo kusht, ngaqe e ka mbajtur afer si kone, vetem tek ky ka besim, nuk ka rendesi fare ligji.

      Reply to this comment
  9. te flasim si njerez November 4, 15:06

    Pse ti Arben e vendos kete pune? Qenke me i madh nga Iliri, jo ne moshe por ne karrike. Ja ke futur kot, por do lajthitesh dhe ti nje here se ke kohe pa lajthitur.

    Reply to this comment
  10. gushti November 4, 16:01

    Po Alfred Moisiu nuk ishte gjeneral ne lirim? Po keshtu edhe Jar Nishani? Jane dengla, pretekste qe i gjen Liroja me qellim qe te mbjelle pasiguri ne vend, ashtu siç e do Mona dhe Lulka. Gjenerali eshte i tille kur eshte efektiv ne ushtri, kurse ky ka gati dhjete vjet qe ndodhet ne lirim. Ç’jane keto mbroçkulla qe na tregon Arben Duka. Kete radhe e ke djallosur, Beno!

    Reply to this comment
  11. Dori November 4, 17:01

    Arben, kush flet shume gabon shume; terhiqe bejten!

    Reply to this comment
  12. kasem gahinji November 4, 17:46

    mos shkoni larg.keni rambo demirajn. para dy vitesh koloneli i korruptuar i ushtrise u be minister i brendeshem

    Reply to this comment
  13. Alban.ny November 4, 21:49

    Gjeneralit Matis, Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes, askush nuk ja ka hequr gradat, i dashur Arben.
    Edhe Gjerali Hajden ishte Shef i CIAs dhe thirrej e thirret Gjeneral.
    Jo mor Arben, lepuri fle tek llogarite politike te “kancerit” te politikes shqiptare, Ilir Metes. Iliri, me qe krijesa e tij, LSI po ngordh, dhe e ka kuptuar qe ajo qe ka be krevat dhe ne krye te LSI eshte nje cope idiote, po punon per levizjet e radhes. Mundesine ja dha Rama kur i tha “Eja te luajme shah.”

    Reply to this comment
  14. Araniti November 4, 21:57

    Beno , e ke dhi. Respekte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim